Hyskë Borobojka/ Ruajna o Zot, nga makinat e shtetërore dhe të politikanëve të lartë

463
Sigal

Sipas rrëfimit të një kontrollori rrugor

 Si kishte shërbyer për një kohë të gjatë në Ministrinë e Brendshme, në efektivin e policisë, Buli Lulin, e qarkulluan në sektorin e kontrollit rrugor të po atij dikasteri. Mori në dorëzim detyrën e re dhe porositën t’i bënte zap e t’i vinte në binarë makinat e shumta e të shumëllojshme, që ecin si të tërbuara vërdallë rrugëve e rrugicave të kryeqytetit, që të shtypin e s’të paguajnë. Madje, i dhanë porosi të veçantë, mos pyeste fare po t’i ndëshkonte rëndë më gjoba të majme, me faj e pafaj, të njomë e të thatë, që të mbushej arka e zbrazur. Buli hoqi uniformën e vjetër të policisë, veshi xhamadanin e verdhë me vija-vija gri, vari në qafë radion transmetuese e bilbilin dhe mori në dorë lopaktkën, si raketë pingpongu me shenjën “Stop” dhe të gjithë mjetet e tjera të domosdoshme për ta kryer punën e re me nder e dinjitet. Sa për zotësi e meritokraci, Buli Luli, shok veten kishte. E ndante, jo vetëm “shapin nga sheqeri”, por edhe qimen më katërsh. 

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf