Valbona Zeneli nga Tirana në auditorin e Qendrës Marshall

286

Për këtë nuk jam penduar aspak. Pak pas kthimit tim në Tiranë fillova punë në Ministrinë e Ekonomisë, një detyrë me një hapësirë të madhe, me një problematikë të gjerë, veçanërisht në marrëdhënie me partnerët ndërkombëtarë, që më dha bazat shumë të rëndësishme të njohjes së funksionimit të administratës publike.” – kujton Valbona. Më pas një përvojë e veçantë profesionale, por edhe politike do të ishte puna në kabinetin e kryeministrit. Krahas kësaj ka qenë edhe pedagoge në disa universitete të Tiranës, deri se fundmi në UET. Valbona zotëron mjaft mirë disa gjuhë të huaja dhe për këtë u është mirënjohëse prindërve: “Armët e suksesit tim janë prindërit, familja. Rregulli tepër strikt, disiplina shumë e fortë janë kyçi i gjithçkaje që kam arritur sot“.Këtë e tregon edhe fakti që megjithëse nënë me një djalë sot 6-vjeç, Valbona nuk e ka të vështirë t’i përballojë sfidat. “Një njeri mund të quhet i suksesshëm vetëm kur ka çdo gjë të balancuar dhe në ekuilibër, pra të qenit nënë, grua, bashkëshorte, mike. Kjo nuk do të thotë të jesh e përkryer në të gjitha, por mundohem që t’i bëj detyrat në çdo drejtim. Kur ende i kisha djalin shumë të vogël kam bërë edhe doktoraturën. Pra asgjë nuk është e lehtë për askënd, por as e pamundur. Dhe si unë ka shumë vajza dhe gra që ia kanë arritur.“ thotë Valbona. Bisedon me pedagogen e re e nuk mund të mos konstatosh menjëherë jo vetëm thjeshtësinë por edhe të folurën e saktë e të kulturuar. Këtë e përforcon edhe një formim kulturor, akademik por edhe politik solid. Në bashkëbisedim me të kupton se është mjaft e informuar për çështjet e sigurisë, të zhvillimeve rajonale, etj. Vetëm një vit në Marshall Center, dhe ajo ka marrë pjesë në mjaft konferenca ndërkombëtare për çështje të politikave të sigurisë ku ka referuar me kompetencë akademike. Në këtë rrugë të gjatë pune dhe njëkohësisht specializimesh pasuniversitare si në Universitetin Georgetoën në Uashington, Valbona në vitin 2003 erdhi për specializim edhe në Qendrën George C.Marshall, të cilën e sheh si një shans të madh për t’u rikthyer tashmë në vitin 2011 si pedagoge e kësaj qendre të njohur në Gjermani. “Eshtë fat, privilegj dhe përgjegjësi e madhe që jam këtu, pasi nuk përfaqësoj vetëm Valbonën por edhe vendin tim“, thotë ajo me krenari. Flamujt e Shqipërisë dhe BE, simbol i aspirimit të shqiptarëve në familjen evropiane. Sipas Valbonës përftimet në këtë institucion janë të jashtëzakonshme, jo vetëm nga pikpamja akademike, kulturore, didaktike, por edhe në aspektin praktik, politik të zhvillimeve e ngjarjeve. “Kam përfituar shumë për konceptet e sigurisë nga krimi i organizuar, nga korrupsioni e terrorizmi“, vë në pah ajo në bisedë me DË.

Ajo është autore e mjaft artikujve dhe analizave ne faqet e shtypit shqiptar e ndërkombëtar. Ka vite që në këtë qendër vijnë edhe kursantë nga Shqipëria dhe Kosova. Deri tani janë diplomuar rreth 200 kursantë shqiptarë. “Për Shqipërinë dhe Kosovën ndihet një interes i madh nga kolegët këtu në Qendrën Marshall, veçanërisht për Shqipërinë si vend anëtar i NATO-s dhe që aspiron për në BE. Shqipëria shihet si faktor stabiliteti në rajon dhe kjo është shumë e rëndësishme për ta forcuar këtë cilësi“, thekson Valbona Zeneli. “Unë kam fatin, privilegjin, por edhe përgjegjësinë e madhe të jem e para pedagoge nga Shqipëria në këtë qendër. Kthehem këtu si pedagoge, pasi kam pasur fatin që para 8 vjetësh të isha studente në qendrën “Marshall”, një nga eksperiencat më mbresëlënëse të studimeve të mia. Është përgjegjësi e madhe, pasi nuk jam vetëm si Valbona atje, por përfaqësoj një vend, i cili, pas shumë sakrificave e mundimeve, po përpiqet të ecë dhe të integrohet plotësisht në strukturat europiane. Për mua është fat i madh të jem përkrah profesionistëve me eksperiencë të madhe në fushat e tyre, do të jetë vërtet një eksperiencë e papërsëritshme- përfundon Valbona.

Kush është Valbona Zeneli

Ndërsa kush studion si student në qendën Marshall në Gjermani e ka për nder, dyfish  nder është kush punon atje, si fjala vjen, Valbona Zeneli, pedagoge, pjesë e një stafi mësimdhënës elitë. Rruga e saj për të arritur deri këtu ka qenë jo e lehtë. E lindur dhe e rritur në Tiranë, Valbona përfundon studimet për ekonomi dhe biznes në Universitetin e Bolonjës në 2001 me rezultate të shkëlqyera. E udhëhequr nga motoja se kualifikimi i vazhdueshëm nuk është opsion, por domosdoshmëri, ajo do të zhvillojë një sërë specializimesh në Berlin dhe Mynih, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe menaxhimit dhe pas gjithë kësaj përvoje, Valbona preferon të kthehet në Tiranë me synimin për të vënë në jetë ato që kishte studiuar.

Qendra Marshall, Gjermani

Në Qendrën gjermano-amerikane Marshall punon edhe pedagogia shqiptare Valbona Zeneli, për të cilën ajo ndjen një përgjegjësi të madhe, por edhe privilegj. Megjithatë rruga për të arritur deri këtu nuk ka qenë e lehtë. Emrin e George Catlett Marshall (1880-1959) e njohin pothuajse të gjithë në botë, jo vetëm si një gjeneral të ushtrisë amerikane dhe burrë shteti të SHBA-së. Marshall u bë i njohur veçanërisht për të ashtuquajturën „Plani Marshall“ në 1947 për rimëkëmbjen e Evropës së shkatërruar nga Lufta e Dytë Botërore, për të cilën ai u nderua edhe me çmimin Nobel për paqe në vitin 1953 dhe më pas në vitin 1959 me çmimin e madh gjerman të Karlit.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ish kursante në Qendrën Marshall

Në Qendrën Marshall janë specializuar më tepër se 9.000 kursantë nga 137 vende të botës dhe me tepër se 20.000 pjesëmarrës në aktivitete të ndryshme. Mbi 300 syresh shërbejnë sot si presidentë, ministra, parlamentarë dhe zyrtarë të tjerë të lartë në vendet e tyre. Në mesin e kursantëve ka qenë dhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

 Marrë nga “Deutsche Welle”