Xhafaj: Të mbyllen lojrat e fatit, Financat: Vendim drastik

99
TIRANE – Deputeti socialist Fatmir Xhafaj ka kërkuar mbylljen e të gjtha subjekteve të lojërave të fatit, një kërkesë kjo e cila është vlerësuar drastrike nga zëvendësministrja e Financave Irena Beqiraj. Debati mes tyre u zhvillua në komisionin parlamentar të Ligjeve, ku zonja Beqiraj ishte për të raportuar në lidhje me projektligjin për lojërat e fatit.
Kryetari i këtij komisioni, Xhafaj, të vetmen mënyrë për disiplimin e lojërave të fatit sheh vetëm mbylljen e tyre. Por zëvendësministrja Beqiraj tha se nëse do të vendosej moratorium për lojërat e fatit do të ishte goditje për mijëra të punësuarit në këto biznese.
Debatet
Xhafaj: Çfarë problemi ka që ta pengojë qeverinë të vendosë një moratorium për lojërat e fatit, e t’i mbyllë plotësisht lojërat e fatit? Vetëm kështu mund t’i disiplinojmë lojërat e fatit
Beqiraj: E kemi diskutuar por tashmë eshte industri e ngritur që punëson disa njerëz. Nëse do të vendosim moratorium do të ishte një vendimarrje ekstreme. Është një industri botërore jo shqiptare. Lojërat e fatit janë edhe në Europë dhe me këtë projektligj duam ta kthejmë nga plagë sociale në mjet argëtimi, ta disiplinojmë me ligj.
Ka rreth 5600 të punësuar
Xhafaj: Lotaria kombëtare nuk ka shumë punonjës pse duhet lënë. Është problem financiar apo social për vendet e punës që mbylleshin.
Beqeiraj: Problemi social nuk zgjidhet me masa drastike. Në këtë industri janë investuar para nga bizneset. Marrja përsipër e mbylljes totale të tyre mund të zgjidhte plagën sociale por do të sillte një problem ekstrem