Në Sicili shiten shtëpi për vetëm 1 euro, kjo është arsyeja

632
Sigal

Emigrantët shqiptarë ndër blerësit kryesorë

Për shumë persona është një ëndërr të jetosh në Itali. Prandaj një komunë e vogël e Sicilisë e quajtur Sambuca po ndihmon të huajt që të shkojnë të jetojnë atje duke propozuar çmime të ulëta për blerjen e shtëpive; për vetëm 1 euro. Në fillim të vitit 2019 zyrtarët e kësaj komune të vogël, njoftuan një plan për të rigjallëruar vendin e tyre, i cili ishte në tkurrje të madhe, duke nxjerrë në shitje të gjitha banesat e braktisura dhe të vjetra për vetë 1 euro. Teksa banorët e zonës lëviznin nga fshatrat drejt qyteteve ashtu si edhe në shumë qytete të tjera të vogla në të gjithë Evropën, Sambuca vuante nga rënie e thellë e popullsisë . Kështu që zyrtarët blenë shtëpi boshe, pastaj ofruan pronat me çmim minimal në tregun global për të tërhequr njerëz të rinj. Kjo nismë funksionoi shumë mirë. Pas kërkesave nga e gjithë bota, si artistë, valltarë, muzikantë e më shumë, banorët e rinj të Sambucas po rregullojnë shtëpitë dhe po transferohen aty tashmë, duke e ripopulluar këtë vend. Investimi për rinovim është kërkesa e vetme e këtyre blerjeve, të cilat po i japin një grupi të larmishëm blerësish ndërkombëtarë një vend të ri dhe të veçantë për të jetuar apo pasur një shtëpi pushimi. Kryetari i bashkisë së Sambuca, Leonardo Ciaccio, tha se ndihet shumë i lumtur kur shikon shtëpitë boshe teksa shndërrohen në shtëpi të lulëzuara. “E gjitha u zhvillua shumë bukur!” tha ai. Emigrantët shqiptarë janë ndër të parët (BBC)