Zvicra dhuratë Shqipërisë 450 mijë dollarë për menaxhimin e borxhit publik

352
Zvicra do t’i dhurojë Shqipërisë një shumë prej 450 mijë dollarë për menaxhimin e borxhit publik. Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Financave Shkëlqim Cani dhe Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri, Christoph Graf. Ky projekt ka të bëjë me financimin e projektit për instalimin në Ministrinë e Financave të versionit 6 të programit të menaxhimit të borxhit dhe analizës financiare (DMFAS). Projekti synon mirëmenaxhimin e borxhit dhe ngritjen e kapaciteteve për menaxhimin e integruar të tij.
Shkëlqim Cani: Falenderoj qeverinë zvicerane dhe të gjithë partnerët kombëtare që na kanë ndihmuar. Sic jeni në dijeni Ministria e Financave ka një program afatgjatë deri në vitin 2020 për përmirësimin e financave publike. Në dy vitet e fundit kemi bërë ndryshime drastike. Financat publike kanë marrë zhvillim të madh, duke përfshirë edhe sistemin e thesarit, edhe borxhin publik. Kjo shumë e dhuruar nga qeveria zvicerane shkon në mbështetje të drejtorisë së borxhit dhe të teknologjisë së mbajtjes së borxhit, si dhe në mbështetje të kulifikimit të mëtejshëm që merren me borxhin publik. Ky sistemi i ri realizon edhe nxjerrjen të një grupi tërrësor të dhënash për të realizuar këto analiza. Sistemi i borxhit aktual e përmbushi qëllimin e vet. Bashkë me sistemin, fal mbështetjes së qeverisë zvicerane do të bëjmë kualifikimin e mëtejshëm të administratës që merret me borxhin. Do të kemi një analizë më të thelluar dhe më të mirë dhe gjithcka që kërkohet për menaxhimin e borxhit publik.
Christoph Graf: Shumë vende në këtë rajon kanë një sfidë me rritjen e borxheve publike, prandaj është e neovjshme që vende si Shqipëria të përmirësojnë kapacitetet publike. Shqipëria është duke ndërmarrë reforma për menaxhimin e financave publike. Faktorë të jashtëm janë në veprim si recensioni global ekonomik, por edhe situata ekonomike në Europë. Shqipëria ka nevojë për një kuadër të mirë për menaxhimin e borxhit .Shuma e dhuruar eshtëe modeste 450 mijë dollarëe, por Zvicra është e përkushtuar për menaxhimin e financave publike. Ne kemi disa programe që mbështesin përmirësimin e treguesve makroekonomik në Shqipëri.