Edi Rama nuk vë kushte!

627
Sigal

Opozita nuk vë kushte,

Se e shqep shteti me grushte,

Ashtu siç e ka zakon,

E ul kokën dhe voton!

Bën nga pakëz rezistencë,

Ashtu si për ekzistencë,

Pastaj si për dreq harrojnë,

Ç’do shteti gjithmonë votojnë!

Ca kushte do vinte Rama,

Po tash fjalëve u ra flama,

S’ka ndryshime kushtetuese,

Opozita u bë nuse!

S’e kupton sa pikë humb,

Kur asgjë nuk çon në fund,

Duhet të jesh një çikë burrë,

Shtetit mos i bëhesh urë!

Se ky ligj o biri im,

Nuk është kusht për integrim,

E tha Panariti vetë,

Ndaj dhe është e vërtetë!

Mos voto pa të votuar,

Ato që ke propozuar,

Nuk mund të mbahesh dot rëndë,

Kur gjithmonë shkelesh me këmbë!

Ato kushte që ti vure,

T’i quajtën paçavure,

Një Patoz një bythe pambuk,

Ju trajton si eunukë!

Vjet ishte puna për dreq,

Dhe sivjet keq e më keq,

Po asocimi do ndodhi,

Se kjo punë të gjithë i lodhi!