Hyskë BOROBOJKA/ Ujku në gjyq

482
Sigal

Përrallë me qyfyre nga regjimi qyfyr

Ishte mos na ishte. Na ishte një ujk murrak, që e thirrën të pandehur në seancë gjyqësore me dyer të hapura.

-I pandehur!-iu drejtua gjykatësi.-Akuzoheni se në vendin e quajtur “Shkëmbi i Keq, fshehur nga syri i barinjve dhe nuhatja e qenve, keni hyrë në vathën e dhenve dhe keni rrëmbyer milorin më të majmë, ballin e kopesë. E pranoni akuzën?

Më mirë të të dalë syri se nami!- u përgjigj ujku.

Trupi gjykues, kur dëgjoi këtë përgjigje e këshilloi të pandehurin të mos hidhej degë më degë, se atë që ka ngrënë goja e tradhton boja. Do të ishte në favorin e tij të mos e rëndonte më tepër fajin, por të pendohej e të tregonte të vërtetën dhe vetëm të vërtetën.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf 

-Nuk them se nuk kam ngrënë mish bagëtish, se  më bëhet haram e më zë sytë, por akuza që më bëhet është e pabazuar.