Hyskë BOROBOJKA/ HAPE NDUE!/…Kush bën, e kush e pëson

470
Sigal

       Zyko Zagori, atë mëngjes sa doli nga dera e shtëpisë, nxori celularin nga brezi, si koburen nga këllëfi dhe, si shkeli me gishtin tregues disa numra të tij, pyeti:

       -Ku do takohemi, i dashur?

       -Ti e di vendin! “Te puna!” – iu përgjigj tjetri.

       Por Zyko Zagori, njeriu më me peshë, jo vetëm nga japija, por edhe nga rëndësia në bashkinë e qytetit, në vend të merrte rrugën e zyrës së tij, u çapit për atje ku e ftoi shoku i tij, “Te puna”. Dhe ky emër i përbërë nga gjashtë germa, ishte një “zyrë” e madhe, e gjatë dhe e gjerë, më derë të hapur e me banak  të veshur me dru të gdhendur arre, me katër dritare të mëdha të mbuluara me tyl të hollë e damask të trashë për të bërë hije.. Të dy miqtë, zunë bashin e tavolinave dhe s’vonuan të bënin e të prisnin porositë. Pas tyre filluan ta sajdisin klubin edhe disa punonjës të tjerë të bashkisë.

për më tepër lexoni gazetënTelegraf