Zgjidhet drejtori i ri i Shoqatës së Bankave

926
Asambleja e anëtarëve të Shoqatës Shqiptare të Bankave (AAB), zhvilloi mbledhjen e radhës, në të cilën u mbajtën dhe zgjedhjet, sipas statutit, për 2 anëtarë të Bordit Drejtues, si edhe e kryetarit dhe nënkryetarit të ri. Anëtarët e zgjedhur janë Maltin Korkuti, drejtor i Përgjithshëm, “Credins Bank” dhe Adela Leka, drejtuese e Drejtorisë Ekzekutive, “ProCredit Bank Albania”. Asambleja votoi gjithashtu edhe për zgjedhjen e Silvio Pedrazzi, drejtor i Përgjithshëm i “Intesa Sanpaolo Bank Albania”, si kryetar të Shoqatës Shqiptare të Bankave dhe Adela Lekës, drejtuese e Drejtorisë Ekzekutive, “ProCredit Bank Albania”, si nënkryetare të saj. Pedrazzi zëvendëson në këtë funksion Periklis Drougkas, drejtor i Përgjithshëm i “Alpha Bank Albania”. Pedrazzi u emërua Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv dhe anëtar i Bordit të “Intesa Sanpaolo Bank Albania” më 1 tetor 2013. Para emërimit në këtë pozicion ai ka qenë Drejtor i Commonwealth of Independent States (CIS) & South Mediterranean Area, përgjegjës për të koordinuar filiale të vendosura në Federatën Ruse, Ukrainë dhe Egjipt. Ai e filloi karrierën e tij në sektorin bankar në vitin 1978 duke punuar në disa banka të kursimeve italiane dhe iu bashkua Intesa Sanpaolo Group në vitin 2000. Në Itali, ai mbajti pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të “Cassa di Risparmio di Spoleto” dhe të “Cassa di Risparmio di Ascoli Piceno”. Në vitin 2006 ai u emërua zëvendëskryetari i parë i Bordit Drejtues të Bankës “Intesa”, Beograd (Serbi) dhe në vitin 2008 si kryetar i Bordit Mbikëqyrës të “Pravex-Bank” (Ukrainë).
Sigal