Ismail H. Xhaferri: Ngrihuni dëshmorë një çikë

666
Sigal

Ngrihuni dëshmorë një çikë,
Rrokni armët dilni malit!
Edi Rama nga stadiumi,
Ja hoqi emrin Qemalit.

 

Ngrihuni dëshmorë një çikë,
Hidhni supeve një pushkë!
Sepse juve dhe të vdekur,
Ju ka shpallur Edi luftë.

 

Ngrihuni dëshmorë një çikë,
Ngjeshni fishekët gjerdanit!
Po u ngrihen piedestale,
Bashkëpunëtorëve të gjermanit.

Ngrihuni dëshmorë një çikë,
Që kudo t’ja bëni bam!
Bashkëpunëtorët e nazizmit,
Edi Rama i ka xhan.

 

Ngrihuni dëshmorë një çikë,
Skuqni të keqen me bojë!
Edi Rama edhe emrin,
Ka shumë frikë t’ua zërë në gojë.

 

Ngrihuni dëshmorë një çikë,
Siç ngrihet hiri prej prrushit!
Të ktheni në monument,
Bustin – mal të Vojo Kushit.

Ngrihuni dëshmorë një çikë,
Ju kërkon Edi në ring!
Sepse tani erdhi ora,
Të kaloni në vetting.

 

Ngrihuni dëshmorë një çikë,
Se Edi është zemëruar,
Ngrihuni që t’i tregoni,
Vendet ku keni luftuar!

 

Ngrihuni dëshmorë një çikë
Këto punë janë me zarar!
Përmbi kolaboracionistë,
Bëtë gabim që hapët zjarr.

 

Ngrihuni dëshmorë një çikë,
Se boll ju kemi duruar!
Bashkëpunëtorët e nazizmit,
I keni persekutuar.

Ngrihuni dëshmorë një çikë,
Sepse ju na bëtë hatanë!
Përse dolët nëpër male
Pse qëlluat mbi gjermanë?!

 

Ngrihuni dëshmorë një çikë,
Koha sot nuk është si dje!
Ju goditët mbi gjermanin,
Ndaj s’na qasin në BE.

 

Ngrihuni dëshmorë një çikë,
Ju do Edi njëshkolonë,
Me shollët që hidh inglizi,
Juve bënit korupsion

 

Ngrihuni dëshmorë një çikë,
Dhe mos e bëni të gjatë!
Sheshin ku qëndroni shtrirë,
Mund ta kthejmë në pallatë.

Ngrihuni dëshmorë një çikë
S’ka ç’ju duhet istikami,
Dhe Borova u dogj vet
Kot thonë e dogji gjermani.

 

Ngrihuni dëshmorë një çikë,
Jo ngadalë, por turavrap
Asnjë fshat s‘dogji gjermani,
Binte zjarr, se ishte vapë.

Ngrihuni dëshmorë një çikë,
Qëndroni këtu me ne!
Të na jepni llogari
Pse dhatë jetën për atdhe?!

Ngrihuni deshmore nje cike
Vendosni kufine tek thana!
Ngrihuni qe te shikoni,
Se eshte çmendur Edi Rama!!