Itali/ Ndryshon ligji në fqinjin perëndimor, preken shqiptarët azilkërkues

490
Sigal

Personat azilkërkues mund të qëndronin deri në 2 vjet, tani vetëm 4 muaj

Nëse deri tani personat azilkërkues mund të qëndronin në Itali deri në 2 vjet, deri sa të vendosej më pas për ta, tashmë kjo kohë do të shkurtohet në vetëm 4 muaj. Shteti italian përshpejtoi afatin e procedurave për riatdhesimin e emigrantëve.

Ministri i Jashtëm dhe kreu i Lëvizjes 5 Yjet, Luigi Di Maio, njoftoi të premten nënshtrimin e dekretit ndërministror mes Ministrisë së Jashtme dhe asaj të Brendshme për emigrantët. “Ky është vetëm hapi i parë i planit tonë të sigurt të riatdhesimit”, tha ai, duke përsëritur se masa “do të sjellë riatdhesimet në 13 vende brenda katër muajve nga dy vjet që ka qenë”. 13 vendet e listuara në programin e riatdhesimit janë Algjeria, Maroku, Tunizia, Shqipëria, Bosnja, Kepi i Gjelbër, Gana, Kosova, Maqedonia Veriore, Mali i Zi, Senegali, Serbia dhe Ukraina.