Ambasada gjermania thirrje të rinjve Aplikoni në kompanitë prestigjoze për praktikat 3 dhe 6 mujore. Njohja e kulturës së punës, adresat e aplikimit dhe afati deri në 11 nëntor

740
Sigal

Bursantët kanë mundësi të njihen me kulturën e punës së kompanive në Gjermani

Ambasada Gjermane thirrje të rinjve: Aplikoni në kompaninë prestigjioze, ja ku mund ti gjeni adresat

Ambasada Gjermane në Tiranë ka bërë thirrje për të diplomuarit dhe studentët e rinj nga Shqipëria për mundësinë e kryerjes së praktikës 3 deri në 6 muaj, në një kompani tepër prestigjioze gjermane. Ata do të shkojnë me bursa, ndërsa, “Bursantët kanë mundësi të njihen me kulturën e punës së kompanive në Gjermani dhe të mësojnë mbi menaxhimit modern dhe organizimit të punës”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i Ambasadës Gjermane në Tiranë:

A jeni i interesuar për një praktikë në një kompani prestigjioze gjermane?

Programi i bursave të Ekonomisë Gjermane u ofron të diplomuarve dhe studentëve të rinj nga Shqipëria mundësinë e kryerjes së një praktike 3 deri 6 mujore në një kompani prestigjioze gjermane. Bursantët kanë mundësi të njihen me kulturën e punës së kompanive në Gjermani dhe të mësojnë mbi menaxhimit modern dhe organizimit të punës. Informacione të mëtejshme dhe akses në aplikimin online (i mundshëm deri më 11 nëntor) mund të gjeni këtu: www.stipendienprogramm.org , thuhet në njoftimin e Ambasadës Gjermane në Tiranë.