Hyskë BOROBOJKA/ Në parajsë apo në ferr

553
Sigal

Më në fund dhe miku im, Dush Dudushi, u nda nga kjo botë dhe mori rrugën për në botën tjetër. Përpara i dalin dy porta të mëdha, që në ballë mbajnë nga një tabela me shkronja të arta: “Parajsa” dhe “Ferri”. Përpara tyre qëndronte një plak me mjekër të bardhë e me një çelës të madh në dorë. Ishte Shën Pjetri, i ngarkuar nga Zoti i madh dhe i plotfuqishëm për ruajtjen dhe administrimin e tyre.

       -Erdhe mirëserdhe! Mos ke qenë deputet e ke ardhur ta kthesh “Parajsën” e “Ferrin” në komedi, estradë, “Portokalli” e “Alpazar” siç bëni shpesh në Parlament?! Apo ke qenë qeveritar e kërkon të na sjellësh këtu korrupsionin e drogën?!- e pyeti plaku me mjekër të bardhë.

       -Nuk kam qenë as deputet e as qeveritar i lartë, por një punëtor i thjeshtë- iu përgjigj Dushi.

– Shumë mirë, prandaj zgjidh e merr, në cilën portë dëshiron të futesh?

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf