Zef Preçi: Përfitimet për politikanët, gjobat për shtetin

900
Ish-ministri i Ekonomisë dhe eksperti i njohur, Zef Preçi, reagoi pas publikimit të dokumentit të Ministrisë së Drejtësisë për çështjet që Shqipëria rrezikon të humbasë në arbitrazh. “Pasi njihesh me këtë dokument zyrtar, natyrshëm kujtdo i lind pyetja: Përse nuk është ndëshkuar dhe as po ndëshkohet asnjë zyrtar i lartë politik, që për ca para korrupsioni apo për paaftësinë e vet, cenon rëndë ligjet e shtetit, dëmton palë të treta vendase dhe të huaja dhe gjobat i paguan shteti. Dmth Shqipëria vazhdon të privatizojë përfitimet për politikanët e lartë dhe lobet e biznesit e oligarkinë e lidhur me të, ndërsa shoqërizon humbjet, duke rrezikuar seriozisht stabilitetin e vendit dhe duke varfëruar qytetarët e saj. Kjo quhet keq-qeverisje”, shprehet Zef Preçi. Ai nuk ngurron të shigjetojë edhe Kuvendin e Shqipërisë. “Ndërsa shkruaja këto radhë, në TV jepej puntata e radhës e Portokallisë, që formalisht e quajnë edhe Kuvendi i Shqipërisë… Të thuash Turp është pak…”, shprehet Preçi.
Sigal