Epopeja e Kusarëve

531
Sigal

(pjesa e nëntë)

Sot kush rron me nder,
Quhet njeri koti,
Kush vjedh edhe merr,
Quhet burrë i zoti!

Kur merr emërimin,
Pyet çdo “zotni”,
Çfarë ka për të vjedhur,
Ai vend tani!?

Nuk pyet për punën,
Se si do të jetë,
Po pyet për plaçkën,
Vjedhje dhe trofetë!

Tani s’ka dyshim,
Çdo zyrë qeverie,
Është e mbushur plot,
Piratë Somalie!

Kjo specie është zhdukur,
Me kohë nga historia,
Piratë kemi vetëm,
Ne dhe Somalia!

Në “detin” shqiptar,
I ndihmoi fati,
Natyrisht Saliu,
Është kryepirati!

Është kryepirati,
Ankthi i njeriut,
Shtetin e mendon,
Si Shpellë e Aliut!

Shpellë e Ali Babës,
Mbushur me florinj,
Janë vjedhur të gjithë,
Të bardhë e të zinj!

Të hollë e të gjatë,
Çdo grua e burrë,
Dora e kusarit,
Nuk bën dallim kurrë!

Ka dhe shumë që vjedhin,
Për bukën e gojës,
Po ata këtu,
S’janë pjesë e lojës!

Vjedhin të mëdhenjtë,
Ndaj këtu ra zilja,
Lojën më të fortë,
E bën qeveria!