Gazeta Telegraf/
Ismail H Xhaferri:
I gjithë populli notar
Shqipëri, o vend i sertë!
Fle në tokë, gdhihesh mbi det.
Det Shkumbini edhe Vjosa,
Plot oborret tanë me rosa.
Si ky shi kurrë nuk është pare,
I gjithë populli notar.
Eh, ç’po na shikojnë sytë!
Notojnë delet edhe dhitë.
Notojnë kafshët me ngadalë
Kërkojnë shtigje për të dalë
Dhe notojnë ditë e natë
Dyshekët me gjithë krevat.
S’shkon dot nga dhoma në dhomë
Pa varkë në dispozicion.
Me këpucë e pa këpucë
Na mbeten burrat në Llucë
Kudo ujë e suferina
Na vijnë ngjalat në guzhinë.
Nuk është parë rrebesh si ky ,
Prandaj flini mbi çati.
Në çati të gjithë mbi vete
Ngajnë shtëpitë si tragete.
Gjer sa të mbarojë stuhia
Të mos zbrisni nga çatia.
Mos bëni qejfin qeder,
Rrini deri në pranverë.
Të zbrisni avash …avash
Sa të vijë koha për plazh.
Prisni sa të vijë Vera,
Çdo shtëpi me plazh tek dera.
Bëni plazh e bëni pallë,
Ju që do shpëtoni gjallë
Zbrisni nga majë e çatisë,
Kur fushata të ketë nisë.
Në fushatë do flitet prapë,
Si t’i bëjmë lumenjtë zap
Do të shahet diktatura
Që ndërtoi argjinatura.
Diktatura kriminele,
Mbushi fushat me kanale.
Por lumenjtë në diktaturë
Nuk kaluan kurrë mbi urë
Po tani ç’na shohin sytë?!
Ndërron lumi rrugë për ditë.
Njëzet vjet demokraci,
Vidh në shtet, shpjer në shtëpi.
Njëzet vjet e ca më shumë,
Janë hedhur lekët si lumë.
Për një lumë e për pak rërë
Mbi 10 tendera janë bërë,
Por në shi prap duhen varka
Vidh miliona, hidh qindarka.
Vidh inerte e çel shtigje,
Sa i lamë lumenjtë pa brigje.
Vidh për shefat, vidh për vete,
Sa i bëmë lumenjtë dete
Shqipëri, moj Shqipëri,
Venecia të ka zili!
Drejt Evropës që na prêt,
Do të shkojmë me traget….
Që ndërtojmë