Jetmira Kozmai: Në çdo hap të jetës jam motivuar të përmbush të gjithë ëndrrat

1272
Jetmira Kozmaj (Agoviku) ka lindur ne Shkodër më 12.08.1973. Ajo ndoqi ëndrrën e saj të fëmijërisë, u diplomua për mjekësi, profili fizioterapi. Jetmira, për rreth 18 vite mbajti veshur bluzën e bardhë. Ëndrra e saj ishte t’i qëndronte pranë njerëzve në nevojë dhe kështu bëri. Por jeta e futi në rrugën e politikës, në të cilën ajo është ende prezente. Ajo ka kryer studime edhe në një fakultet të dytë. Administrim Biznesi në fakultetin ‘Luigj Gurakuqi’ në Shkodër. 
Aktualisht jeni drejtoreshë e AKU, si ndiheni e emëruar në këtë detyrë?
Detyra që kam marr tek autoriteti kombëtar i ushqimit është një detyrë shumë e vështirë, por shumë e bukur. Puna në këtë pozicion, është një sfidë që unë do ta çojë përpara, sidomos për një grua, jam e vetmja femër që drejtoj një institucion të tillë, në 12 qarqe në këtë 4 vjeçar. Duke qenë se institucioni është shumë voluminoz me shumë punë që kërkon angazhim dhe impenjim maksimal, pjesën më të madhe të kohës ma merr puna dhe mbetet shumë pak për familjen. Qarku që unë drejtoj ka një shtrirje të gjerë që nga Puka deri në Vermosh, pra kërkon angazhim dhe impenjim maksimal. Vetë Autoriteti është një sfidë. Ndihem mirë, sepse kam arritur t’i bëj ndryshimin këtij institucioni dhe ndryshimi flet vetë, sapo të hysh në hyrje të Shkodrës.

Ku kanë konstatuar?
Në shtimin e kontrolleve që janë realizuar gjatë mandatit tim, është dyfishuar kontrolli i subjekteve në të gjithë qarkun. Pothuaj çdo ditë realizojmë një pritshmëri më të mirë në lidhje me kontrollin e ushqimit, me zbatimin e aktit normativ, që është sfidë më vete në të gjithë Shqipërinë. 

Kur keni pasur më tepër kohë të lirë, tani si drejtoreshë apo kur ishit fizoiterapiste në spitalin rajonal të Shkodrës? 
Për mua gjithmonë koha ka qenë limit në vete. Si në angazhimet politike apo ato profesionale, si fizioterapiste dhe tani si drejtoreshë pothuajse nuk më mbetet aspak kohë, që të kujdesem për familjen. 
Ju keni punuar shumë vite me pacientë, tani me tregtarë, prodhues e konsumatorë. Kur e keni ndjerë më të lartë përgjegjësinë, në lidhje me jetën e individëve?
Kjo është një përgjegjësi si atëherë, si tani. Tani afër konsumatorit, atëherë afër pacientit. Gjithmonë në ruajtje të shëndetit të individit. Pra përgjegjësia ime është shtuar edhe më shumë tani, me këtë pozicion. 

Përveç profesionit, çfarë keni trashëguar nga mamaja juaj, e cila ka qenë mjeke në Shkodër?
Nëna ime ishte mjeke që qytetin e Shkodrës për 45 vite në spitalin rajonal të Shkodrës, pra ishte dëshira e mamasë që unë të zgjidhja një nga degët e mjekësisë. 

Ju e kishit me qejf?
Po e kisha dëshirë, pasi jemi rritur me këtë frymë. U ushqyem me ndjenjën për të bërë humanizëm edhe për të shpëtuar jetë njerëzish. Ndonëse në atë kohë kam qene e vogël edhe nuk e kuptoja peshën e fjalës. 

Nëse do ta nisnit jetën nga e para, si do ta ndërtonte Jetmira atë?
Nuk jam pishman se diçka në jetë e kam ndërtuar keq. Është fakt që gjithçka e kam ndërtuar me sakrificë, si në politikë, në profesion edhe këtu ku jam sot. Jam një njeri i sakrificave edhe kështu e kam ndërtuar jetën. Nuk trembem nga vështirësia edhe i çoj sfidat deri në fund. Sado të vështira të jenë ato.

Mes prindërve, kujt do të donit t’i ngjanit apo të bëni një përzgjedhje cilësish dhe përse? 
Gjithmonë kam pasur dëshirë të ngjajë nga mamaja, pasi ishte shumë e kompletuar, njeri i durimit dhe i sakrificës, e cila gëzonte një respekt në gjithë qytetin e Shkodrës. Më pëlqen të jem modeli i saj. Edhe babai ka cilësi shumë të mira, që edhe nga ai kam trashëguar, dhe jam kompletuar si Jetmirë. Nuk e di sa e kam arritur deri tani, por që gjithmonë më del përpara fytyra dhe imazhi i saj i kompletuar. 

Na prezanto pak me familjen tënde
Unë jam e martuar, kam dy fëmijë, një djalë 20 vjeç studion në universitetin e Shkodrës për infermieri, pra edhe ky në traditën tonë familjare, në mjekësi, po ashtu është futbollist, luan me ekipin e Kastriotit, Noris. Kam edhe një vajzë, Ava, 17 vjeçe vazhdon shkollën e mesme, ‘Pjetër Mëshkalla’ në Shkodër. 

Kush ju mbështeti më shumë në rrugën tuaj të politikës, nga familjarët?
Në politikë jam që në moshën 18 vjeçe. Kam aderuar në partinë socialiste vite më përpara kur kam qenë më e re. Në moshën 24 vjeçe kam mbajtur postin e sekretares organizative për qarkun e Shkodrës për 5 vite me radhë për Partinë Socialiste. Po ashtu kam qenë katër vite anëtare e këshillit bashkiak në Shkodër 2007-2010. Unë u shkëputa në vitin 2010 nga partia socialiste dhe u bashkova me LSI në vitin 2010. Pastaj për katër vite të tjera 2011-2015 kam qenë me statusin e forcës politike të LSI-së si anëtare e këshillit bashkiak, ku aderoj edhe sot. 

Si është një ditë pune për ju Jetmira?
Është një ditë shumë e angazhuar. Nis me punë edhe mbaron me punë. 

Po një ditë pushimi?
Në ditën e pushimit mundohem të plotësoj ato mungesa që i bëj gjatë javës në familje. E di që nuk ja dal, por familjarët më kuptojnë edhe më përkrahin në çdo hap që unë hedh. Ditën e pushimit mundohem ta bëj vërtet pushim edhe sa më çlodhëse dhe argëtuese. 

Angazhimet politike ju kanë larguar paksa nga familja. Ju vjen keq apo mundoheni ta kompensoni kohën e humbur? 
Me politik jam marr që e re, dhe më është bërë si ushqimi i përditshëm, nuk mundem dot të shkëputem prej saj. Po normalisht politika është angazhim më vete, por njerëzit e familjen më mirëkuptojnë ndaj edhe unë ndihem shumë mirë. Por, mundohem edhe pse e di që nuk e mbush kurrë kohën e humbur nga familja. 

Po fëmijët tuaj, nga kush do të dëshironit të merrnin më shumë, nga ju apo nga bashkëshorti?
Fëmijët kanë marr nga të dy ne. Djali me profesion nga unë, por edhe vajza edhe pse ende gjimnaziste e ka ndarë mendjen për profesionin e saj të jetës, edhe ajo do eci në gjurmët e mia, dhe ajo do bëhet pjesë e bluzave të bardha, pra atë të mjekësisë. Si unë, një bluzë të bardhë që e kam mbajtur veshur për 18 vite me radhë. 

Përveç fëmijëve, cili është kulti që i faleni dhe i përuleni?
Zotit edhe familjes tim. Ato janë jeta ime.

Cili tip e karakterizon Jetmirën? 
Duke qenë se jam nga Shkodra karakterizohem edhe unë nga humori, por po ashtu jam shuam e vendosur. Këtë karakteristikë ma njohin të gjithë. çdo detyrë që marr përsipër e finalizoj atë me sukses. Po ashtu nuk mund të lë pa përmendur që jam edhe shumë kërkuese ndaj vetes. Kjo më ka bërë që të jem këtu ku jam edhe të eci me hapa të sigurt. 

A dorëzohet Jetmira para pengesave?
Kurrë. Asnjëherë nuk jam dorëzuar edhe pse pengesat kanë qenë shumë të mëdha, unë i kam kaluar me sportivitet, buzëqeshje, qetësi, por edhe me vendosmëri. 

Sa hapësira ka femra në jetën politike? 
Hapësira në jetën politike, varet në cilën forcë politike aderon. Në LSI hapësirat për femrën janë shumë të mëdha, pasi i jep mundësinë çdo femre që punon ta ndjeje veten të vlerësuar. Në cilindo pozicion qoftë. Ju e shikoni edhe vetë që mbi 50% e femrave në LSI janë të pozicionuara. Duke filluar nga postet administrative deri tek profilet ku ato mund të japin kontributet e tyre. 

A lejohet ajo të zgjedhë e të vendosë apo fakti që janë burrat në shumicë e lë femrën në hije?
Në LSI kjo nuk ndodh. 

Si ndjeheni ju, si pjesë e forcës së tretë më të madhe në vend, Lëvizjes Socialiste për Integrim?
Unë ndjehem shumë mirë, LSI është një forcë politike, e cila synon të jetë gjithmonë pranë qytetarëve, t’i ndihmojë ata, edhe të mos thotë premtime që i merr era. LSI nuk di të mos e mbaj premtimin e dhënë. Ju e shihni edhe vet, ajo ka kërkuar që femra të jetë në poste drejtuese dhe kështu ka bërë. Dhe pasqyrë e kësaj jam edhe unë, ku në një post drejtues, i cili është drejtuar gjithmonë nga meshkuj, tashmë e drejton një femër. Por një femër është më e ndjeshme, ndaj ajo triumfon në poste drejtuese, pasi socializohet me hallet dhe problemet e popullit dhe postin nuk e sheh si një thes ku të marr para, po e sheh si një familje, tek e cila kërkon harmoninë dhe dashurinë. 

Cilat janë ato veçori apo cilësi që ju keni konstatuar tek Ilir Meta, si politikan dhe si mik?
Si mik dhe si politikan, mbi të gjitha ai është një njeri që e mban fjalën, pra i besës. Një politikan i zgjuar, di se çfarë kërkon dhe ku do të arrijë. Vizionar. Dhe që çdo gjë e merr shtruar dhe me qetësi. Kjo e ka bërë që ai të fitojë simpatinë e të gjithëve dhe ndodhet gjithmonë pranë problemeve të qytetarëve. Institucionet që drejton LSI janë tepër korrekte dhe në zgjidhje të problemeve të qytetarëve. Kjo po ashtu është edhe porosia që përsëritet më shpesh nga Kryetari i kësaj force, i cili parësore ka përmbushjen e premtimeve që ka bërë nëpër fushata. Ai mundohet dhe gjithmonë ja del t’i përmbushi ato dhe të mos zhgënjej askënd. 
Shkodra në vizionin tuaj. Nëse do të mundeshit, çfarë do të ndryshonit për vendlindjen tuaj?
Shkodra është një qytet i vjetër, me një histori të lashtë, me traditë dhe kulturë. Siç njihet është ‘djepi i kulturës’, Shkodra e këngës, e humorit, kot nuk ka edhe frazën që e njohin të gjithë: “me ken shkodran tana i ban”. Shkodrën e ndryshojnë vetë qytetarët, e ndryshojnë vet shkodranët, me rregullat dhe kulturën që i karakterizon. Po të ecësh në Shkodër nuk sheh letra të hedhura në tokë, këtë e përcjellë edukata e shkodraneve dhe mentaliteti i tyre. 
Sigal