Hyskë BOROBOJKA/ Premtoni dhe harroni, se u mbron lalagjoni

595
Sigal

Sapo hap siparin “Tempulli i Ligjeve”, deputetët e pozitës, njëri pas tjetrit zënë vendet e tyre të caktuara, me kartonët e votimit, celularët dhe me dosjet apo çantat, ku kanë vendosur projektligjet, që do të miratohen si dhe diskutimet e referatet që do të mbajnë në foltoren e Kuvendit. Ndërsa krahu i deputeteve të opozitës, ka mbetur bosh që atë ditë kur në mjediset e Parlamentit u zhvillua beteja e gladiatorëve. Në rreshtin poshtë “Babait të Kuvendit” apo drejtuesit të seancës, që drejtojnë punimet, zë vend rreshti i gjatë i anëtarëve të qeverisë, me në krye kryeministrin dhe zëvendësin e tij. Ata që marrin më dendur fjalën në foltoren e Kuvendit janë anëtarët e qeverisë, duke demonstruar arritje e sukseset e tyre, aq sa nuk i ndal dot as zilja shamatore e Parlamentit, duke i njoftuar disa herë se koha e caktuar për të folur ka mbaruar. Por ata ose i kanë veshët të rënë ose s’duan të dëgjojnë, por vazhdojnë me gojë e me duar, punën “shembullore” në të gjithë sektorët e dikastereve që drejtojnë, apo për të treguar gropat e mëdha në ekonominë e vendit, që kanë hapur e kanë lënë si varr të zbuluar paraardhësit e tyre dhe ata po mundohen me mish e me shpirt t’i mbushin.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf