Ergys Alushi / Jozi është… të kujtohet… kur tha atë punën e “leshit”……

489
Sigal

Monica të keqen…

Po, po…

mirë e dëgjove…

nuk të bënë veshët…

e tha…

përse habitesh…

përsëri ajo…

Jozi…

“bastard”…

po, po…

i tha “o bastard”…

kryeministrit te shqiptareve…

e panë dhe e dëgjuan të gjithë shqiptarët…

edhe vajza ime bëri habi…

“babi, po edhe femrat thonë fjalë të tilla”…

kur i thashë se është sharje…

Lëre, lëre…

Hall i madh a të keqen…

nuk është për tu habitur…

Jozi është…

të kujtohet…

kur tha atë punën e “leshit”…

por kur tha atë punën e “zheles”…

po atë “plumbin ballit”…

a të kujtohet…

të gjitha i ka thënë Jozi…

ka edhe gra të tjera në Kuvend…

por Jozi bën dallim për fjalorin…

Monica të keqen…

Mos u habit a të keqen…

Jozi është…

një imazh i keq i shqiptares politikane…

një grua-burrë e parlamentit…

nuk i falet…

sepse dhe Jozi nuk kërkon falje…

sepse as ajo dhe as “Jozët” e tjerë të politikës nuk u ka hyrë gjemb në këmbë…

bastardët…