Nata zbriti përsëri,
Kudo errësirë,
Arixhiu dhe arixhofka
Buzë lumit shtrirë.
Që të dy në heshtje zhytur,
Pa asnjë merak,
Tetë fëmijë të shtrirë pranë tyre,
I nënti në bark.
Fryn pak erë nëpër shelgjishte.
Tret mjegullën blu,
Dhe fustanin arixhofkës,
Ia ngre përmbi gju.
Përmbi kaltërsinë e lumit,
Nata yjet zbriti,
Arixhofka pëshpërit,
“Ramo, Ramo shpirti!”
Lumi ecën dalëngadalë,
Nata uli perdet,
Dhe mendimi arixhinjve,
Nëpër lumë u endet.
Nëpër lumë ku thurin shelgje,
Ku jeta rrjedh qetë,
Dhe ku trungun e një shelgu,
Kanë për tualet.
Shtrirë e përqafuar bashkë,
Nuk u plas prej botës,
Këmbët pleksur midis tyre
Si thuprat e shportës.