Haberet e Mitros/ Seksi dhe kandari!

875
Sigal

Dy javë më parë, më ftoi Rudina Magjistari. Zura vend mes Silvanës dhe Iris Hajdia. Njëra biondinë. Tjetra ezmerkë. Tema e bisedës: Martesat me diferencë moshe.

-Me Eezmerkën kam diferencë dy pesëvjeçarë,- thashë unë. Pse? Së pari, kur e pikasa Ezmerkën, isha beqar i lashtë. Rreth 33 vjeç. Isha bërë problem në familje. Në lagje. Në atë mot punoja në gazetën “Zëri i popullit”. Më thotë një ditë shefi, që ishte edhe sekretari i organizatës së Partisë:
-Shoku Mitro! Bëmë mbledhje për beqarinë tënde. Njeri tha: Pse nuk çiftoset shoku Mitro? Mos i pëlqen teoria e Mao Ce Dunët për të shëtitur lule më lule? Një tjetër shtoi: I ngre apo nuk i ngre kandari?!
Së dyti. Problem i natyrës. Vajzat piqen nga ana seksuale shumë shpejt. 15-16 vjeçare. Djemtë piqen më vonë. Por, natyra, atë që ta jep në një krah ta merr në krahun tjetër. Gratë nga mosha 45 vjeçare humbin aftësitë për të riprodhuar. Kandari i burrit nuk ka kufi. Tre vite më parë, bëri bujë në shtyp historia e një plaku: 76 vjeç kishte lënë me barrë një 17 vjeçare.
-Unë,- tha ezmerka,- e kam burrin 34 vjeç më të madh. Me dashuri e mora. Me dashuri bëra një djalë. Kam 10 vjet që jetoj e lumtur. Unë jam 30 vjeçe. Ai ka 64 pranvera.
-Gjë e bukur! Po kandarit?!- thashë unë.
-Demi im, është hamshor. Bëjmë 4 herë në natë seks.
– Urime! Rasti yt është për Gines. Kandari im që ka 66 pranvera, një herë në javë mund të bëjë zarare. Por kur të bëhesh 50 vjeç, Demi do jetë 84. Edhe viagrat e zbuluara nga Murati nuk mund të shërbejnë si graso për kandarin burrit! Dy ditë pas emisionit, më kapi në rrugë një burrë me republikë. Më thotë: “Të pashë tek Rudina. Të të tregoj një barcaletë? Para ruletit dy burra. Mbajnë fishat e fundit në dorë. Dilemë. Cilin numër të zgjedhin? I pari pyeti: “Sa here në javë bën seks me gruan?”… Katër herë… “Unë një më pak.” Pasi i mblodhën numrat, vendosën 7-ën…. Zari qëndroi tek zeroja… “Do kishim fituar, po të mos kishim gënjyer! Kështu është edhe meseleja e Demit me katër të shtëna në natë dhe jotja me një krismë në javë? Gënjeni por mos kaloni masën. Më dha dorën. I dhashë të drejtë për pjesën time. Për Demin nuk tërhiqem.