Arben Duka: Sistemi i padrejtësive

846
Sigal

1.

Nuk na sjellin dot të mirën,

as Krisht e as Muhamet,

kur jetojmë në errësirën,

që kemi krijuar vet!

2.

Askush s’na ndryshon dot jetën,

po nuk e ndryshuam vetë,

po nuk braktisëm kënetën,

që kemi krijuar vetë!

3.

Do shkojë thika gjer në eshtër,

do mbytet peshku në det,

po besuam çdo gënjeshtër,

që na thotë ky palo shtet!

4.

Do na kthejë krahët zoti,

do na lërë përfundimisht ,

kur dëgjojmë një farë idioti,

si të ishte zoti Krisht!

5.

Ne presim nga të mëdhenjtë ,

që të bëjnë drejtësinë,

mallkuar qofshin maskarenjtë ,

që pazar e bënë lirinë!

6.

Të vegjël e të mëdhenj,

të tillë emra popujt s’kanë,

ata vetëm mund të jenë,

o të shtypur o sovrane!

7.

Dhe pa njohur historinë,

s’do shumë mëndje për ta ditur,

një popull pa drejtësinë ,

është një popull krejt i shtypur!

8.

Kur e drejta s’mbretëron,

kapen në çark dhe luanët,

e pa drejta ngre në fron,

matrapazët dhe tiranët!

9.

Kur shikoj terrin e natës,

s’mund të hesht si një murg,

së pari njëqind gjykatës ,

do karfosja në një burg!

10.

Ata janë padrejtësia ,

që kaq shtrenjtë kemi paguar,

të shpëtojë Shqipëria ,

nga ata duhet filluar!

11.

Këta njerëz krejt pa zemër,

s’njohin zot e perëndi,

ndaj sistemi ka një emër,

dhe quhet PADREJTËSI!

12.

Në një vend ku ligji shkelet,

nga ata që do ta mbrojnë ,

njerzit theren porsi delet,

dhe si minj gjirizi rrojnë!

( Telegraf.al  2011 )