Emigracioni shqiptar/ Kandaja, Suedia dhe Zvicra, destinacioni kryesor për punësimin e profesionistëve dhe talenteve. Kërkesat për aplikuesit, diloma e shkollës dhe kriterët

829
Sigal

Kërkesa për profesionistë të caktuar, njohja ekselente e dy gjuhëve zyrtare (anglisht dhe frëngjisht), njohja e diplomave të shkollës së lartë

Ëndërroni të jetoni dhe punoni në Kanada, këto janë 3 mënyrat më të sigurta

Kanadaja pranon mijëra emigrantë çdo vit, por me profesione të caktuara dhe mbi bazën e rregullave tepër rigorozse të emigrimit.

Në ndryshim nga “Llotaria Amerikane” që i mundëson çdo personi emigrimin në SHBA dhe marrjen e nënshtetësisë pas disa vitesh, Kanadaja ndjek një mori procedurash të tjera, më specifike, duke nisur që nga kërkesa për profesionistë të caktuar, njohja ekselente e dy gjuhëve zyrtare (anglisht dhe frëngjisht), marrja për bazë e diplomave të shkollës së lartë etj. Këto procedura zgjasin për një periudhë të paktën 2 vjeçare, por i rëndësishëm është procedimi dhe plotësimi i kritereve të kërkuara.

-Kërkesë

-Diploma e noterizuar

-Gjuhët anglisht dhe frëngisht të mbrotjura

-Dëshmi Penaliteti

-Certifikat mjekësore

-Specialiteti dhe certifikata

IIi

Suedia, vendi më i mirë për emigrantët

Suedia është vendi më i mirë në botë për të jetuar emigrantët, thotë një studim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Një renditje e re e vendeve më të mira për të jetuar një emigrantë ka vendosur Suedinë në vendin e parë, e ndjekur nga Kanadaja, Zvicra, Australia dhe Gjermania.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vend i cili u themelua kryesisht nga emigracioni masiv është radhitur në vendin e shtatë

Sipas raportit botëror të ShBA-së, kjo renditje është bërë duke shikuar masat e stabilitetit ekonomik, barazinë e të ardhurave dhe tregjet e punës, duke përdorur për studim edhe opinionet e më shumë se 21 mijë udhëheqësve të bizneseve elite.

Po ashtu autori i këtij studimi ka treguar se kanë përdorur edhe të dhëna nga Banka Botërore dhe Kombet e Bashkuara mbi popullsinë migrante në vende të ndryshme.

Projekti i emigracionit është pjesë e një renditje më të gjerë të nisur nga U.S Neës dhe Ëorld Report vitin e kaluar, që përpiqet të përcaktoj vendet “më të mira” në botë e në të njëjtën kohë bënë renditjen e kolegjeve, spitaleve dhe makinave më të mira.

Eric Gertler, bashkë-kryetar i U.S. Neës dhe Neë York Daily Neës, ka thënë se përvoja e kësaj renditje të vendeve më të mira u tregoi shumë njerëzve që të shohin se çështja e emigracinot është shumë e rëndësishme në botë.

Suedia ishte bërë një nga destinacionet më të kërkuara nga refugjatët e Afrikës dhe Lindjes së Mesme gjatë viteve të fundit.

 

II

SHBA mbetet  në vendin e 16-të, derisa Britania e Madhe ka rënë në vendin e 21-të.

 

Zvicra, destinacioni kryesor për profesionistët e talentuar

 

Në përgjithësi Zvicra ka rezultate mjaft të mira, duke kryesuar me 11 nga 15 ekonomitë më konkurruese të talenteve

Zvicra është renditur disa herë në vendin e parë në renditjen botërore për tërheqjen e profesionistëve të talentuar, shkruan ‘sëissinfo.ch’.

Sipas një publikimi nga Shkolla e Biznesit IMD në Lozanë, raporti analizon mbi 60 vende, sipas kritereve të ndryshme të rëndësishme për punëtorët profesionalë dhe konstaton se, Zvicra del në krye të klasifikimit të përgjithshëm për herë të pestë radhazi, përcjell albinfo.ch.

Nga tri kategori, Zvicra është e para në kategoritë e “apelimit” dhe “gatishmërisë”, të cilat përcjellin faktorë të tjerë si cilësia e jetës, taksimi, siguria, arsimimi i fuqisë punëtore dhe kompetenca e menaxhimit.

Zvicra nuk ishte e mirë në koston e jetesës, derisa në kategorinë ‘investime dhe zhvillim’, Zvicra u rendit e pesta.

Në përgjithësi Zvicra kishte rezultate mjaft të mira, duke kryesuar me 11 nga 15 ekonomitë më konkurruese të talenteve. Danimarka ishte në vendin e dytë, kurse Belgjika e treta.

SHBA mbetet  në vendin e 16-të, derisa Britania e Madhe ka rënë në vendin e 21-të.