Zef PREÇI/ Për grabitjen, no comment: drejt epilogut…

704
Sigal

Vjedhja e thesarit, Fullani raportoi në Komisionin e Ekonomisë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani RAPORTOI në një seancë të posaçme në Komisionin e Ekonomisë për të dhënë sqarime lidhur me vjedhjen e713 milionë lekëve nga thesari i Bankës së Shqipërisë. Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë, u zhvillua me dyer të mbyllura. Një ditë më parë kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erion Braçe, ka kërkuar paraqitjen në një seancë të posaçme, të Guvernatorit të Bankës Qendrore, Ardian Fullani, për të dhënë informacion lidhur me vjedhjen disa milionë dollarëshe nga Thesari. Ndërkohë prokuroria e Tiranës e cila po vijon hetimet është në pritje të raportit të grupit të auditit, i cili do të përcaktojë vlerën e saktë të parave që janë vjedhur ndërsa ka kërkuar nga Bankat e nivelit të dytë që të bllokojnë llogaritë e të afërmve të dy personave të arrestuar deri tani, Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë zhvilloi një mbledhje të posaçme një ditë më parë ku diskutoi gjetjet e grupeve të punës të ngritura për të analizuar me hollësi ngjarjen e rëndë të përvetësimit të vlerave monetare. BSH deklaroi nëpërmjet një deklarata për shtyp se, pasi analizoi me përgjegjshmëri dhe në interes të transparencës dhe informimit të publikut, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë konkludon se: Ka përfunduar procesi i inventarizimit të plotë të të gjithë vlerave monetare (kartëmonedha) që ndodhen në magazinat e Bankës së Shqipërisë, nga e cila rezulton se vlera e monetare e munguar është 713 (shtatëqind e trembëdhjetë) milionë lekë, prej të cilave 143 milionë lekë para e nxjerrë nga qarkullimi për t’u asgjësuar. Në një deklaratë nga BSH-ja, pas një mbledhjeje të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës theksohet se ka përfunduar procesi i inventarizimit të plotë të të gjithë vlerave monetare që ndodhen në magazinat e Bankës së Shqipërisë, nga e cila rezulton se vlera e monetare e munguar është 713 milionë lekë, prej të cilave 143 milionë lekë para e nxjerrë nga qarkullimi për t’u asgjësuar. Në deklaratë theksohet se janë zbatuar të gjitha aktet nënligjore që rregullojnë dhe disiplinojnë veprimtarinë për ruajtjen dhe administrimin e vlerave monetare në gjendje cash. Gjithashtu infrastruktura teknologjike sipas BSH-së është e duhura dhe garanton monitorim të vazhdueshëm të të gjithë ambienteve ku zhvillohet aktiviteti i përpunimit të cash-it si dhe të ambienteve ku ai magazinohet. “Inventarizimet dhe kontrollet periodike janë kryer në vazhdimësi në përputhje me bazën rregullative në fuqi”, theksohet në deklaratën e BSH-së. Por si ndodhi vjedhja? Sipas Bankës nga mos përmbushja me rigorozitet e detyrës nga ana e disa punonjësve, ka krijuar hapësira për përvetësimin e vlerave monetare.

“Përvetësimi i parave ka ndodhur në hallkën e ndërmjetme që ka natyrën e një sporteli operacional ku kryhen veprimet e përditshme me cash-in. Në këtë hallkë, mosrespektimi me rigorozitet i procedurave nga disa prej punonjësve krijoi mundësi për abuzime të kësaj natyre”, theksohet në deklaratën e BSH-së.

 

 

SOM 1

 

“Sipas Këshillit Mbikqyrës, vlera e monetare e munguar është 713 milionë lekë, prej të cilave 143 milionë lekë para e nxjerrë nga qarkullimi për t’u asgjësuar. Në deklaratë theksohet se janë zbatuar të gjitha aktet nënligjore që rregullojnë dhe disiplinojnë veprimtarinë për ruajtjen dhe administrimin e vlerave monetare në gjendje cash”

 

 

POSHTË

 

Guvernatori, ‘Soros’, Fondi ‘Besa’ dhe Linda Rama

 

Fullani është burri i kryetares së Soros-it. Full-hani në 2008 manipuloi të dhënat ligjore të skemës më të madhe spekulative të Soros në Shqipëri, të Fondacionit ‘Besa’ (ku pronar ishte Soros), që falsifikoi të dhënat e gjykatës duke krijuar, në kundërshtim me çdo ligj, Fondin ‘Besa Sh.A.’, i cili mori mbi 100 milionë dollar, para, asete dhe borxhe të ardhura nga një aktivitet jofitimprurës, pjesa më e madhe nga buxheti i shtetit dhe i kaloi si pronë skemës sorosiane në kundërshtim me çdo ligj shqiptar dhe te huaj… Pastaj aksionet e Fondacionit Besa iu dhuruan të gjitha Fondacionit ‘Albanian Besa Capital’ ku u krye skema e pastrimit të parasë së origjinës publike për t’iu kthyer mafies sorosiane dhe të tri ‘Besa’-ve kishte vetëm një drejtor! Pra Guvernatori Fullani manipuloi të dhënat e Fondacionit ‘BESA’ si pronë e Soros që drejonte gruaja e tij, duke thyer një rekord botëror të konfliktit të interesit dhe duke ligjëruar një ndër skemat më spekulative tipike sorosiane në mes të Tiranës nga njerëzit e PS, ku ishin të përfshirë dhe zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike me pushtet në atë kohë! Mbi 200 persona janë ndëshkuar nga gjykatat shqiptare në kundërshtim me çdo ligj pasi Fondacioni Besa për periudhën 18 mujore 1 Korrik 2007 – 28 Dhjetor 2008 vepronte si një skemë piramidale kreditimi antiligjor. Përfaqësues ligjor ishte vetë gruaja e Fullanit!!! Dhe ju po më pyesni pse hesht politika për vjedhjen e 7 milionë dollarëve në mënyrën më skandaloze që mund të imagjinohet!!!. Pse po hesht PS? Sepse gruaja e Edi Ramës, Linda Basha ishte kryetare e Soros-it , pra përfaqësuese e vetme e skemës Besa në kohën kur përfundoi spekulacioni. Pse po hesht LSI? Sepse Drejtori Ekzekutiv i BESA është nga Skrapari dhe njeri i afërt me LSI… Pse po hesht PD? Sepse dy personat kryesore në parlament që mbulojnë politikisht fushën bankare dhe financiare kanë firmosur vetë që paratë e buxhetit të shtetit ti dhuroheshin me 2% Fondacionit BESA dhe 5 deputete sorosiane të PD-së, janë shokët e ngushtë te Full-Hanit… Pse hesht Media dhe Shoqëria Civile? Sepse si Besa dhe Fullani burri, dhe gruaja e tij, janë pjese e përfitimeve personale që nga punësimet e tarafit, financimeve, sponsorizimeve dhe shumë e shume të tjera.(burimi nga Lajme shqip dhe e vërteta.al )