Dr. Riselda Sejdija: Të jesh pedagoge është fat, por edhe përgjegjësi

695
Sigal

INTERVISTA/ Flet koreografja dhe pedagogia Dr. Riselda Sejdija: Jam “goc Tirone” dhe e çmoj qytetin tim

Një femër kurajoze. E heshtur dhe punëtore. E lidhur me librin dhe me artin. Korrekte dhe kërkuese. I ka ngjitur shkallët e karrierës e sigurt vetëm me punë dhe studim. Ka qenë një fëmijë shumë i dëgjuar dhe i bindshëm dhe kjo ndoshta ka qenë një veçanti e saj e parë. Që e vogël e ka ndjerë kërcimin brenda saj dhe kjo është ndjerë dukshëm në familje. Ka qenë tepër e vogël, kur ndjetë muzikën dhe kërcente me një burim koreografik brenda vetes dhe ky ka qenë një fakt çuditës, ky është talenti i lindur me rrënjë të thella! Mamaja e saj ka qenë po ashtu një balerinë e lindur, me një talent të jashtëzakonshëm, por fatkeqësisht babai i saj nuk e la për ta vazhduar artin, kështu që ëndrra e saj e ngelur përgjysmë u përçua tek Riselda fuqimisht për ta vazhduar.

Tirana për ju është e rrallë. Si do ta përkufizoni atë?

Po! Tirana është një qytet tepër i gjallë dhe njëkohësisht i bukur për mua. Më pëlqen fakti që jam “goc Tirone” dhe e çmoj qytetin tim për kulturën artistike që ai mbart.
Tirana më jep tjetër ndikim, pasi kam jetuar dhe në vende të tjera më përpara si: Dubai, Gjermani dhe Kosovë, që është dhe vendlindja e bashkëshortit tim. Duke patur një jetesë jashtë vendit tënd, e ndjen mirë diferencën e ndikimit të vendit tënd. Prandaj them me bindje që ushqimin shpirtëror që gjej në vendim tim, nuk e gjej në asnjë vend tjetër të botës, kështu mendoj deri tani.

-Kishit një fëmijëri interesante dhe plot aktivitete. Përse veçoheshit në vegjëli?
                       
Mund të them se kam qenë një fëmijë shumë i dëgjuar dhe i bindshëm dhe kjo ndoshta ka qenë një veçanti e imja e parë.  Që e vogël e kam ndjerë kërcimin brenda meje dhe kjo është ndjerë dukshëm në familjen time. Unë kam qenë tepër e vogël, kur ndjeja muzikën dhe kërceja me një burim koreografik brenda meje dhe ky ka qenë një fakt çuditës,  ky është talenti i lindur me rrënjë të thella! Mamaja ime ka qenë po ashtu një balerinë e lindur, me një talent të jashtëzakonshëm, por fatkeqësisht babai i saj nuk e la për ta vazhduar artin, kështu që unë besoj se, ëndrra e saj e ngelur përgjysmë u përçua tek unë fuqimisht për ta vazhduar. Fakti që kam qenë fëmijë i vetëm, nuk më ka bërë që të llastohem, por që të jem shumë e lidhur me familjen time dhe të ndihem dhe të rritem me një vëmendje dhe përkushtim të plotë që ka shërbyer si një pjekuri dhe maturi që e vogël dhe ka vazhduar të rritet deri më ditët e sotme brenda meje dhe kjo është meritë e familjes sime. Është për t’u thënë që këto ndoshta janë detajet që mund ta bëjnë një fëmijë të dashur dhe të bukur dhe të veçojë nga të tjerët.

-Shkolla pikësynimi juaj. Studiuat në Shkollën Kombëtare Koreografike. Si vazhdoi rrugëtimi juaj?

Synimi im ishte i qartë. Më pas jam diplomuar me titullin koreografe në Universitetin e Arteve. Në vitin e tretë të shkollës së lartë unë solla në jetë birin tim, Brahim Sejdija. Pasi mbarova shkollën e lartë, mu desh të shkëputesha nga arti, pasi Brahimin doja ta rrisja ashtu si unë jam rritur, me përkushtim maksimal dhe vëmendje të plotë dhe me plot dashuri. Pas 3 viteve jetesë në Dubai dhe 3 vite jetesë në Kosovë, u ktheva në qytetin tim, ku menjëherë u emërova si pedagoge e brendshme në Universitetin e Arteve dhe njëkohësisht kam filluar studimet e mia pasuniversitare në QSA. Pasi mbarova magjistraturën dhe u emërova me titullin, DR, ndjeva një kompletim profesional artistik, në veten time dhe vazhdoj të ndjehem tepër me fat. Në fushën e koreografisë, doktor shkencash, kanë qënë tre koka si: Prof. Dr. Ramazan Bogdani, Prof. Dr. Nexhat Agolli dhe Prof. Dr. Skënder Selimi, Dr. Riselda Sejdija renditet e katërta, për këtë ndihem e lumtur dhe krenare, që pas këtyre 3 kokave renditet menjëherë emri im i pari për këtë katedër koreografie që jemi, pastaj rreshti le të vazhdojë. Mund të them së fundmi që jam vetëm 29 vjeç dhe kam arritur me forcat e mia deri këtu dhe për këtë gjë falënderojë të madhin Zot dhe familjen time për mbështetjen morale që më japin çdo ditë të jetës sime. Përveç faktit që unë kam nisur profesionin tim që e vogël dhe karriera ime vazhdoi dita ditës dhe rritet tashmë nëpërmjet veprave që unë bëj.

-A ishin prindërit tuaj, babai apo nëna shtysë për t’u bërë balerinë e më pas koreografe. Apo ata në njëfarë mënyre ishin pengesë?
 
Si mund të jenë pengesë kur një mama ka qenë balerinë dhe një baba sportist? Ata janë më të lumturit që unë kam sot këtë arritje profesionale kaq të mirëfilltë dhe të edukuar nga ana famoze.

-Fama bën çudira. Si e kanë përjetuar prindërit famën tuaj?

Si? Qetë, bukur dhe pastër!
 
-Çfarë marrëdhënie ka Riselda Sejdija me artin e bukur të koreografit?

Marrëdhënien e shkëlqyer artistike do ta përkufizoja kështu: punë + punë = punë, drejtësi + punë= respekt, respekt + punë + drejtësi – hipokrizi = koreografi, kjo është Dr. Riselda Sejdija, në marrëdhënie me punën si pedagoge, marrëdhënie me studentët dhe me koreografinë.

Fëmija një mrekulli. Si është marrëdhënia e djalit me prindërit e tij?

E them me plot gojën se Brahimi është një fëmijë i mbarë mbi të gjitha. Është fëmijë i dashur, i zgjuar, i dëgjuar dhe i bindshëm. Marrëdhënia e Brahimit me ne, është një marrëdhënie shumë e lidhur sepse ai është mësuar me përkushtim të plotë. Brahimi është një fëmijë që të imponon t’ia realizosh ato që do, ndoshta edhe kur e ka tepruar.
Hajdini dhe unë kemi një lidhje tepër të ngushtë me djalin dhe mundohemi që të rrimë konstant herë pas here që mos e teprojmë, por Brahimi është një fëmijë aq i zgjuar që di kur e tepron dhe kur jo. Kjo besojë është kontributi jonë familjar, që fal Zotit, të kemi një fëmijë të mbarë dhe që të vazhdojë të jetë i tillë.

-Trup perfekt. Ushqimi juaj i preferuar?

Përpos sa më lart, unë jam një kuzhiniere shumë e mirë dhe pjesën e gatimit nuk lë asnjë të ma preki.
Jam shumë e lidhur me kuzhinën dhe gatuaj me shumë dashuri për familjen time. Pasi jam tepër e apasionuar pas kuzhinës sigurisht që kam edhe shumë preferenca në ushqim. Zakonisht më pëlqen kuzhina italiane atë dhe praktikoj më shumë. Tani duhet të besoni edhe këtë gjë që unë bëjë art edhe në gatim (qesh) Më pëlqen të bëjë përzierje të ndryshme dhe sistemim estetik ushqimor, sidomos për dreka, ose darka të veçanta mes miqsh.

-Vendet që preferoni më shumë të vizitoni?

Të gjitha kanë bukurinë e vetë kështu që nuk mund të veçoj. Por sigurisht që, në vendet, ku ka më shumë shoping do preferoja ta vizitoja më shpesh.

-Tashmë, mbas mbarimit të produksionit tuaj të fundit “Risi Moulin” ju duhet të pushoni për të gjetur energji të reja?
Tani për tani unë po e shijojë veprën pasi ajo sapo përfundoi në Teatrin Kombëtar të Prishtinës, ku u prit me një sukses të jashtëzakonshëm më 9 mars dhe më pas në Zyrih në Zvicër dhe ka tur të gjatë për të bërë, kështu që pasi të mbaroj turi besoj se do kem pak kohë për t’u shplodhur.

Sokol Guga