Stela Matoshi:  Ekzistojnë dy kategori, femrat e suksesshme dhe ato që, jetojnë në kurriz të burrave

683
Sigal

Personazh/ Flet autorja, producentja & regjisorja, Stela Matoshi,

Një femër e kompletuar. Gjithmonë në aktivitet. Për një publik që, s’e njeh Stela Matoshi është autorja dhe producentja e shumë spektakleve të bukurisë në Shqipëri e diasporë , një ndër femrat më të bukura për t`u marrë shembull në stil dhe veshje. Gjithashtu, ka përfaqësuar Shqipërinë në shumë gara & evente ndërkombëtare mode ku është vlerësuar për lukun dhe paraqitjen e saj skenike. Autore, producente e regjisore, një trinom profesionesh që ajo i dashuron pa i ndarë nga njëra- tjetra. “Princeshë” modeste e botës së televizionit, pasarelave dhe modës rrëfen ekskluzivisht mbi eksperiencat ne modeling, ëndrrat, sfidat dhe ambiciet, të cilat e çuan në rrugën drejt suksesit. Gjithçka mbi jetën aktuale të producentes seksi, Stela Matoshi …

 -Me çfarë po merreni aktualisht?

“The best model internacional”, një event ndërkombëtar, viti i dytë që po mbahet ky event me modele nga e gjithë bota që, do të vinë më 15 tetor në Shqipëri Tiranë. Finalja do të mbahet ne Akademinë e Arteve. Ky spektakël është me autorësinë dhe regjinë time.

 -A është komode të jesh sot autore & producente spektaklesh ?

  Sigurisht që po, por edhe kjo fushë ka vështirësitë e veta.

 –        Përse konkretisht zgjodhe këtë profesion?

Sepse këtu ndihem mirë dhe një pasion që në vegjëli.

–         -Ku dhe kur e keni bërë set-in më të fundit fotografik?

Vetëm para një jave. Ishte në fakt një ndër set-et më të bukura që kemi realizuar pasi ideja, veshjet, me pëlqyen tej mase. Rezultati final ishte gjithashtu i bukur.

 -Kë do të veçoje nga regjisoret femra?

Do të veçoja këtu regjisoren e mirënjohur Rozi Merko.

-Na përmend disa evente mode, tek te cilat keni qenë pjesëmarrëse

Janë të shumtë, saqë, edhe nuk i mbaj mend, por do të veçoj këtu: “Queen of Albania”, “Miss Europe Continental”, “Top Model of the World” etj..

 -Personazhi shqiptar, i veshur më mirë sipas jush është …

Moderatorja Ilva Tare, gjithnjë e kuruar në çdo aspekt.

     -E ke arritur suksesin që ke dëshiruar kohë më parë?

     Mendoj se po.

 -Cila është mënyra më e mirë për të nisur një ditë të re?

   Ta nisësh me Bismilahi, pasi unë jam shumë besimtare.

–        A po troket dikush në portën tënde të dashurisë apo tashmë ka trokitur?

–         No koment për këtë pjesë, por mund të them që, jeta private shkon shumë mirë.

 -Si do ta përkufizonit veten me tre fjale ?

        E bukur, e suksesshme dhe e zgjuar .

 –        Cili është mësimi më i çmuar që ke marrë ?

Sido që të shkojë jeta, kudo që të jesh, kushdo që të jesh bërë, vetëm një bashkësi shumë e vogël njerëzish do të ruajë gjithmonë të njëjtat ndjenja karshi teje dhe anasjelltas, vetëm Familja.

 –         Kujt i beson sekretet më të mëdha?

–        Të vetmit që i di pa ia thënë unë, Zotit!

 –        Kush në jetën tuaj, të njeh më shumë nga të gjithë ?

–        Stelën me detaje e njeh vetëm ajo që e ka sjellë në jetë. Ime më është pa diskutim e vetmja në këtë botë që më kupton pa folur, që më ndjen, edhe pa qenë në të njëjtin ambient. E vetmja që, mund të më detajojë  biografinë. (qesh)

 –        N.q.s s`do të ishe kjo që je sot, çfarë profesioni tjetër do të kishit si dëshirë?

Do të isha bërë një juriste e mirë, mendoj unë.

 – Numri i madh i televizioneve e rrit apo e zvogëlon rolin si autore e regjisore?

Tashmë është viti 2014 dhe çdokush ka avantazhet e veta

 –        Kur ndiheni keq në punë?

–        Ndihem shumë keq kur njerëzit janë mosmirënjohës.

  -Cilat janë problemet e femrës shqiptare sot?

Në fakt ekzistojnë dy kategori: femra që janë shumë të suksesshme dhe ato që, jetojnë në kurriz të burrave e që mjaftohen duke i shërbyer shtëpisë.

 –        Qeveria “Rama” a ka krijuar hapësirat e duhura për femrat?

–        No comment. Nuk më intereson aspak politika

 –        Jeni supersticioze?

–        Po jam. Besoj në diçka qiellore për të ecur para apo që dita të më shkojë mbarë. Si besim shpirtëror kam kishën e Laçit. Lutem dhe përulem përpara saj.

 –        A janë më xheloze femrat se meshkujt në profesion?

–        Nuk ka lidhje, në ditët e sotme mbizotëron xhelozia dhe thashethemet, por duhet të jesh një person i fortë për të vazhduar përpara në jetë.

 –         Ngjyrat që të personifikojnë, cilat janë?

–        E kuqja dhe bluja më pëlqejnë shumë.

–        -A i kushton kohë pasionit të veshjes, a i ndjek trendet e fundit të modës?

–         Jam producente dhe si e tillë duhet të kuroj imazhin tim dhe stilin e të veshurit. Mundohem të jem e sinkronizuar me veshjet e reja dhe me shijen time. Sipas mënyrës time i kushtoj rëndësinë e duhur.

Albert Z. ZHOLI