Xhoi Jakaj: Mitmarrja shpërfytyron në mënyrën më të keqe të mundshme figurën e mësuesit dhe të pedagogut

809
Sigal

Personazh/ Flet pedagogia, botuese dhe bashkautorë e disa shkrimeve dhe librave akademikë. Dr.  Xhoi Jakaj

Shqipëria midis varfërisë, globalizimit dhe bioteknologjisë

Ne midis tundimit për t’i arsimuar të gjithë, por nga institucione arsimore pa banka, dyer dhe dritare, shkolla që pikojnë sapo bie shi në natyrë deri tek institucione shumë të zhvilluara me të gjithë parametrat bashkëkohorë. Nga fëmijë që vuajnë për bukën e gojës deri tek fëmijë me Aipadin dhe Aifonin e fundit në duar. Nga shoqëri të ndërtuara rishtas duke ecur orë të tëra me këmbë zbathur për të marrë disa dije dhe për të mësuar qofte edhe shkronjat e abetares deri tek fëmijët e tjerë që shoqërohen për në shkollë me makinat e tipit të fundit. Nga koha, kur mungonte tërësisht informacioni në ditët kur ky informacion fare mirë mund të këmbehet me një analog të nxënësit apo studentit nga Amerika, Kanadaja, Australia, Europa në një kohë rekord për shkak të zhvillimit të internetit dhe teknologjisë kompjuterike. A jemi ne të aftë si shoqëri të ndërtojmë modelin e duhur për të rritur dhe edukuar breza të vlefshëm për shoqërinë. (Opinion i Pedagoges znj. Zoje Jakaj (Xhoi).

Problemet e arsimit janë shumë evidente që nga mungesa e teksteve, ndryshimi i vazhdueshëm i literaturave shkollore, gabimet e mëdha në drejtshkrim etj., pse vijnë këto probleme?

Arsimi shqiptar po kalon krizën tjetër të radhës, e cila është e madhe këtë herë në këndvështrimin tim, pasi ikën një pushtet dhe vjen një tjetër dhe ndryshimet e befta me sfond politik pa pasur një strategji të saktë, afatgjata, gjithëpërfshirëse me korrotacion pozitiv për të përmirësuar cilësinë dhe jo për të rrëzuar një bastion e për të mbështetur një bastion tjetër sjell pështjellim të jashtëzakonshëm dhe aspak përmirësim siç po trumbetohet çdo ditë, nuk mund të ketë një sistem të saktë vlerash në arsimin shqiptar nëse nuk janë në unison deri diku gjithë grupet e interesit, nëse nuk vendosen rregulla te çarta e të prera në bazë të ligjit për të gjithë që të jenë të përshtatura mirë për tregun e punës e të  ju shërbejë më tepër shoqërisë sesa politikës, e pa u paragjykuar mbi baza partiake dhe klanore. Në këtë mënyrë nuk fuqizohet arsimi, por ai dëmtohet sa herë ndërrohen karriget e pushtetit nga e majta në të djathtë dhe e kundërta…problemet pastaj janë shumë evidente në tekste, mënyra si i serviren studentit shpesh herë mbi baza të interesit të ngushtë dhe vetjak, mungesë logjistike, laboratorësh, mungesa të theksuara në kodin e punës së pedagogut ku ai është i lirë të vendos se çfarë duhet të marrë dhe cilat dije që duhet të transmetojë pedagogu, pa pasur mundësi studenti të kundërshtojë për shkak të mungesës së alternativës dhe mungesës së zgjedhjes së tekstit dhe llojit të literaturës bashkëkohore që i nevojitet atij. Mendoj se një ndër problemet kyçe që ju parashtroni dhe me të drejtë është dhe ky por duke pasur parasysh fluksin e madh të shtëpive botuese ekzistuese në vend si dhe politikave të cilat ndjek qeveria dhe përkatësisht Ministria e Arsimit mbi tekstet shkollore realisht është bërë një farë konfuziteti pasi marr si shembull këtu për shembull tekstet e Biologjisë(duke qenë se para se të kaloja pedagoge në universitet për shkak të ngritjes time profesionale në gradë shkencore kam dhënë mësim në gjimnaz dhe e kam prekur nga afër problematiken me tekstet madje alterteksti gjithnjë më është dukur një konfuzion i madh që shoqëron në mënyrë sistematike nxënësit dhe mësuesit) një pjesë e shkollave obligojnë nxënësit që të kenë tekstet e një shtëpie  botuese  ku ndërkohë një shkollë tjetër përdorin tekstet e një shtëpie tjetër botuese ose më keq autorizim individual i mësuesit ose pedagogut për të përdorur tekstet ose literaturën që atyre ju intereson. Duke mos pasur një vijë lineare në mes teksteve shkollore, sigurisht që do hasim dhe probleme të ndryshme në drejtshkrim, në fjalor shkencor të lëndëve të ndryshme që nuk janë aspak të deshifruara dhe të sqaruara në mënyrë të saktë. Kjo situatë absolutisht dëmton dhe ndikon drejtpërsëdrejti tek nxënësit.

Numri i madh i universiteteve private e rrit apo e ul cilësinë e mësimdhënies në Shqipëri?

Duke qenë se unë kam pasur fatin të jem pedagoge dhe në Universitet shtetëror dhe në një ndër Universitetet private këtu në Tiranë mendoj se e ka rritur cilësinë e mësimdhënies pasi në Universitete private stafi pedagogjik është tepër i kualifikuar kjo si pasojë për ti dhënë një imazh dhe për ta ngritur sa më lart emrin dhe reputacionin e gjithsecilit universitet. Dhe kushtet kualiteti dhe gjithçka tjetër sigurisht duke pasur një numër të konsiderueshëm Universitete private edhe konkurrenca dhe politikat që gjithsecili universitet praktikon dhe server, mendoj se kjo e rrit cilësinë e mësimdhënies dhe çdo njëri prej studentëve shqiptarë ka mundësi përzgjedhjeje.

 Po tashmë vendimi i fundit i qeverisë për të hequr licencën e disa universiteteve a do të jetë në dobi të studentëve dhe çfarë problemesh do të sjellin këto privime të aktivitetit të disa universiteteve?

Vendimi i fundit i Qeverisë nuk mendoj se do jetë aspak në dobi të studentëve përkundrazi në dëm të tyre pasi në Universitetet Shtetërore nuk ekzistojnë as kushtet më minimale as ngrohja dhe ku sallat dhe klasat janë ende me xhama të thyer, ku pedagoget braktisin orët e leksioneve dhe seminareve dhe i zëvendësojnë me qëndrimet nëpër kafene, gjë që në Universitete private absolutisht nuk mund të ekzistojnë  pasi gjithsecili pedagog i brendshëm apo i jashtëm qoftë i nënshtrohet një kontrate pune dhe ku pagesat sigurisht vlen dhe ta theksoj këtë pjesë janë vërtet të pabraktisshme. Privimet janë të shumta një ndër to bëhet fjalë për kushtet gjë që e parashtrova dhe pak me sipër, në fund të fundit studentet Shqiptare paguajnë për një shkollim dhe marrin një shërbim dhe një orë mësimi të vlefshme për ta, pa harruar të përmendim dhe pjesën tjetër që është ajo e praktikave në fund të çdo Bachelori apo sistemi master, ku një pjesë e mirë e universiteteve private ofrojnë praktika mësimore për degët përkatëse në shumë shtete të botës si në Turqi, Itali, Francë Austri etj gjë që në universitete shtetërore ekziston shumë më pak dhe ku një pjesë e mirë e praktikave mësimore bëhen në kushte aspak të mira dhe në mungesë totale laboratorësh, dhe mjetesh logjistike përkatëse për secilën degë pa u hyrë në detaje.

Karta e Bolonjës a ka gjetur zbatim tek arsimi shqiptar dhe ku konsiston ajo?

Mendoj se Karta e Bolonjës ka gjetur pjesërisht zbatim në arsimin shqiptar, megjithatë në këndvështrimin tim mendoj se ka qenë e detyruar të aplikohej sepse Karta e Bolonjës, ishte më e përshtatshme për aktualitetin shqiptar ama askush nuk e ka të qartë se, cila diplomë “vlen” dhe për “çfarë” vlen e për këtë duhet të ketë më tepër sensibilizim të shoqërisë dhe studentëve se një certifikatë sepse e tillë është sistemi Bachelor që përfshin  tre vjet afat kohor për t’u përfunduar është efikas për të marrë ca dije brenda profesionit për të cilin studenti po studion por ai nuk është akoma i përgatitur dhe  i aftë e sistemi nuk i përgjigjet dot atij për ta punësuar në profesionin në të cilin ai studion ende. Ndërsa shumë pak e dinë që masteri 2- vjeçar për shkencë është i arsyetuar për ata që dëshirojnë të hyjnë në kërkimin shkencor. Sa për masterin profesional shumë pak e llogarisin si “vlerë” dhe nuk bëjnë dot dallimin  midis të dyjave madje abuzohet kaq shumë me këto terma sa shpesh studentët e sotëm bëhen qesharak duke u endur sa në një degë në një tjetër pa e ditur as vetë se çfarë kërkojnë dhe çfarë dinë të bëjnë e megjithatë unë nuk dua të fajësoj studentët por sistemin dhe tranzicionin e stërzgjatur dhe i pambarimtë në venien e etiketave dhe rregullave të qarta midis ofertës për të studiuar  dhe mundësisë për t’u punësuar. E theksoj këtë me shpresë se  stafi aktual i ministrisë duke qenë së një pjesë të mirë të tyre i njoh dhe i kam pasur kolegë do bëjnë më të mirën për të ju ardhur në ndihmë studentëve të paorientuar me tregun ka ardhur koha, me shpresë se do përmirësohen gjërat që një prind të kuptojë se nëse fëmija  i tij nuk është studioz, nuk ka vullnet për shkollë dhe dëshira e tij është minimalisht për të arritur rezultate, mos të kthehet në mani të prindërve thjesht dhe vetëm për ta pasur në një auditor universitar me shprehjen, “boll i kam zënë kohën e lirë” e nuk e kam në kafe, ky problem shoqëror nuk shmanget dot me këtë lloj konceptimi për të rinjtë, por duke ju zënë kohën me punë se nëse një student nuk është për një auditor universitar ai përsëri do të jetë kontingjent kafeje dhe do abuzojë me të ardhurat e prindit.

 Sot diskutohet fenomeni i mitmarrjes, ju si pedagoge mund të na jepni mendimin tuaj si mund të frenohet ky fenomen kaq negativ?

Sigurisht që, korrupsioni ashtu si në çdo fushë tjetër dhe këtu ekziston, ka ekzistuar për dekada të tëra dhe mendoj se për aq kohë sa shoqëria njerëzore do të ekzistojë së bashku me të dhe bashkudhëtare do jetë dhe korrupsioni. A mund të jetë i dorëzuar individi përpara këtij fenomeni, i cili ul shumë figurën e një mësimdhënësi? Sigurisht që po, dhe duhet të ketë një monitorim tashmë me lupa më të trasha sa i përket këtij fenomeni shumë negative të paktën në sistemin arsimor ku t’i në mënyrë sistematike ke të bësh me marrëdhënie ndërnjerëzore dhe kjo përveç se cenon sistemin arsimor cenon dhe shpërfytyron në mënyrën më të keqe të mundshme figurën e mësuesit dhe të pedagogut, gjithsesi secili e mban në ndërgjegjen e tij, përveç faktit që është edhe antiligjore dhe në shkelje të të drejtave të tjetrit e për më tepër dua të shtoj që ky fenomen po kthehet në modë. Ama ata persona përballen çdo ditë me vështrimet  shpërfillëse deri në mëshirim nga studentët të cilët i kanë në auditor dhe secili prej nesh standardin matës ka studentin, ai të jep notë pozitive ose negative dhe për mendimin tim është njësia më e mirë matëse e punës dhe e ndërgjegjes së çdo mësimdhënësi.

Thuhet se ka rënë kërkesa e llogarisë në universitete a është e vërtetë?

Mendoj se po është absolutisht e vërtetë, unë vazhdoj të ritheksoj dhe t’i mëshoj me forcë faktit që në universitete duhet vënë prag mesatarja që të vijnë nxënës nga gjimnazi ata që e meritojnë për të shkelur në auditor sepse rënia të cilësisë së mësimdhënies në universitete është në proporcion të drejtë ose të zhdrejtë më cilësinë e studentit që ti ke në auditor, nëse ke kontingjent të mirë, ke obligimin maksimal për të rritur dhe përgatitjen tënde profesionale dhe azhornimin me të rejat e fundit që sjell shkenca dhe teknologjia në çdo degë përkatëse, në të kundërt ke auditor të dobët obligimi është shumë më i vogël për të pasur një performancë të shkëlqyer të pedagogut në ngritjen e cilësisë së mësimdhënies. Pastaj mos të harrojmë që shpesh nuk mungojnë dhe pedagoge pa përvojë dhe pa kualifikimin e duhur dhe arsimin përkatës e dëshirën e mirë për të qenë i vlefshëm dhe me një performancë të pëlqyer, por edhe në këtë rast është student ai që ta zbardh apo ta nxin faqen e ngelet në ndërgjegjen e gjithsecilit për të përmirësuar veten.

 Çfarë duhet ndryshuar me çdo kusht dhe me ngut në arsimin shqiptar?

Mendoj se në arsimin shqiptar ka nevojë për  përmirësime të vazhdueshme rigoroze të të gjithë sistemit sigurisht që, kjo nuk bëhet me një të rënë të lapsit apo me kontrolle rutinë për të penalizuar disa dhe për të favorizuar disa të tjerë, por me ligje, rregulla dhe standarde, të gjitha këto duan kohën e tyre, dëshirën e madhe për të ndryshuar dhe përmirësuar sistemin arsimor pasi një komb matet dhe vlerësohet nga arsimimi i shoqërisë dhe vendosja e standardeve europiane në këtë fushë.

Kur je ndjerë keq si pedagoge?

Në pjesën më të madhe të kohës unë jam ndjerë vetëm mirë, mësimdhënia është dashuria ime e madhe pa të cilën unë nuk jetoj dot, përpiqem në mënyrë të vazhdueshme në ngritjen time profesionale, por dhe në mënyrën se si duhet të transmetoj dije në auditor, prej vitesh lidhja ime midis studentit, shpjegimit dhe komunikimit është çelësi i suksesit të punës që bëj. A ka momente që jam ndjerë jo mirë? Sigurisht që po, por dhe kjo ka lidhje jo me mua personalisht por me mënyrën sesi trajtohen shpesh herë studentët nga kolegë dhe nuk jam në gjendje të përballëm me këtë të keqe dhe diskriminim që u bëhet shpesh atyre me të padrejtë. E megjithatë për këtë ndjesi nuk dua të flas në këtë shkrim pasi si person unë jam gjithnjë optimist në përmirësimin e gjërave të cilat nuk shkojnë mirë,  e shikoj botën më tepër me ngjyra sesa bardh e zi.

Ti si person përveç mësimdhënies çfarë pasionesh të tjera të karakterizojnë?

O, pasionet e mia nuk kanë të mbaruar, haha….dua pafund botën e spektaklit, dhe si organizatore dhe për tu shfaqur në televizion, në prag të vitit të ri prezantova në Shkoder ceremoninë e ndarjës së çmimeve të një koncerti me muzikë klasike të një kompozitori të njohur shkodran që jeton në Milano e u realizua nga konsullata italiane atje, në bashkëpunim me ministrinë e arsimit dhe bashkinë e Shkodrës. koncert të cilin me një bashkëpunetore timen në Milano po punojmë ta sjellim në opera në Tiranë me shpresë të sigurimi i donatorëve, kjo do ishte sadisfaksion i madh për mua, pastaj pas daljes së librit kam sponsorizuar dhe drejtuar një koncert për 7- mars në amfiteatrin Krista, ku pata kënaqësinë të punoja me Alma Strazimirin në të dy këto evente, ajo është mezosoprano me një zë të kulluar them unë ndonjëherë si ujë burimi, ka një shpirt e një bukuri të rrallë, është energjike dhe mike speciale për mua. po punojmë për një emisjon timin njëherë në një tv shqiptar për zbulimin e gjenive në shkenca të ndryshme të përshtatura dhe me disa problematika në arsim, me një bashkëdrejtuese dhe një juri me akademikë, jam në pritje të zbatimit të pasioneve dhe endrrave të tjera, por kam një shprehje, kush kërkon gjen.Dhe unë jam gjithnjë në kërkim të punës që më jep emocion dhe çliron adrenalinë….

 Ju keni qënë botuese dhe bashkëautore e disa shkrimeve dhe librave akademikë por së fundmi keni botuar një libër tuajin ku jepni receta dhe këshilla sesi duhet të sillen prindërit dhe mësuesit për të pasur adoleshëntë të vlefshëm për shoqërinë, mendoni se ishte një sukses për ju?

…Unë jam e lumtur që prodhova një libër, e kënaqur padiskutim që jam, pasi vlerësimi filloi që tek parathënia e këtij libri të cilin e ka shkruajtur një zonjë e madhe, si zv ministerja e arsimit Nora Malaj, e ajo është e madhe në gjithçka përfaqeson, në aspektin intelektual, politik, akademik, social-shoqëror, një njeri që ka vlera të jashtëzakonshme, ndonëse njihemi prej vitesh, nuk do pranonte të kishte emrin e saj në parathënie nëse nuk do kishte vlerësim maxsimal për këtë material që do i afroja lexuesit shqipëtar. Pas daljes së librit ai po ecën shumë mirë në treg, është pëlqyer dhe kam marrë vlerësime pafund nga gjithë lexuesit në Tiranë e në rrethe ku ka shkuar libri. Kam mesazhe shume pozitive në inbox e fb dhe në numrin e  telefonit tim nga miq, kolegë, ish nxënës, e prindër që kam mësuar fëmijet e tyre, dhe ky ishte qëllimi im, pasuria më e madhe për mua është vlërësimi që marr çdo ditë për punën që bëj dhe atë pozitivitet që transmetoj te njerëzit pa sforcime por në menyrën më natyrale të mundshme.

Sipas mendimit tuaj cila është arma më e forte e femrës në jetë?

Të jetë e lirë e pavarur ekonomikisht të shprehë mendimin në shoqëri dhe ti jepet kjo e drejtë dhe aftësia që ka femra për të bërë disa gjëra në të njëjtën kohë. Nëse femra lufton shumë fort për ti arritur dhe për ti pasur pjesë të jetës së saj këto elemëntë të sipërpërmëndura ajo do jetë e sukseshme, në të kundërt gjithnjë do të jetë e varur nga të tjerët, mendoj se një femër e plotësuar duhet të arrijë objektivat e saj në jetë, misioni i saj është dedikuar nga zoti që të jetë një nënë dhe ky është një bekim në mendimin tim, por unë sugjeroj dhe këshilloj(unë po botoj librin e dytë për femrat,  i cili del shpejt ne treg) që mëmëia nuk është kusht që ajo të privohet nga realizimi i  tyre në shoqëri. Në këtë mënyrë ajo do të respëktohet më tepër nga familja, bashkëshorti, fëmijët  dhe vetë shoqëria për të cilën ajo ka shumë për të dhënë.

Disa  probleme që lidhen me gjininë, me shanset që jep shoqëria, me mundësitë që ofron familja dhe me mjedisin tonë social në përgjithësi konservator nuk I krijojnë shumë favore femrës nëse ajo nuk i kërkon këto të drejta.  Ajo së pari në Shqipëri duhet të luftojë  për vëmëndjen sociale të cilën femrat duhet ta imponojnë me dijen dhe  të kërkojë me këmbëngulje ti dëgjohet fjala e saj, e për ta plotësuar më mirë a e keni vënë re që në vendin tone dhe në këto vite  nuk gjykohët vrasësi apo dhunesi i gruas, por “gruaja si tradhëtare” apo ku e di unë se çfarë epiteti i vënë sa herë ndodh një dhumin  i femrës në Shqipëri. Vihet re maskilizmi i shoqërisë në tërësi?

Maskilizimi i shoqërisë është i  kudo  gjëndur për vetë faktin se Shqipëria është një vend i cili ka kaluar një tranzicion të pashërueshëm në aspektin e emancipimit femëror.

  13. Qeveria Rama në shumë poste ka vendosur femra, a mund ti përballojë një femër problemet e drejtimit të një institucioni po aq sa dhe një mashkull?

 Absolutisht po, femrat vetë nga natyra janë me idealiste se meshkujt në arritjen dhe realizimin me sukses të detyrave që u ngarkohen, pa harruar dhe faktin që është vërtetuar që në shoqeritë moderne dhe nëpër botë ne kemi plot shëmbuj udhëheqësesh femra tepër të suksesshme pasi  femra është dhe një ekuilibrusese përfekte dhe korrekte në problematika që lindin në pushtet, si dhe është shumë më pak e korruptueshme, është shumë më e ndjeshmë ndaj problemeve sociale, ndaj fëmijëve në nevojë, ndaj njerëzvë të sëmurë si dhe një mëaxhuese e përsosur e fondeve në të mirë të komunitetit, femrat që drejtojnë dikastere ministrore në Shqipëri dhe që janë në Parlament janë të suksesshme në mendimin tim e veetmja këshillë që kam për to është që të jenë më sënsibel ndaj gjinisë femërore në fshatra dhe në zona të pazhvilluara. Shqipëria nuk është vetëm Tirana, ministritë dhe Parlamenti, që ta ndjesh dhimbjen duhet ta prekësh atë, ndaj sugjeroj që këto femra në pushtet duhet ta bëjnë pjesë të punës së tyre të paktën një herë në dy muaj të prekin realitetin dhe vuajtjen e femrës  në Shqipëri e ju siguroj që ky element do ju japë shumë më tepër atraksion dhe simpati në këtë vend.

Ju jeni prind i dy vajzave që janë pothuaj në fund të adoleshencës. A ka ndikuar profesioni juaj në marredhenien që keni ndërtuar me to?

Dy vajzat e mia Xhulia dhe Oriola janë vepra më e mirë e imja, dashuria e pashtershme, e pafundme dhe e papërseritshme. janë pa e mbyllur tamam adoleshencën, e një shtyse për botimin e librit tim kanë qënë dhe ato dhe komunikimi i vazhdueshëm gjatë ndyshimeve të tyre vit pas viti. Xhulia studion në psikologji dhe komunikimi me të është i heshtur dhe i kuptueshëm, është vajzë që çdo nënë do ishte krenare po ta kishte. Ajo është studente me rezultate shumë të mira në studimet e saj dhe nuk më ka sjellë kurrë më të voglin shqetësim në jetë. Ori është diametralisht e kundërt me të motrën dhe pse kanë vetëm një vit diferencë, studion në Liceun Artistik Jordan Misja në Tiranë për kanto dhe kur asaj i vjen frymëzimi këndon opera në orën 2 të natës paçka se prindërit e komshinjtë janë në gjumë të thellë. Është energjike pafund, e karakterizojnë gjithë stinët brenda një dite, diell, shi,bresher dhe stuhi, por është vajze me një supërtalent dhe i bën të gjithë me tipin e saj ta dashurojnë, ajo është dhe modele e njohur në tregun shqiptar, unë dhe bashkëshorti im ju kemi dhënë lirinë e duhur për të arritur objektivat e tyre në jetë, e kjo mbase shpesh të dyve na ka krijuar stres dhe frikë të pafundme, por sot e mendojmë të dy që bëmë gjënë më të mirë me këtë formë edukimi, bashkëshorti im është më tolerant se unë në mardhënie me vajzat dhe ato e vlerësojnë shumë për faktin se ruan etikë përfekte në komunikim me ato dhe me mua, ai është në ekuilibër me veten, punën, jetën që bën dhe 3 femrat që i ka në shtëpi e ky element më ka bërë më të aftë për tu vetërealizuar si nënë dhe si profesioniste pa lënë asnjërën pas dore. Këtë e këshilloj në përgjithësi për femrat.

Ti je një përson me sa vura re që i kushton vemëndje veshjesh.

…..E kam të trashëguar nga prindërit. ata vishen bukur dhe vllezërit e motra ime si dhe unë i kopjuam si duket, se shpenzojmë shumë për veshje, aq sa ndonjëhere na kthehet në mani, ka momente që dua ta largoj idenë e të bërit shoping por se frenoj dot veten sepse  kjo shtë një mënyrë e bukur për të bërë vetën të ndihesh mirë e kuruar dhe prezentabile në shoqëri.  Për sa i përket këtij problemi që në fakt kthehet ndonjëherë në detyrë ndaj vetes dhe punës që bën,ka shumë obligim por të jep dhe shumë kënaqësi. Unë si përson jam e dhënë pas vrapit në natyrë i cili me relakson shumë e në mendimin tim të pasuron dhe organizmin me oksigjen e një trup I shëndoshë ka dhe një mëndje të shëndoshë për të shërbyer më mirë aty ku ti aderon. Më pelqejnë shumë njerëzit e bukur, ata që kujdesen për veshjen dhe për pamjen e në përgjithësi e mbroj këtë kauzë, në mendimin tim  të kujdesësh për veten, trupin dhe fytyrën është kulturë, mjaft të kesh dëshirë e vullnet, dhe me pak shpenzime mund të jesh në formë të mirë fizike, e duke qënë gjithnjë në auditor para studentëve dhe tek ata do të përcjellësh qetësi, mirësi dhe do jesh më produktiv në punën tënde të përditshme.

 Albert Z. ZHOLI