Stela Ahmeti: Si e frekuentoj jetën e natës

1032
Sigal

Personazh/Ish-modelja Stela Ahmeti, Drejtore Shqiptare e
Modelingut : Moda është dhe do të mbetet një pasion

Si e re frekuentoj jetën
e natës

Të kesh gjithçka duhet,
dije, vullnet e durim

-Jam singël, kam kohë për tu lidhur

– E zeza dhe roza janë ngjyrat që më pëlqejnë shumë

– Do të doja të jetoja në Nicë, Francë.

 

 

Hermes Nika

Edhe pse në moshë të re, është një vajzë e kompletuar. Ka
studiuar për Ekonomi dhe punon si menaxhere në agjencinë e modës S&M.
Aktualisht është drejtoreshë nacionale për Shqipërinë në kompeticionin e
bukurisë “The Queen of Europe”  gjë që e
bën tepër të lumtur dhe të ndihet krenare.

 

-Cili është sekreti i
suksesit tuaj ?

 Suksesi është puna
dhe normalisht mbështetja e njerëzve të duhur.

 

-Aktualisht jeni
drejtoreshë nacionale për Shqipërinë në kompeticionin e bukurisë  ‘The Queen of Europe’. Na tregoni diçka më
tepër rreth këtij konkursi?

 Fakti që jam
drejtoreshë nacionale për Shqipërinë në ‘The Queen of Europe’ realisht më bën
krenare. Jam shumë e lumtur që për herë të parë Shqipëria merr një kurorë të
tillë. Aq më tepër që këtë kurorë e mban dhe mikja ime e ngushtë Miss Stela
Matoshi, e cila ka qenë një përkrahje e madhe për mua.

 

-Në çfarë konstaton puna
juaj si drejtoreshë nacionale për Shqipërinë në ‘The queen of  Europe’ ?

Unë kam fatin që do të përzgjedh vajzat që do të
përfaqësojnë Shqipërinë. Falë zotit, agjencia jonë ka shtrirje te madhe në të
gjithë Evropën dhe ka marrë përsipër dhe disa shtete të tjera të Ballkanit.

-Më trego një ditë të
zakonshme tënden…

Falë punës që bëj asnjë ditë nuk është njësoj. Çdo ditë
ka impenjimet e veta, takime të shumta, bashkëpunime, projekte e diskutime.

-Sa të gjatë e mendoni
karrierën tuaj në këtë fushë? Ku doni të lini më tepër gjurmë, në fushën e
modës apo të financës ?

Moda për mua është një pasion i hershëm. Kam studiuar për
Ekonomi dhe në të ardhmen do të jem në botën e financës. Ndërsa moda është dhe
do të mbetet një pasion.

-A ke ndopak kohë të
lirë dhe si e kalon atë? Po jetën e natës e frekuenton ?
Mundohem që të gjej
gjithmonë kohë për vete dhe për njerëzit e afërt. Më pëlqen të udhëtoj shumë
dhe për sa i përket jetës së natës më pëlqen të dal. Në fund të fundit jam
vetëm 25 vjeç.(Qesh)

-A jeni në një
marrëdhënie dashurie këto kohë?

Jo, jam singël. Nuk kam kohë për dashuri.

-Çfarë ju ka shtyrë në
punën tuaj për të arritur këto që ke ?

Për të gjitha ka një emërues të përbashkët nëse bëjnë atë
që duam. Pasioni dhe dashuria e pakushtëzuar për atë që ne bëjmë.

-Sipas teje është më
mirë të kesh apo të jesh ?

Sipas meje është më mirë të kesh. Të kesh gjithçka që
duhet: dije, vullnet e durim.

– Cilat janë ushqimet që
të pëlqejnë më shumë ?

Ushqimi im i preferuar është salmoni dhe specialitet e
derrit në veçanti.

-Ngjyrat që ju
personifikojnë, cilat janë?

E zeza dhe roza më pëlqejnë shumë.

– Në ç’vend i ke kaluar
pushimet më të bukura deri më tani ?

Në Jugun e Shqipërisë. Nuk do ta ndërroja me asnjë vend.

-Në cilin qytet do të
doje të jetoje?

Në Nicë, Francë.

-Tipari kryesor i karakterit tuaj ?

 Më karakterizon
vullneti për tiu shkuar gjërave deri në fund. E arrij gjithnjë atë që dua!

-Si e sheh veten pas 10
vitesh?

Pas 10 vitesh besoj se do diskutojmë për gjëra të
tjera.(qesh) Normalisht në botën e financës.