Aldo Bushi: Do ngrihen maternitete, në fshatra, e në qytete…

663
Sigal

Varda po ngrihen “Mullarët”

Nga të zeztë e nga të bardhët,

Në sportele, po zënë radhët,

400 mijë nga të parët!

 

800 mijë, “Mullar’ i dytë,

“Rilindja” u zëntë sytë!,

Ia kishin marrë këto ditë,

Çobanët, me dhentë e dhitë!

 

Mbi 1 milion, “Mullar’i” tretë,

Fat i madh për këtë milet,

Lum si ne për këtë shtet,

S’ka vend, në maternitet!

 

Do ngrihen maternitete,

Në fshatra e në qytete,

Barset po flasin me vete,

“Do presin fustan me xhepe!”

 

Dhe Qebiri mprehu “hanxharin”,

E kullandrisi të parin,

Pret çdo ditë të shohë mullarin,

Shiti lopën dhe gomarin!

 

E tha vetë Rama me gojë,

Asnjë të mos hezitojë,

Kush do punë, të punojë

“Rilindja” për ju mendoi”!