Vladimir Mici: Mafia e naftës zhduk 45 milion dollarë

1047
Sigal

Sa turp për qeveritë që kemi! Pasurojmë të huajt dhe ç’punësojmë bashkëkombasit tanë!

Një shtet kundër 1044 punonjësve naftëtarë

E pabesueshme, skandaloze por e vërtetë

“ARMO” sh.a u privatizua 85%, që defakto i hoqi shtetit manaxhimin e këtij gjigandi

Në se pushimet do të ishin ligjore atëhere në Maj 2013 shoqëria “Albpetrol” do të kishte 1211 punonjës nga 2905 dhe në llogaritë bankare të shoqërise “Albpetrol” do të ishin më shumë mbi 45 milion USD

Duke filluar pas viteve 1990 të gjitha qeveritë pa përjashtim e kanë parë e përdorur naftën dhe Albpetrolin si nje lopë, që duhet mjelë pafundesisht e jashtë  çdo kriteri

– Pronari shtet  përdori pa transparencë vendime për transformime, ristrukturime dhe trajtime të punonjësve të naftës, duke mos pasur gjithmone vije demarkacioni midis tyre e duke kryer veprime të kundraligjshme, që në zhargonin  ekonomik quhet vjedhje, abuzim me detyrat shtetërore dhe shkelje e kushtetutës, që nuk ishin pasojë juridike e secilit

– Punonjësit naftëtarë, trajtoheshin si turmë, ku pushteti gjeneronte vënde pune për militantët dhe ky shpërfytyrim

Gjykatat e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit kanë dhënë vendime sipas intreresave të veta, shpesh herë duke rënë në kontradiksion me to

Institucioni i Avokatit të Popullit nuk përmbushi deri ne fund detyrën e tij për realizimin e rekomandimit të tij

Ministria e Financave ka qenë për pushimin e punonjesve pa patur asnje pagë mujore shpërblim, fakt që flet se pushimet nuk kane qënë për shkak të mbylljes së vëndeve të punës

– Marëveshja e fshehtë Albpetrol Bankers vijonte dorëzimin e puseve dhe mbylljen e qendrës së prodhimit të naftës Marinës

* Pedagog  në UMSH

Nga Janari 2006 deri në Maj 2013 nga shoqëria “Albpetrol” me VKM përkatëse e me marreveshje të tipit mafioz ka pushuar gjithsej 2834 punonjës ose 70% e gjithë punonjësve që ishin në vitin 2006 dhe 2007 dhe fondi kumulativ i pagave që shoqëria “Albpetrol” ka nxjerrë nga arkat e saj pas këtij operacioni gjigant përzeniesh nga puna është i njëjtë me fondin kumulativ të pagave, që do të ishte dashur të paguhej nga shoqeria “Albpetrol” sikur gjatë kësaj kohe të mos ishte pushuar asnjë punonjës i vetëm. Në se pushimet do të ishin ligjore atëhere në Maj 2013 shoqëria “Albpetrol” do të kishte 1211 punonjës nga 2905 dhe në llogaritë bankare të shoqërise “Albpetrol” do të ishin më shumë mbi 45 milion USD.

Në  një artikull të mëparshëm në “Telegraf” referuar Albpetrolit, është sjelle në vemendje, që qeveria ka marrë masa në kurriz të punonjesve duke u vjedhur dhe xhepat dhe përsëri prej saj nuk ka asnjë reagim. Duke filluar pas viteve 1990 të gjitha qeveritë pa përjashtim e kanë parë e përdorur naftën dhe Albpetrolin si nje lopë, që duhet mjelë pafundesisht e jashtë  çdo kriteri, duke bërë me të çfarë kanë dashur e si kanë mundur. Pas vitit 1998, Qeveria e atëhershme me VKM e famshme Nr. 756, date 26.11.1998, “Per ristrukturimin e Albpetrol sh.a.”, copëtoi gjigantin energjitik ne tre pjese më vete “Albpetrol” sh.a., “ARMO” sh.a. dhe “Servcom” sh.a. me synimin shëndoshjen e tyre ekonomikisht dhe bërjen atraktive për privatizim të suksesshëm. Më vonë “Servcom” sh.a. u copetua në pjesë më të vogla duke krijuar  tre shoqëri të tjera më vete  “Uzina Mekanike  e Naftës Kuçovë” shpk “Transnafta” shpk, dhe  “Uzina Mekanike Patos” shpk. Ecuria e mëtejshme për pjesët e copëtuara të ish-Bashkësise Ekonomike “Albpetrol” rezervoi realitete të ndryshme. Kështu Albpetrol hyri në rrugën e zhvillimit të tij nëpërmjet nënshkrimit të marrëveshjeve koncensionare më kompanitë e huaja, “ARMO” sh.a u privatizua 85%, që defakto i hoqi shtetit manaxhimin e këtij gjigandi duke heqjur dorë, totalisht nga roli i shtetit edhe në stabilitetin e çmimeve në treg, ndërsa “Servcom” sh.a., “Transnafta” shpk, “Uzina Mekanike e Naftes Kuçove” shpk dhe “Uzina Mekanike Patos” shpk  dështuan për tu privatizuar, dështuan për të vazhduar të vetme ekzistencën në kushtet e reja të krijuara. Ato i kërkuan pronarit shtet radën për tu ankoruar me synim shpëtimin e tyre edhe nga falimentimi “de jure”. Në këtë sfond vendimesh të padrejta qeveritare, të cilat kërkonin copëtimin e kafshatës “Pasuria kombëtare e naftës dhe gazit”, shfaqeshin shpesh vendime për transformime, ristrukturime dhe trajtimin e punonjësve të naftës. Fshesa godiste punonjësit, ndërkohë, që kriza e naftës dhe e çmimeve të saj ishte e pranishme në shtëpinë e çdo shqiptari, prodhuesi, biznesi dhe vetë shtetit.

Realitet i zymtë

Në këtë realitet të zymte të këtyre shoqerive, pronari shtet  përdori pa transparencë vendime për transformime, ristrukturime dhe trajtime të punonjësve të naftës, duke mos pasur gjithmone vije demarkacioni midis tyre e duke kryer veprime të kundraligjshme, që në zhargonin  ekonomik quhet vjedhje, abuzim me detyrat shtetërore dhe shkelje e kushtetutës, që nuk ishin pasojë juridike e secilit VKM.  VKM Nr. 784, date 15.09.2006, që  ristrukturoi “Albpetrol” sh.a. “Servcom” sh.a. dhe “Transnafta” shpk dhe nga ky vendim nuk pati shkurtim të fuqisë puntore me letër dhe por edhe këtu fuqia puntore shtesë e ardhur nga përthithja e Servom dhe transnafta SHPK nuk shoqërohej me shtesë fuqie puntore, duke i vënë këtë barrë pushimi Albetrol sha. VKM Nr. 275, datë 26.04.2010, që  ristrukturoi “Albpetrol” sh.a., “Uzina MEkanike e Naftes Kuçove” shpk dhe “Uzina Mekanike Patos” shpk,  edhe ky nuk paten detyrimin e shkurtimit të punonjesve nga të gjitha shoqeritë, Në këtë rast shoqeria “Albpetrol” pushoi nga puna nje numer punonjesish të barabarte me shtesat, që ishin bërë gjate viteve 2007 – Korrik 2010 mbi numrin e fuqisë punëtore të miratuar për vitet 2005 dhe 2006, nga të cilët trajtoi vetëm 1044 dhe këta në kundërshtim me ligjin nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” duke mos u akorduar shpërblimin e vjetërsisë në punë, ndërsa pjesën tjeter e pushoi pa asnjë trajtim fare. Në këtë rast naftëtarët u trajtuan si turmë prej të cilës pushteti gjeneroi vende të shumta pune për militantët duke flakur tej mbi 1700 punonjës.  Shteti kërkonte të drejtonte situatën , por  zgjidhjen e kërkonte se çmund të përfitonte nga shitja e asaj që quhej shtetërore, sepse bataku i korupsionit dhe militantizmit, nuk mund të drejtohej më. Në situatat e paqarta, ku edhe përfitimet qenë maksimale, ai që përfiton është pushteti. Nga viti 2004 deri në vitin 2013 vendimet ishin sensitive jo vetëm për punonjësit por për tërë popullin. Spiralja e çmimeve të produkteve me bazë nafte po rritej me shpejtësi dhe barra fiskale po ashtu. Pra populli paguante haraçin e keq-qeverisjes.

Punonjësit naftëtarë, trajtoheshin si turmë

Punonjësit naftëtarë, trajtoheshin si turmë, ku pushteti gjeneronte vënde pune për militantët dhe ky shpërfytyrim  ishte aq i  madh, sa në kompanitë e naftës nuk kishte më mendim shkencor. Urdhrat merreshin nga zyrat e partisë në pushtet. Instucionet e “pavarura”  emrin kishin të tilla, se asnjë nuk kryente detyrën , ndërsa kryeminstri i gjithë Shqiptarëve dje dhe sot  tallej me këtë shtresë, megjithëse e di, që i ka vjedhur. Institucionet e shtetit  shqiptar, të cilët janë paguar nga këta naftëtarë tu shërbejnë, përfshi institucionin kryeministror, janë kthyer në shtojca qeverie.

Institucioni i Avokatit të Popullit nuk përmbushi deri ne fund detyrën e tij për realizimin e rekomandimit të tij, por i përsëriti ata, sa herë, që ndërruan ministrat pa marre hapin e radhës  drejt Gjykatës Kushtetuese, konform ligjit, që përcakton kompetencat e tij.

 Gjykatat e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit kanë dhënë vendime sipas intreresave të veta, shpesh herë duke rënë në kontradiksion me to. Për paditës të ndryshëm me aktpadi të njejtë i njejti gjykatës apo trup gjykuesish ka dhënë vendime të ndryshme: njërit ia rrëzojnë kërkesën për vjetërsinë e punës, tjetrit ia njohin, madje i njohin dhe dëmshpërblime për shkeljen e procedurave të pushimit nga puna.

Kontrolli i Lartë i shtetit pranon, se nuk jane zbatuar procedurat ligjore per ristrukturimin e shoqërisë e shkelje të rënda në drejtim të numrit punonjësve dhe fondit të pagave, etj, por qëndrimin ndaj atyre shkeljeve ia lë kohës se mëvonshme.

MPÇSSHB(Ministria e punës, çështjeve sociale e shanseve të barabarta) pranon se VKM Nr. 275 nuk ka pasur detyrim të shkurtimit dhe për pasojë trajtimin e punonjesve dhe pushimi në vitin 2010 nuk ka qënë pushim ligjor.

Ministria e Financave ka qenë për pushimin e punonjesve pa patur asnje pagë mujore shpërblim, fakt që flet se pushimet nuk kane qënë për shkak të mbylljes së vëndeve të punës, por për eleminimin e dublimeve në vëndet e punës të krijuara gjatë fushatave elektorale.

 Ajo që bën përshtypje është shkresa e Ministrisë së Financave   Nr  2501/1 datë 05/04/2010   ku thuhet: “Në gjendjen financiare aktuale shoqëria Albpetrol sha  do ta ketë plotësisht të pamundur krijimin e fondit të nevojshëm prej 600.5 milion  lekë për përmbushjen e detyrimit të vendosur… Sjellim në vëmendjen tuaj se aktualisht shoqërisë Albpetrol sha, për shkak të detyrimeve tatimore të pashlyera në shuma të konsiderueshme, i janë bllokuar të gjitha llogaritë bankare, që disponon. Kjo gjendje provon qartë mungesën e likujditeteve dhe paftësinë paguese të kësaj shoqërie”

Por Ministria e Financave, harronte, që ishte duke u bërë një ristrukturim nga shteti dhe përgjegjës ishte shteti. Tej kësaj perdeje shpifësirë ka një realitet krejt tjetër. Fshehtas  këtij vendimi marëveshja e fshehtë Albpetrol Bankers vijonte dorëzimin e puseve dhe mbylljen e qendrës së prodhimit të naftës Marinës, reduktimin e aktiviteti të Qëndrës së prodhimit  Sheqishtë.

Bankers deklaronte:

Vetëm Bankers deklaronte se në vitin 2010, të ardhurat e saj u rritën  nga 88,614 mijë dollarë në vitin 2009  në 170,376 mije dollarë  ne vitin 2010 dhe 339,918 mijë  dollarë në 2011 dhe kjo vetëm nga të ardhurat në Shqipëri. Fitimi para tatimit i Bankers shkonte nga 6,293 mijë dollarë në vitin 2009 në 35,273 mijë dollarë në vitin 2010 dhe në 95,345 mijë dollarë në vitin 2011 (ky do të ndahej 50/50 me shtetin, por jo  atëhere, por më vonë për efektin e tatimeve të shtyra). Pra shteti ka financuar me fitimin e vet investimet e kompanisë Bankers. A ka humbur shteti, Albpetroli apo thjesht punonjësit?.Po kush ka fituar? Por jo vetëm Bankers, por edhe shteti shqiptar, pronari shqiptar, kur thotë s’ka lekë. Të ardhurat e tyre në formën e rentës minerare vetëm nga kjo shoqëri u rritën nga 20,468 mijë dollarë ne vitin 2009 në 33,682 mijë në vitin 2010 dhe 63,941 mijë dollarë në vitin 2011. Pra, të ardhurat buxhetore janë rritur respektivisht me 13,214 mijë  dollarë në 2010 në raport me 2009 dhe 30,239 mijë në raport me 2010 ose në raport me 2009 në total  për të dy vitet 56,667 mijë dollarë (56.7 milion dollarë). Ndërkohë ky fakt mjafton, që këta qeveritarë,  të  jenë edhe mashtrues,  sepse deklarojnë, që s’ka të ardhura. Për  të realizuar planet e tyre duheshin edhe 5 milionët e xhepave të naftëtarëve.

Shkelja e ligjit është pranuar, edhe nga titullarët e Albpetrolit të asaj kohe, ku i kërkonin  pronarit shtet, shtimin e fondeve për të mundësuar pagesën e naftëtarëve, që i kishte nxjerrë me përdhunë në kohën e krizës në udhëkryq, në një moment kur mbylleshin vendet e punës. Me shkresën nr 4637 date 13/11/2012 “Mbi trajtimin e  kërkesës së ish punonjësve të Albpetrol sha” drejtuar z Edmond Haxhinasto, ministër i  METE-s i asaj periudhe  i kërkohet, që në udhëzimin  e përcjellë,  në vijim të zbatimit të VKM nr 106 datë 01/02/2012 të përfshihen edhe kërkesat e tyre .Kjo sepse VKM nr 106 date 01/02/2012 dhe VKM nr 261 date 27/02/2008 , ndryshonin në trajtimin e punonjësve pikërisht nga fakti, se këtu nuk ishte anash kaluar zbatimi i kodit të punës dhe dhënia e vjetërsisë. Por edhe ky Vendim nuk kishte lidhje me VKM nr. 275 date 26/04/2010,  ( I vetmi vendim qeverie i pashoqëruar me udhezimin  përkatës nga METE) dhe ata punonjës që ishin flakur ishin të njerkës, ndërsa ata të VKM nr 261 date27/02/2008 “Për trajtimin e punonjësve, që dalin të papunë nga procesi  i ristrukturimit “ARMO sha Tiranë dhe Albpetrol Sha Patos” dhe  ata të VKM nr 106 date 01/02/2012 “Për trajtimin e punonjësve, që dalin të papunë nga procesi  i ristrukturimit  Albpetrol Sha Patos” ishin të nënës. Sot përfitimet ekstra duhet të rëndojnë xhepat e shpuar të naftëtarëve. Sa turp për qeverinë që kemi!.Pasurojmë të huajt dhe çpunësojmë bashkëkombasit tanë! Prioritet i Europës dhe SHBA-se  është punësimi, ndërsa tek ne  çpunësimi.Sa mirë zbatojmë parimet e liderve evropianë e amerikanë për punësimin e europianëve dhe amerikanëve!