Gjermania kërkon 400 mijë emigrantë aktivë. Kushtet e punësimit dhe si të ndiqni studimet pasuniversitare

635
Sigal

Deri në 2060 i duhen edhe 400 mijë punëtorë aktivë

Kushtet e reja për të punuar në Gjermani

Deri në vitin 2040 rreth 35% e popullsisë gjermane do të ketë prejardhje të huaj.

 

Njohja e gjuhës gjermane dhe mosha do të jetë kushtet e reja të cilat do të hyjnë në fuqi nga 1 marsi i vitit të ardhshëm për qytetarët e Ballkanit që duan të punojnë në Gjermani.

Këto rregulla parashikohen me Ligjin e Emigracionit, ku zotërimi i gjuhës gjermane do të jetë një kusht i rëndësishëm pa të cilin s’mund të punoni.

Edhe mosha do të jetë një nga kushtet, por akoma nuk është përcaktuar saktë, por e vërteta është se Gjermanisë deri në vitin 2060 do ti nevojiten edhe 400 mijë punëtorë. Drejtori i departamentit për hulumtim të migracionit në Byronë Federale të Punësimit të Gjermanisë (IAB), Herbert Brucker, ka thënë se vendi duhet të hapë tregun e tij të punës për vendet e tjera pasi burimi i punës nga vendet e Evropës Jugore dhe Lindore është tashmë është përdorur maksimalisht. Eksperti gjerman për migracionin thotë se deri në vitin 2040 rreth 35% e popullsisë gjermane do të ketë prejardhje të huaj.

 

II

GJERMANI/Universitetet: Në Gjermani studiojnë çdo vit mbi 190.000 studentë të huaj

 

Dokumentacioni, ku, si, kur mund të studioni në Gjermani

Gjermania me 190.000 studentë të huaj në vit, zë vendin e tretë në botë sa i përket studiuesve të shkollimit të lartë që vijnë nga vendet e ndryshme të botës, shifër kjo e cila është në rritje. Edhe pse me kushte të mira studimi, për shumicën nga ta, ka ende vështirësi.
Fati është i njëjtë për të gjithë, e këtë fat e kanë edhe shumë studentë shqiptarë të cilëve u janë hapur dyert ne Universitetet më të njohura gjermane.
Të ardhur nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe viset shqiptare nga Mali i Zi, studentët shqiptarë në Gjermani përbëjnë strukturën më të integruar shqiptare në shoqërinë gjermane, gjë që tek opinioni i vendit vlerësohet pozitivisht. Studentëve shqiptarë, kryesisht janë të orientuar në qytetet kryesore si Berlini, Hamburgu, Munihu, Shtutgarti, Hannoveri, Dyseldorfi, etj.

Sistemi i shkollave të larta pasuniversitare në Gjermani dhe funksionimi i tyre, normat
Si të ndjekësh studimet pasuniversitare, vendet dhe dokumentet
Ç’lloje shkollash të larta ekzistojnë në Gjermani?

Tre lloje kryesore: universitete, institute të larta profesionale dhe shkolla të larta të arte-ve.

Cilat janë ndryshimet midis këtyre shkollave të larta?

Në mënyrë shumë të përgjithshme mund të thuhet që studimet në universitete janë më teo-rike dhe më gjata në kohë, studimet në institutet e larta profesionale janë më praktike dhe më të shkurtra. Dhe është e kuptueshme që nuk mund të jepet një vlerësim i  përgjithshëm për shkollat e larta të arteve.

Çfarë lloj diplomash mund të merren në shkollat e larta gjermane?

Diploma e instituteve të larta profesionale deri tani quhej “Diplomë”, ndërsa në universitete deri tani ka patur tre lloje diplomash: “Staatsexamen” për mjekët dhe juristët, “Diplomë” për studimet e shkencave natyrore, sociale dhe ato të inxhinierisë, si dhe “Magjistër” për studimet e dijeve humane.

Përse përdorni fjalët “deri tani”? Nuk është më aktual ky sistem?

Sistemi që sapo përshkruam nuk do të ekzistojë më brenda pak vitesh. I ashtuquajturi “Procesi i Bolonjës” do të thotë që në Gjermani, si dhe në të gjitha vendet e tjera europiane do të ekzistojnë vetëm diplomat “Bachelor” (diploma e parë) dhe “Master” (diploma e dytë) –  me përjashtim të mjekëve, teologëve dhe juristëve, për të cilët ka ende shumë debat. Diplomat “Bachelor” dhe “Master” kanë si qëllim që studimet të bëhen më të shpejta dhe më efiçiente. Atëherë, nëse dëshironi të kryeni studime me perspektive, më mirë kërkoni studimet “Bachelor” ose “Master”. Deri tani, rreth 35 për qind e studimeve në Gjermani përputhen me këtë sistem të ri.

Cili është ndryshimi kryesor midis sistemit shqiptar dhe atij gjerman?

Në Gjermani shkollat e larta gëzojnë një autonomi relativisht të madhe, si në aspektin financiar ashtu edhe në atë politik. Kjo do të thotë që çdo shkollë e lartë ka një profil të ndryshëm, gjë që në shumë raste krijon probleme për studentët e huaj që janë në kërkim të një universiteti ose të studimeve të përshtatshme. Nga ana tjetër shanset për të gjetur një universitet që përmbush maksimalisht dëshirat dhe kërkesat e studenteve janë më të larta. Por cilido qoftë universiteti juaj – në Gjermani mund të jeni të sigurt se kudo të studioni sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.

2. Financimi i studimeve në Gjermani

Sa kushtojnë studimet në Gjermani?

Deri sot studimet në Gjermani kanë qenë falas. Megjithatë, me një vendim të gjykatës më të lartë gjermane në fillim të 2005, universitetet kanë fituar të drejtën për të marrin taksa nga studentët. Aktualisht nuk është e qartë se sa duhet të paguajnë studentët, por pritet që taksa të jetë rreth 500 EUR për semestër. Ky sistemi i taksave do të zbatohet që nga viti akademik 2006/2007 në shumicën e rajoneve të Gjermanisë.

Sa kushton të jetuarit në Gjermani?

Ekspertët dhe përvoja e deritanishme kanë treguar se 6500.- EUR në vit janë të mjaftueshme për një jetë modeste të një studenti. Pra, nga çdo aplikues për një vizë studimi, Ambasada Gjermane kërkon garancinë që ai ose ajo është në gjendje të mbajë veten. Minimumi është 6500.- EUR. Bashkë me taksat e reja të universiteteve kjo shkon deri 7500.- EUR në vit.