Hyskë Borobojka/ Kunupi numër 193

507
Sigal

Letër e Hyskë Borobojkës dërguar mikut të tij Bamkë Çomaga në mesin e muajit maj

       I shumënderuari miku im i vjetër! I lutem ditë e natë, natyrës dhe Zotit, si ti ashtu edhe e shumënderuara Lulushe, që e respektoj dhe e sajdis së tepërmi të gëzoni shëndet të lulëzuar, mbasi mbarëvajtja e shëndetit dikur ka qenë “porosi nga lart”, kurse tani, i shumëdashuri Bamkë, është porosi edhe nga poshtë.

       Mbase e kujtoni kur dyzet vjet më parë, kur shefi im më vari në qafë detyrën të gjeja domosdo një malarik në vendin tonë, ose në mungesë të tij të sillja me domosdo një mushkonjë, nga ato që kur të pickojnë, mbjellin te njeriu malarien e ethet. Ti dhe e nderuara Lulushe, më këshilluat sa u lodhet, të mos i hyja detit në këmbë në këtë fushë të sikletshme, sepse që kur u thanë kënetat e gjolet, na la shëndenë e shkoi në atë botë edhe malaria. Por unë, si kokë mushkë që jam, s’u dëgjova.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf