Vladimir MICI: Vlerësimi i rezervave nuk bëhet sipas standardit shqiptar

770
Sigal

VËZHGIM/ Kush ka përgjegjësi për këto marrëveshjet me Albpetrol-in

*Master për Financë

Marrëveshja  MOP.

Këtu rasti nuk është me AKBN-në, por me Albpetrol-in, i cili për mungesë burimesh financiare dhe teknologjie pranon (gjithmonë me lejen e pronarit shtet) të lidhë një marrëveshje, ku i kalon  Kompanisë së huaj menaxhimin e vendburimeve (VB), vete merr pjesën  sipas kushteve, që përcaktojnë dy palët. Ndërkohë, që Albpetrol i dorëzon VB me te gjithë inventarin e tij. Qeveria e monitoron këtë MOP nëpërmjet AKBN-se (Licencës së operatorit për kompaninë e huaj dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, si pronare e pronës shtetërore. Është  kjo, që vendos për fatin e marrëveshjes). Po kush ka përgjegjësi për këto marrëveshje?

Rasti klasik dhe më i diskutuari mediatikisht është ai i BANKERS. Kjo kompani  kreu studimin e fizibilitetit  deri në maj –qershor 2004 dhe kërkoj të hynte në fazën pilot  për një periudhe korrik 2004 – tetor 2005. Në tetor 2005 Kompania Bankers duhet të jepte programin e saj dhe rezultatet e fazës pilot dhe të dokumentonte plotësimin e programit të saj të angazhimit dhe opsionin e saj, për të kaluar në  shtrirjen e kontratës për të gjithë vb për një periudhe 25- vjeçare ose për të hequr dorë.

Materiali i saj është diskutuar gjatë duke pasur  mjaft probleme dhe në Mars 2006 Albpetrol nën presionin METE-s, e përfaqësuar nga Titullari i Albpetrol-it të asaj kohe  nënshkroi me Bankersin (atëherë SAXON LTD), marrëveshjen me afat 25-vjeçar me të drejtë shtyrjeje edhe për 10 vjet. Marrëveshja quhet e lidhur vetëm dhe vetëm, kur shteti miraton  marrëveshjen për shfrytëzimin e VB. Pra marrëveshja ka fuqi vetëm pasi ta kishte e firmosur nga Drejtori i Albeptrol-it dhe ministri i Ekonomisë dhe kjo ndodhi në mars të  vitit 2006.  Për çdo datë  përpara kësaj date qeveria ishte në të drejtën e zotit për të mos e pranuar , refuzuar apo hedhur poshtë marrëveshjen, nëse ishte bëre keq apo me qëllim të keq nga qeveria paraardhëse.

Ky sqarim është edhe për të sqaruar opinionin publik edhe për përgjegjësitë e qeverive në rastin konkret. Pra është një rast, ku qeveria socialiste ka  hapur rrugën e një investimi, ndërsa qeveria demokratike ka firmosur, ndërkohë, që edhe mund të mos firmoste, që ky VB të përpunohej për 25 vjet nga Bankers. Kështu që e dyta s’mund t’i lërë barrën së parës për përgjegjësinë. Ajo është plotësisht përgjegjëse e vetme e kësaj kontrate.

E njëjta strategji dhe rrugë është ndjekur edhe me kompanitë e tjera  me përjashtim të kompanisë së fundit Feniks, për të cilën informacioni është tepër enigmatik.

 Vlerësimi i rezervave

 Vlerësimi i rezervave është një pikë, që në sit-et zyrtare të Bankers i referohet standardit kanadez, ndërkohë që ajo ka detyrimin e paraqitjes së bilancit dhe të rezervave sipas standardit shqiptar. Kompanitë e tjera nuk japin të dhëna mbi këto rezerva. Por standardi shqiptar nënkupton edhe një trupë që  të mbikëqyrë këtë standard. Duke parë ecurinë e rritjes të madhe të rezervave të shoqërisë Bankers.  Pyetja që lind është ku i gjeti kjo rezervat, kur në VB Patos- Marinëz- Sheqisht rrjeti i puseve ishte trekëndor me brinje 75 metra? A mund të  ketë  gabuar kaq shumë Instituti teknologjik i Naftës, i cili kishte një departament vetëm për rezervuarin. Qendrat e prodhimit bënin analizën vjetore të shfrytëzimit të rezervave dhe çdo vit freskoheshin  të dhënat. Pra përdorej një trupe shumë herë më e madhe dhe specializuar se sa kompania Bankers  dhe  me më mundësi dhe nga ana  tjetër problemi i modelimit ishte  pothuajse  me cikël të mbyllur. Problemi është i komplikuar ende dhe s’ka asnjë përgjigje shkencore.

Nën versionin tim, Bankers e jep këtë rezultat për dy arsye: Së pari, është një detyrim i Bursës, ku ajo ka kuotuar kompaninë dhe së dyti një mënyrë për të mos lëshuar terren në çmimin e aksioneve të saj  të kuotuara në tregun kanadez. Fakti që çmimi i aksioneve të kësaj kompanie  rritet, kjo lidhet  me dividentin, që kjo kompani  shpërndan me aksioneret ose me fitimet më joshëse, që sjell riinvestimi i saj. Dhe vlera e një  kompanie mbështet më parë në  rezervat që shton dhe jo ato që merr. Nuk mund të  rritet vlera e aksionit nëse investimi yt pakëson rezervën ekzistuese. Pra kompania paraqet titullimin e saj të projektuar çdo vit,  duke përdorur testin tavan për vlerën e rezervave, që ende s’janë nxjerrë. Këtë e realizon duke shtuar pjesën e titullimit (pra rezervave potenciale që ajo do të marrë gjate periudhës së marrëveshjes dhe efekteve të çmimit i cili kur kalon 10% i nënshtrohet një testi tavan me çmimin e ri).

Është e vërtetë, që  brezi aktual shqiptar nuk është i gatshëm të marrë përgjegjësinë e brezit të ardhshëm. Shkak korrupsioni. Nëse një ditë do të vihet dorë mbi rezervat gjeologjike, ashtu si guvernatori i bankës mbi administrimin e parasë, atëherë dhe vetëm atëherë brezi fillon përgjegjësinë  ndaj brezit të ardhshëm.

 Pyetja e fundit që shtrohet. Çfarë duhet të bëjmë? Kompanitë që kërkojnë VB të reja t’i lemë pa i ngacmuar se paratë e tyre po  harxhojnë, kompanitë që janë sulur mbi VB ekzistuese t’u risim pak kërkesën për para për qeverinë, apo duhet të bëjmë bilancin e kësaj nisme?

Zgjidhja është mjaft e thjeshtë. Të gjithë e dimë se askush  nuk ka ardhur për të humbur, pra kushdo që vjen ka një bilanc investimi dhe përfitimi. Por duhet të fitojnë  të dy palët edhe shqiptarët edhe  kompanitë e huaja.

Por sa ka fituar shteti nga këto kontrata. Sa ka fituar brezi i ardhshëm?

Sa është rritur mirëqenia e naftëtarëve dhe komunitetit të tyre?

Këto pyetje bëjnë qeverinë përgjegjëse, ndërsa ministrat persona, si figura krimi. Edhe vendet e botës së tretë kanë vënë dorë mbi këtë pasuri. Deklarimet zyrtare të ditëve të fundit janë të pështira.

Bilanci është ky:

VB të reja nga viti 1990 e prapa                                                      zero.

Sipërfaqe të reja të shtuar me rezerva pas vitit 1990                       zero

Punime kërkimi nga Shteti Shqiptar                                                   zero

Rezerva të nxjerra dhe të ngrëna nga ekzistueset  ≈                11.5 milionë ton

Prodhimi i vitit të fundit                              ≈                             1,000,000  ton

Prodhimi që I përket Albpetrol                                                       80,000 ton

Rentë minerare   në ton                                                                 100,000 ton

Çmimi (cilësia e naftës shqiptare)                                                    60$ /barel

Vlera   e përfituar   në vit                                                             42,000,000 $

Pra kemi supozuar një pjese e naftës që nxjerrin kompanitë në formën e  ish- prodhimit ekzistues  shkon për  të mbuluar kostot e  Albpetrol-it dhe një pjesë e rentes për të  paguar  humbjen e Albpetrol-it.

A është e madhe kjo shumë. Përgjigja është jo. Pse? Për këtë i referohemi situatës së vitit 2004?

Vlera e dërguar në shtet në kushtet e çmimit 20$ barel ishte 25 milionë dollarë. Llogarinë bëheni vetë në kushtet, kur çmimi është trefish më i lartë dhe njëkohësisht prodhimi 2 herë më i lartë.

Atëherë si është  projektuar marrëveshja hidrokarbure?

Çdo marrëveshje ndërtohet, që ai që lëshon të marrë më shume jo thjesht nga pikëpamja e sasisë, por edhe cilësisë, pra duhet të ketë, që krahasimi përfundimtar të jetë raporti shtet privat në $ për çdo ton naftë të nxjerrë, pra efekti i përmirësuar duke shmangur efektin e ndryshimit të çmimit dhe duke evidentuar përmirësimin teknologjik.

Nëse shteti ka fituar 5 leke për çdo ton naftë të nxjerrë, nga ky bashkëpunim duhet të fitojë jo pesë por gjashtë e më shumë.

 Faktet e mësipërme na çojnë dhe shpjegojnë pse Kompania Bankers rrit rezervat gjeologjike, pse rrit koeficientin e naftënxjerrjes nga këto rezerva. Kush është pra enti kontrollues? Çfarë kontrollon? Çdo të thotë, që rezervat tona gjeologjike të naftës t’i standardizojë Kanadaja? A nuk është njësoj sikur paratë tona në qarkullim t’i përcaktojë Kanadaja! Cila është banka e bankave të arit të zi? Kush është Kryebankieri i arit të zi? Pse jemi më të dhembshur me paranë dhe jo me arin e zi?

Këto kërkojnë  përgjigje që shtyjnë reformimin e sistemit shqiptar në këtë industri.

Pra kemi një menaxhim pa asnjë arsye dhe pa asnjë qëllim. Thjesht  brez kalimtarësh, që masakrojmë brezin që vjen.

*Pedagog në UMSH