“Pagë e plotë për një vit për lejet e lindjes”- Propozimet e PL-së për fuqizimin e familjes: Të trefishohet bonusi i bebes! Deri në 20 mijë euro kredi për çiftet e reja

6
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se mbështetja e forcës politike që ai drejton për gratë dhe vajzat është e fokusuar jo vetëm në rritjen e rolit dhe përfaqësimit të tyre në vendimmarrje, por edhe në fuqizimin e familjes.

Meta thekson se PL propozon qe te jepet paga e plotë, për një vit kalendarik, për lejet e lindjes, të trefishohet bonusi i bebes, por edhe te jepet kredi deri ne 20 mije euro per çiftet e reja.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta thekson se “teksa “Rilindja” po bën gjithçka për të dobësuar dhe shkatërruar familjen, Partia e Lirisë ka propozime konkrete që e fuqizojnë dhe e konsolidojnë familjen”.

Propozimet e Partisë së Lirisë janë:

✅ Nënat me 2 dhe më shumë fëmijë të diferencohen në taksimin mbi pagën dhe të ardhurat.

✅ Të jepet paga e plotë, për një vit kalendarik, për lejet e lindjes.

✅ Të mbështeten me kredi, deri në 20,000 euro, me interesa të subvencionuara nga shteti, çiftet e reja.

✅ Të trefishohet bonusi i bebes.

✅  Të krijohet “Shporta e bebes”, me ushqimet bazë dhe artikuj të higjenës, për të cilat të bëhet rimbursimi deri në 10% të TVSH sipas faturave të blerjes.

.✅ Të mbështeten me grante deri në 20.000 euro, sipërmarrëset e reja, deri në moshën 25 vjeç, që krijojnë biznese sociale dhe start-up-e