Zgjidhen 3 anëtarë në bordin e BSH mes tyre i dekretuari për Guvernator

710
Sigal

TIRANE – Natasha Ahmetaj, Tonin Kola dhe kandidati i dekretuar nga Presidenti për Guvernator, Gent Sejko, janë anëtarët e rinj të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Kuvendi miratoi sot tre kandidaturat për anëtar në bordin drejtues të BSH, duke plotësuar kështu 3 nga katër vendet bosh në këtë Këshill, duke e çuar kështu në tetë numrin e anëtrëve të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Konkretisht Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 111 vota pro kandidatin e dekretuar për Guvernator Gent Sejkon, me 82 vota pro Tonin Kolën si dhe me 74 vota pro Natasha Ahmetajn.

Më poshtë votat e marra nga ana e anëtarëve të rinj të Këshillit Mbikqyrës së BSH:

Tonin Kola – 82 vota pro, 39 kundër, 2 abstenim
Natasha Ahmetaj – 74 vota pro, 47 kundër, 4 abstenim
Gent Sejko – 111 vota pro, 7, kundër, 8 abstenim.

PS ka vendosi në mbledhjen e Grupit Parlamentar të para dy ditëve që të votojë 3 emrat për Këshillin Mbikëqyrës të BSH-së, mes të cilëve edhe kandidati i dekretuar nga nga Presidenti Nishani si kandidati për Guvernatorin e BSH, Gent Sejko. Miratimi i emrit të Sejkos si anëtar i Bordit të BSH i hap rrugë dhe miratimit të tij si Guvernator i BSH. 

Ndërkaq ditën e djeshme tre kandidatët kanë zhvilluar një seancë dëgjimore në Komisionin e Ekonomisë ku kanë ndarë vizionet e tyre si anëtarë të Këshillit Mbikqyrës. Në fjalën e tij, Sejko tha se sipas tij, vjedhja e 713 milionë lekëve në Thesarin e Shtetit të Bankës së Shqipërisë ka ardhur si rezultat i mungesës së administrimit dhe menaxhimit.