Shpresa Spaho:Në Romë dhe në Bon kam luajtur gjithë operat e mëdha botërore

765
Sigal

INTERVISTA/ Flet mexosoprano dhe pedagogia, SHPRESA SPAHO:  Dita më e bukur kur kam kënduar për herë të parë në skenën e magjishme të Sulmonas (Romë)

Ka kryer Liceun Artistik “Tefta Tashko” Korçë, dega muzikë dhe më tej është diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura si soliste mexosoprano me pedagoge Shpresa Nishani. Karriera e saj është shumë interesante, pasi me konkurse ajo mundi të hyjë në operat më të mira të Italisë dhe të Gjermanisë. Shumë shpejt do ta gjente veten në skenat e ndryshme të botës si në Itali, Portugali, Maltë, Spanjë, Belgjikë, Suedi, Norvegji, Odes (Rusi), Vankuver Kanada, Gjermani, Holandë, Angli etj..

Pjesa më aktive e jetës

L. Bethoven: “La Nonna” G. Verdi: “Requiem” Dvorzhak: “Stabat Mater”

Viti 1998   Kthehet në Romë për motive familjare dhe fillon Aktivitetin Artistik.

Viti 1998-1999, Pedagoge e Teknika Vokale dhe Teknika e Frymëmarrjes në “Akademinë Romane”, Via Germanico 99, Romë.

Viti 1999    Merr pjesë në  filmin “Liberate i Pesci” Te Rregjizores Cristina Comencini në Rolin e Amnersis. Në Operen Aida G.Verdi në Leçe.

Viti 2000    Pedagoge e Teknika Vokale dhe Teknika e Frymëmarrjes në “Akademine “Recitare

Cantando” pranë Teatrit Brancaçio në Romë dhe në Civitaveçhia Itali.

Viti 2000   Emërohet Drejtoreshë Artistike në Associazione Muzikore C.A.M.J Via Adiga 27

Romë. Presidente Adele Stampanoni.

Çmime:

-Vendi i parë në Festivalin e Radio Televizionit Shqiptar. Vendi I parë në konkursin Maria Kraja.

-Medalje me Urdhërin Nairn Frasheri për aktivitete me nivel të lartë Artistik.

-Çmimin e Parë në Konkursin Internacional të Operas Lirike në Sulmona (ltali)

-Medalje e Artë për karrieren “Foyer Des Artistes” Romë ( Qendër internacionale e Kulturës dhe Shkencave Sociale) e njohur nga Presidenza del Consiglio dei Ministeri Romë,Itali.

FOYER DES ARTISTES

CENTRO INTERN AZIONALE DICULTURA

ARTE – SCIENZA – IMPEGNO SOCIALE

00168 ROME Via: Apuni 16-Tel. 44.23.23.21

Sekretaria e Përgjithshme: TEL./FAX 0687138896

QENDRAINTERNACIONALE E KULTURES ARTIT- SHKENCES DHE AGAZHIMIT SOCIASL

ÇMIMI “FOYER 2002” (EDICIONI I XXX)

NE UNIVERSITETTIN E AULA MAGNE ” LA SAPIENZA”, ROME

I jepet mexosopranos SHPRESA SPAHO,

Unë jam i nderuar t’ju informoj se për të vlerësuar kualitetin e lartë artistik tuajin, me propozim të kryetarit të bordit z.Rino Ferraro, Bordi i Drejtoreve i kësaj Qëndreje, në përputhje me rezultatet e shpallura nga Komisioni i Vlerësimeve të Çmimeve, i cili u mblodh më 12 Janar 2002, ju shpall ju unanimisht fituese të ÇMIMIT NDERKOMBETAR “FOYER 2002” me motivimin:

Mexosoprano e shkallës ndërkombëtare (Internacionale), e cila ka interpretuar në një mënyrë mahnitëse, veçanërisht në repertorin dramatik në të cilin gjithmonë shquhet për interpretimin me inteligjencë si mbartëse e një zëri kumbues (të lëshuar, brilant) në radhë të parë, zë i cili ka qenë prezent në pjesën më të madhe të Operave (Teatrove) Lirike Ndërkombëtare (Internacionale).

Çmimi, Medalja e Artë dhe Diploma, do t’ju jepet juve në mënyrë zyrtare gjatë mbrëmjes gala që do të mbahet më 21 mars 2002, ora 17.00, në Universitetin e Aula Magna “La Sapienza”, Piazza Aldo Moro 5, Romë, në prani të Autoriteteve Fetare, Përfaqësuesve Politike dhe Ushtarake nga bota e Artit, Shkencës dhe Kulturës. Gjatë ceremonisë do të interpretojnë muzikantë dhe këngëtarë të njohur ndërkombëtarë.

I lumtur (kënaqur) që do t’ju mirëpresim në dhënien e çmimeve, ju lutemi pranoni përshëndetjet më të përzemërta nga Bordi i Drejtorëve dhe nga unë personalisht.

Rome, 20 shkurt 2002

PRESIDENTI PROFESOR MARIO MORELLI

-Ju rridhni nga një familje me tradita muzikantësh?

Po! Kjo është origjina ime. Unë vij nga një familje muzikantësh. Gjyshi im Veli Spaho ka qenë klarinetist i parë i zonës së Devollit. Ka emigruar që në vitet 1899 në Amerikë. Atje është lidhur me shqiptarët në Amerikë. Ka kontribuar me punën e tij, me shqiptarë të tjerë që punonin dhe bënin koncerte pasi atje i binte klarinetës. Më vonë pasi është kthyer nga Amerika ka emigruar në Greqi, ku ka jetuar 15 vjet. Në kohën kur u çlirua zona jonë e Devollit ai ka organizuar një orkestër bashkë me babain e Lame Muzikantit. Babai im Mexhiti dhe xhaxhai im Hyseni, luanin më mirë në lahutë ndërsa xhaxhai tjetër Mehmeti luante në klarinetë. Të gjithë si familje ishim muzikantë. Unë pëlqeja shumë këngëtaren Hafize Leskoviku dhe si ajo doja të këndoja.

Edhe gjyshi i mamit tim ka kënduar, edhe mamaja ime, edhe  babai ka kënduar. E kemi si traditë muzikën.

 Nga kush more edukatë kënge?

Unë që e vogël ndiqja mamin që këndonte dhe këndoja dhe unë. Kam kënduar fëmijë që në kopsht dhe në vijimësi. Kam marrë pjesë nëpër Festivalet e fëmijëve në Durrës, Korçë, Shkodër dhe kështu fitova emër që 6 vjeç.

Pastaj fitova një konkurs në lice. Aty fillova të  bëj jehonë me një zë të veçantë. Punova me ansamblin “Skënderbeu”. Më ka ndihmuar shumë  Pavllo Sholla që ishte një dirigjent i madh. Pastaj erdha këtu në Tiranë. Bëra një konkurs. Ishin ditët që luhej me të ardhmen time.

 A e fitove konkursin dhe kush ka qenë në juri?

 Fitova konkursin në Akademinë e Arteve. Atëherë në Juri ka qenë Ramiz Kovaçi, Shpresa Nishani, Nina Mula, Burhan Spahiu, edhe të tjerë. Kisha shumë emocione përpara atyre njerëzve që kishin famë. Unë dola një nga zërat më të bukur dhe e fitova me meritë këtë konkurs. Në fakt në fillim u futa si soprano. Duke parë  timbrin tim dhe ngjyrën e zërit mua më futën si mexosoprano.

Unë punoja me zysh Shpresa Nishanin një nga  pedagoget më të mira të Akademisë. E falënderoj shumë edhe sot pasi bazat e kësaj muzike i mora nga ajo. Mbarova Konservatorin dhe u emërova në Ansamblin e Ushtrisë. Ansambli i ushtrisë merrte zërat më të bukur, zërat më të  mëdhenj, më potentë. Ansambli i Ushtrisë në atë kohë kishte koncerte madhështore. Në Teatrin e Operës nuk u futa se në atë kohë ato vende i zinin ata njerëz që kishin njerëz nëpër zyrat shtetërore, që kishin miq udhëheqjen.

Unë isha një fshatare  me talent, por që nuk kisha asnjë mbështetje. Ishte e vështirë të çaje në Tiranë atë kohë.

Unë luftova shumë kohë për tu futur në Teatrin e Operës, por më kot. Në atë kohë luajta në operën “Karmen”, të cilën e kam kënduar me Hysen Koçiun, që ishte një nga tenorët më të mëdhenj. Njëkohësisht kam kënduar me Gaqo Çakon, Ramiz Kovaçin, Burhan Spahiun si dhe me  Zana Frashërin.

 Si vazhdoi rruga juaj e artit?

Unë luftova për t’u futur në  Teatrin e Operës, por nuk më mori Opera në atë kohë. Në hapat e para të demokracisë unë  dhashë një audicion të veçantë.   Emri im ishte shkruar nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës për të marrë pjesë në Konkursin Internacional të Operës Lirike në Sulmona në Itali.  Do merrja pjesë në Konkursin Ndërkombëtar “Maria Kanilja” në Sulmona. Kishin ardhur agjentë nga zërat italianë në Shqipëri për të thithur elementë. Ata ishin personalitete nga zërat e veçantë të operës dhe vendosa të futem në konkurs. Bëra një audicion, dola shumë mirë. Ata më pëlqyen. Më thanë që të shkoja në Itali. Ishte Maj i vitit 1991. Unë në atë kohë nuk  dija as italisht. Mësova disa fjalë italisht dhe mora një person nga Teatri i Operës që e zotëronte këtë gjuhë. Rafaele Guerra quhej italiani që do të komunikonte me mua. Takimi ishte lënë tek Hotel Tirana.. Biseduan tek holli, më mori emër dhe  mbiemër dhe  më vonë më erdhi ftesa  për të  shkuar dhe  konkurruar në Sulmona. Në konkurs zura vend të parë. Talentet e mëdhenj dalin nga balta dhe nga toka. Se besoja që kisha fituar. Më thanë që të firmosja një kontratë për të qëndruar në Sulmona.

 Vendose të qëndroje?

 Atje  nuk rrija dot se unë lashë djalin këtu në Tiranë. Unë kam vetëm një djalë që quhet Klaudio. Kur ika unë për konkurrim në Itali djali ishte 10-11 vjeç. Kur dola mirë në  konkurs, pas kërkesës së tyre për të qëndruar në Sulmona ishe e dyzuar, Të rrija, apo të nisesha tek djali?  Mua më dolën garant dy motra dhe më thanë: Ti nuk do të kthehesh në Shqipëri. Ti je një talent dhe ti e ke vendin këtu. Ne do të ndihmojmë dhe  t’i duhet të rrish. Kur fitova konkursin mbas dy ditësh duhej të nisesha për në Shqipëri. Dy motrat me lot më thanë të mos nisesha. Unë vendosa dhe qëndrova në Itali. Sa kam qarë atë ditë që vendosa të rrija. Në Shqipëri unë luftova një jetë të  tërë dhe nuk fitova gjë, ndërsa në Itali vokali im u vlerësua shumë. Në Teatrin e Operës në Tiranë unë nuk shkova dot për 11 vjet rresht, pse të  qëndroja në Shqipëri ku mua më vlerësonte bota. Në vitin 1991 unë firmosa një kontratë nga me Operën  e Sulmonas si mexosoprano. Kjo është e firmosur nga Empresario Kinoxhito. Empresario Liriko është një agjenci internacionale që merr në përsipër për të  bërë role me këngëtarë  nga e gjithë bota. Unë për herë të parë kam firmosur me Portugeze Mariolina Viale Impresa lirike. Më vonë kam punuar me Adele Stamponi, Via Adige, 27, Roma (agjente). Ne i themi agjente sepse punojnë me këngëtarë për të gjetur role nëpër skena dhe teatro të ndryshme. Mua më ka  ndihmuar shumë zëri im.  Shumë shpejt do ta gjeja veten në skenat e ndryshme të botës si në Itali, Portugali, Maltë, Spanjë, Belgjikë, Suedi, Norvegji, Odes (Rusi), Vancouver Kanada, Gjermani, Holandë, Angli etj..

 Në gjithë këto skena, kush të ka munguar për të ecur ende më shumë?

Publiciteti. S’kam pas njeri të më bëjë publicitet.  Nuk kisha një njeri që të më bënte një fotografi. Gjithë këto role thuajse nuk kam asnjë foto. Nga ana tjetër mendoja familjen dhe djalin tim. Disa fotografi i kam mbledhur nga teatrot, ku kam shkuar.

 Sa vjet ndenje pa parë djalin?

 (Loton). Fiks tre vjet. E kupton se çfarë sakrifice? Në vitin 1994 kam marrë djalin në Itali.. Sakrifikova  që të bëja dy lek mënjanë që  të mbijetoja në Itali. E mora djalin në Romë e vendosa në Kolegj dhe pastaj ika në Gjermani ku bëra një edicion në teatrin e operës.

Pra konkurruat në Gjermani?

Po. Në vitin 1994 fitoj konkursin Internacional Lirik dhe emërohem soliste në Teatrin e Operës në Bon të Gjermanisë. Ky ishte një sukses tjetër i imi. Drejtor i teatrit dhe i operës në Bon ka qenë Xhankarlo Del Monako (ky është i biri i tenorit të  madh internacional Italian që e kishte emrin Mario Del Monako). Nën drejtimin artistik të sovrintendentit dhe regjisorit italian Xhankarlo Del Monako arrita shumë suksese.

Në Bon firmosa kontratën për tre vjet. Aty kam bërë role nga më të ndryshmit sepse teatri qendror  në Gjermani funksion në këtë mënyrë: duhet ti bësh të gjitha që  nga roli më i vogël deri tek roli më i madh. Në Bon kam bërë Karmenin, kam kënduar në shumë pjesë të mëdha botërore. Ka ardhur në skenë  dhe më ka parë duke punuar me Xhankarlo Del Monikon, Nikolin Gurakuqi (regjisor i talentuar shqiptar).

 Kur u kthyet sërishmi në Itali?

 Pastaj jam kthyer përsëri në Itali në  vitin 1998. Me punë dhe thjeshtësi jam munduar të gjej veten. Por bota e artit ka shumë peripeci. Ajo do shumë reklamë.

Fatkeqësia ime më e madhe është se unë nuk i kam bërë publicitet vetes. Jam njeri shumë e thjeshtë. Edhe shoqet e mia më thonë se jam shumë e thjeshtë. Babai më ka thënë një fjalë me vend: Thjeshtësia e tepërt nuk është budallallëk, por është mençuri, por ama deri në një farë kufiri.

 Cila ishte arsyeja që u largove nga Gjermania?

 Arsyeja ishte sepse nuk e merrja dot djalin nga Kolegji italian dhe ta tërhiqja në Gjermani. Gjermani ka rregulla.

Vendosa dhe u ktheva në Romë ku kam dhënë mësim në shumë Akademi. Kanë shkruar gazeta të ndryshme për zërin tim, kur unë rrallë herë i merrja vesh që shkruanin, madje  në Romë më thonin mikeshat që po shkruhej për mua. Kur ende vazhdoja të punoja në Itali më  ka kërkuar Teatri i Operës këtu meqë panë se unë kam bërë role të  rëndësishme jashtë. Më ftuan për rolin Azuçena, në operën “Trovatore”,  në vitin 2002, rolin e Madalenës në operën “Rigoleto”, në vitin 2007  në operën “Aida”, roli i Amnerisit, princesha. Drejtoreshë në atë periudhë ishte Zana Çela dhe Edit Mihali. Më vlerësuan shumë dhe pata shumë sukses. Këtu kam kënduar me Ylber Gjinin që ka një zë të mrekullueshëm të cilin e kam dëgjuar në koncertin Gala dhe më ka pëlqyer shumë.

 Cilën ditë do të veçoni nga bashkëpunimet me këngëtarët më të mëdhenj jashtë?

  Janë shumë…Por ja…Një ditë që m’u dha një rast që të punoja me baritonin e madh Italian, Xhuzepe Valdengo. Madje dua të theksoj se me të vijova kursin e perfeksionimit të kantos lirike. Më pas, gjatë viteve 1994-1997 e pashë veten në Teatrin e Operës dhe Baletit në Gjermani pata rastin të jem partnerja e baritonit të madh amerikan, Sheril Minles, por edhe e tenorit të famshëm, Xhorxho Lorni, Plaçido Domingo etj.. Këto nuk janë pak. Janë kujtimet më të bukura të jetës time.

 Po në Festivalet e RTSH-së a ke marrë pjesë?

 Po. Kam marrë pjesë në festivalin e 14-të të Radiotelevizionit Shqiptar dhe ku me këngën “Si lule bjeshke”, me muzikë të Naim Gjoshit dhe tekst të Basir Bushkashit, fitova çmimin e tretë. Ishte një nga ditët më të bukura të jetës time. Ashtu e vogël në atë moshë arrita të konkurroj në një nga spektaklet më të  bukura që ka nxjerrë dhe po nxjerr vendi ynë. Po ashtu në Festivalin tjetër mora pjesë me këngën  “Gonxhe në pemën e lirisë” të cilën e këndoi Vaçe Zela, ndërsa unë isha dublante.

 Po në Tiranë në Ansambël kë do përmendësh

E rreka dhe pak më lartë, por duhet të shtoj dhe diçka. Pas diplomimit në vitin 1979, kur punoja si soliste në Ansamblin e Ushtrisë, pata fatin të punoja me kompozitorët, Alqi Lepuri dhe Kujtim Laro, me këngëtarët, Tonin Tërshana, Suzana Frashëri, Arta Babaramo, Pandi Zguro, Zina Zdrava, si dhe me  dy këngëtarë devollinj: Kastriot Ago dhe Endi Fifon, ndërsa gjendesha në Gjermani këndova së bashku me miken time Inva Mula në operën “Dallëndyshja”.

 Së fundi jeni kthyer në Tiranë?

Tani unë jam kthyer në Tiranë për motive familjare. Në Tiranë jam kthyer përfundimisht dhe shkoj e vij në Itali kur më ftojnë për ndonjë rol të veçantë  apo për ndonjë aktivitet. Jam vendosur në Akademinë e arteve si pedagoge e jashtme. Unë shpresoj që të hyj si pedagoge e brendshme sepse vlerat dhe studimin që kam bërë dhe investimi që kam bërë dhe teknika që është marrë në skenë dua që këto t’ia transmetoj studentëve , të rinjve që t’i marrin këto vlera që unë i kam marrë nga pedagogë të mëdhenj atje jashtë ku kam qenë. Kam punuar me artistë të mëdhenj dhe kam akumuluar shumë dije. Dëshiroj që të jem akoma në skenë sepse e ndjej që unë jam në formë. Jam 54 vjeç mexosoprano dhe kam dëshirë dhe besoj se do bëj role në skenë këtu në teatrin e operës dhe të baletit.

-Mendoni se femra shqiptare sot ndjehet e vlerësuar?

Absolutisht jo. Femra shqiptare në Shqipëri nuk është aspak e vlerësuar. Kohët  kanë ndryshuar për keq. Femra është nënë mbi të  gjitha. Nga nëna lind dhe bëhet burri. Kështu që burri duhet ta vlerësojnë jashtë mase femrën. Por se di ç’po ngjet…

 -Mendoni të hyni në politikë?

Unë nuk dua  të hyj në politikë. Unë jam artiste dhe artistja i përket të gjithëve. Unë me zërin tim i përkas gjithë popullit..Politikën e bëjnë politikanët ndërsa unë jam artiste. Unë dua t’i shikoj njerëzit të lumtur ashtu siç e transmetoj unë muzikën time tek dëgjuesit.

-Kush ka qenë dita më e bukur në skenat tuaja?

Dita më e bukur në skenë ka qenë kur unë për herë të parë si një artiste e re shqiptare që isha  e ndrydhur sepse vija nga fshati nga balta kam kënduar për herë të parë në skenën e magjishme të Sulmonas Itali dhe aty jam ndjerë krenare kur mora duartrokitje të zjarrta. Mendova se si erdha unë nga fshati dhe këndova në mes të Italisë. Kam kënduar në Santa Çiçilia. Kam  dhënë mësim në Art-Akademi. Jam e vlerësuar nga artistë të mëdhenj. Unë që këtu  mua nuk më pranonin në Teatrin e Operës dhe unë shkova dhe këndova atje. Kjo është gjëja më e bukur.