Epopeja e kusarëve (Në variant të ri)

576
Sigal

Shqipëria ime,

Shqiponjë e plagosur,

Vidh e vidh të gjithë,

Po ti s’ke të sosur!

 

Qe si qe Enveri,

Depot i la plot,

Po këtu kusarët,

U dolën për zot!

 

Tanke–aeroplanë,

Topa pa hesap,

Këtu maskarenjtë,

I shitën për skrap!

 

Qe s’i qe Enveri,

Depot i la plotë,

Njëzet vjet kusarët,

S’i mbarojnë dot!

 

Ç’monto e ç’monto,

Që u hënkshim drekën,

Po s’mbarohen kurrë,

Predhat dhe fishekët!

 

Predhat dhe fishekët,

Që la Komisari,

U bënë për kusarët,

Një minierë ari!

 

Një minierë ari,

Dollarët burojnë,

Pako gjë e shesin,

Më shumë trafikojnë!

 

Po dikur u blenë,

Armët me flori,

Kam paguar unë,

Ke paguar ti!

 

Me djersë e me gjak,

Ato u paguan,

Në xhepa të ndyra,

Tani përfunduan!

 

Pra nuk kemi qenë,

Dhe aq fukarenj,

Po këta na dinë,

Ne për budallenj!

 

Këta myteberë,

Na mbetën në derë,

Sot nuk blejnë dot,

Dy helikopterë!