Arben DUKA /Formula e shpëtimit të Atdheut

484
Sigal

PJESA E TRETË

Për të dalë nga kjo gropë,

t’i ikim nga ky mallkim,

le të më thonë ç’të duan,

do ta bëj një propozim!

Pse mos bëhet dhe këtu,

siç u bë në Gjermani,

më të mirët e partive,

të krijojnë një qeveri!

Më të mirët e çdo poli,

të jenë tok në qeveri,

atëherë mund të bjerë në paqe,

nëna jonë Shqipëri!

Atëherë mund të bëjë përpara,

nëna jonë Shqipëri,

gjithë ata që janë provuar,

të mos jenë përsëri!

Gjithë ata që janë provuar,

mos provohen përsëri,

mos ketë Ceka e Xhuvel,

Ilir Metë edhe Sali!

S’do të ketë flamur partish,

do bëhen punët tamam,

domosdo që s’do të ketë,

Fatos Nano e Islam!

Të jenë veç idealistët,

që sahat u punon koka,

s’mund të jenë në atë listë,

as Idrizi e as Ndoka!

Pluralizmin nuk e prishim,

se s’u prish në një Gjermani,

s’mund të ketë shumë opozitë,

për këta njerëz të ri!

Opozitë le të ketë,

po mos fryjë si veriu,

këtë rol e zgjodhën vetë,

Bamiri dhe Kuq e Ziu!

Kjo lloj qeverie,

do ketë vetëm ecje,

s’ka kush provokon,

ngërçe edhe ngecje!

Se ajo do jetë,

njëlloj për të tërë,

dhe do ta ketë bazën,

shumë e shumë të gjerë!

Mandati i saj,

s’është pa kufizim,

po duhet pa tjetër,

gjer në integrim!

Gjer në Integrim,

dhe dy vjet më prapa,

do ecim përpara,

me vrap-jo me hapa!

Është dëshira ime,

po unë s’flas nga maja,

ndryshe nuk mbaron,

sherri-shamataja!

Ndryshe s’mbyllet kurrë,

sherri i dynjasë,

që për herë të pestë,

mos ngelim në klasë!

Firmën po e vë,

po nuk kam një vulë,

kjo është për Atdheun,

e vetmja formulë!

E vetmja formulë,

e tani s’ka tjetër,

po s’do ta pranojë,

gjithë garda e vjetër!