Akademia e Arteve është një shkollë ku i lihet hapësirë kreativitetit

1553
Sigal

INTERVISTA/ Flet pedagogja dhe piktorja Majlinda Kelmendi

 Një piktore që i ka ngjitur rrugët e suksesit me këmbngulje dhe me passion. Tirana I hapi dyert e suksesit ndrësa Prishtina  e konsolidoi më tepër. Sot ajo është jo vetëm një piktore me emër por dhe një pegagoge korekte që gëzon respektin e studentëve. Në CV  e saj shikon me dhjetra certifikata dhe seminare Ndërkombëtare ku ajo ka marrë pjesë me shumë sukses. Jeta e sdaj në pjesën kryesore zhvillohet në Tiranë dhe Prishtinë ku ka të afërmit miqtë por dhe ku ballfaqohet me të rejat e pikturës dhe të pedagogjisë.

-Kush ishte arsyeja që konkuruat për pikturë ?

Kanë kaluar shumë vite që atëhere , por mbaj mend mirë që nuk kam pasur hamendje se për çfarë duhet të studjoj në universitet. Isha e vendosur për të studijuar në Akademine e Arteve. Në vitet në vazhdim kam qenë e  bindur që kam bërë zgjedhjen e duhur. E dua profesjonin tim.

-Si u ndjetë gjatë konkurimit dhe çfarë pikture realizuat?

Kam kujtimin më të bukur .. pashë në listën e emrave fitues që unë isha e para, numri një.

Konkursi zhvillohej në piktur dhe vizatim me model nga natura (portret dhe figurën e njeriut).

-Si ishte kërkesa e llogarisë në Akademinë e Arteve dhe a është shkolla jonë e pikturës në nivelin e atyre europiane?

Akademia e Arteve është një shkollë ku i lihet hapësirë  kreativitetit, imagjinatës, filozofisë por pa harruar studimin analitik dhe të thellë. Ky gërshetim pedagogjik i ka dhënë rezultatet e veta në vite pasi shumë studentë që kanë përfunduar këtë universitet, sot me veprat e tyre kanë bërë emër, kanë aktivitetin e tyre artistik gjithashtu dhe shpërblehen me çmime në evropë dhe botë.

 -Cila ishte piktura juaj e parë?

Piktura ime parë ka qenë e pa realizuar në mendjen time që kur isha 8 vjeç..Më vonë s’u ndala duke punuar dhe lexuar për artin dhe filozofinë gjithashtu psikologjinë dhe pedagogjinë.

Këto ecin paralelisht duke kërkuar dhe përthithur sa më shumë të mundësh.. Më vonë fillon faza e zgjedhjes së autoreve dhe të luftosh për cilësinë.. aspak për sasinë .. numrat i kam injoruar gjithmonë.

-Kur e keni hapur ekspozitën e parë?

Ekspozita ime parë ka qenë menjëherë pas studimeve në një galeri private në Tiranë.

Ishte bukur…

– Nga Tirana u martuat nëë Kosovë, ju mungon Tirana?

Po. Tirana ëshët qyteti im I lindjes. I ëndrrave. I realizimeve. Tirana është pjesë e jetës time në çdo hap që hedh.

-Cilat janë të përbashkëtat dhe të veçantat e Tiranës me Prishtinën?

Të përbashkëta ka shumë  mes Tiranes dhe Prishtinës. Por atë që dua të veçoj është fakti që kush punon ecën dhe kush është pasiv mbetet prapa. Kur flas për punë e kam fjalën për më gjerë. Pra kush lufton për t’u ngritur në gjithë aspektet e jetës, informim, profesjon, personalitet, krijimtari etj

 -Si ndiheni si pegagoge në Universitetin e Prishtinës?

Puna si pedagoge krahas vlerave për të përcjell dijet, përvojën tek brezi i ri, të bën të kesh dhe shumë përgjegjësi si krijuese, të jesh gjithmon me hapin e kohës.

-A egziston mitmarrja në Universitetin ku ju punoni ?

Jo . Nuk njihet si fenomen. Kjo më gëzon pa masë

-Sa ekspozita keni hapur në Tiranë?

Kam qenë e ftuar në ekspozita të ndryshme me artistë të tjerë nga Tirana dhe në projekte me pedagog të Universitetit të Arteve Tiranë por ekspozita personale kam dy, një pas studimeve dhe tani në 2012. Ekspozitat e tjera personale i kam realizuar në Europë dhe Kosovë.

-Femrat piktore janë të pakta si ndieheni përballë meshkujve?

Arti nuk njeh gjini por inteligjencë, dhunti dhe punë.

– Kujt ja dedikoni ekspozitën e fundit në Tiranë?

Qytetit tim,vendit tim, artëdashësve të shumtë.

-Motua nga e cila udhëhiqeni në jetë?

Vetem cilësi .Jo sasi

-Një ditë pune e zakoshme?

Ligjërata  në fakultet me studentë, disa orë në studjo, mbrëmje me familjen dhe librin e rradhës në orët e vona. Larg TV.

-Ku preferoni ti bëni pushimet?

Vite me rradhë kam preferuar dhe kam bërë pushimet në Evropë.. por në vitet e fundit kam një rikthim më pëlqen vetëm bregdeti ynë. Eshtë më i miri dhe më i mrekullueshmi.

-Veshja e preferuar?

Nuk dua të flas për firma por për stil. Më pëlqen klasikja me elemente dhe detaje të modernes pra gërshetimi. Mbi të gjitha preferoj të ndihem komod me garderoben që zgjedh.

-Çfarë vlerësoni tek një njeri dhe çfarë kritikoni?

Vlerësoj njerëzit me karakter të fortë dhe që kanë piksynime në jetë.

Nuk kam respekt për njerëz pasiv dhe dembel që nuk dinë pse zgjohen dhe s’din çfarë kanë bërë kur erret .

-Keni ndonjë peng në jetë?

Jo .Gjithmonë kam bërë atë që kam dashur.

-Çështë familja për ju?

Gjithçka , është vetë jeta.

-A ndihet e vlerësuar femra shqiptare sot?

Vlerat i merr ai që arrin dhe secili merr aq sa meriton.

Ka shumë meshkuj që nuk vlerësohen në shoqëri, pra nuk ka lidhje me gjinin por kush je dhe çfarë je.Jam e bindur për këtë që është vetëm kështu.

-A është shoqëria shqiptare maskiliste dhe cilat janë format më shprehëse të saj?

Poështë maskiliste sidomos kur gjen terren..

Respekti karshi mashkullit është vlerë ndërsa inferjoriteti është kret gjë tjetër .Varet çfarë jep dhe çfar zgjedh në një raport.

Çdo njeri merr ate që jep dhe atë që kërkon.