-Edhe pak humor duhet-
Tani që ka rënë qetësia, ata vijnë përsëri. Te teli i rrobave, në parvaz, apo edhe në tavolinën e bukës, kur nuk është Monda. Po pra, brenda në kuzhinë, vijnë këto krijesa të paqes. Me të cilët, o do marr çmimin “Nobel”, ose, meqenëse e di që nuk ma japin, do t’i ha. Mish pëllumbi…Nejse. Të hapen perdet.
Këta të uruar vinin në oborr. Ashtu qetë- qetë. Vinte Nekia, me një bukë 500-çe (të vjetër). -Tik,tik, tik…dhe u thërrmonte bukën. Nuk kalonte as 30 sekonda, kur ja behte Selvija.
-Moj zonjë, pëllumbat nuk e kanë me “tik-tik-tik”. Po, andej nga vjen ti, s’ke si ta dish.
-Më marrsh të keqen. Dhe largohu. Sot e kam radhën unë. E ke parë grafikun?
-Shiko, nesër më shtrohet vajza në spital. Ti e di, që e kam si pëllumbeshë, iu bëfsha…
-E ke, moj, e ke, po hajde të hedh edhe unë, se djali më mbaron për Master dhe, ku do punojë pastaj. Dhe…
-Tik-tik-tik.
Dhe:
-Guu-guu-guu- tjetra.