Vladimir Mici/ Greqi-BE lojë shahu. Kush do të fitojë, populli, qeveria, bankat europiane apo…

649
Kjo lojë ka kohë që ka nisur. Nisi atëherë në 2011, kur kryeministri i sapozgjedhur Jorgo Papandreu deklaroi, se borxhi grek kishte dalë jashtë kontrollit, dhe se ai e kishte të pamundur për të mbajtur premtimet e veta. Ky borxh sipas tij ishte akumuluar prej qeverisjeve të djathta e të majtja dhe duke ia fshehur popullit të vet. Në fund ai u largua. Së bashku me të partia e tij, që si për ironi të fatit humbi totalisht mbështetjen popullore. Shumë liderë të asaj parte dhe partisë Neodemokracia ju dolën emrat për korrupsionin e tyre duke abuzuar me fondet shtetërore dhe që tregonte një klasë politike komplet të korruptuar dhe të zhytur në llum. Pas dorëheqjes së Georges Papandreu, u krijua një qeveri e re e “unitetit kombëtar”, e udhëhequr nga Lukas Papademos, një ish-zëvendës-president i Bankës Qendrore Evropiane. Ai çoi vendin në zgjedhje ku PASOK morri kostot e përgjegjësive. Partia Neodemokracia, që doli shumicë, u bashkua me PASOK për të qeverisur vendin , në kushtet, qw afronte BE. Ekonomia greke po binte me shpejtësi, dhe efketi i masave shtrënguese, filluan të jepnin efektet e tyre mbi popullsinë ku prekja standardi të jetesës, që u reflektuan në humbjen e vendeve të punës, shkurtimin e pagave të punës dhe rritjes së klasës së tatimeve. Pavarësisht këtyre reformave borxhi grek nuk arrinte te ndalej, për këtë arsye nga BE dhe FMN reformat konsideroheshin ose gjysmake ose këto masa duhet të vijonin ende. Shtrirja e kohore e reformave varej nga efekti që këto reforma do të jepnin. Në këtë situatë kaotike, shqetësime në rritje, populli grek vendosi që të pranonte një parti të majtë me një numër modest përkrahësish, oferta e së cilës synonte ndryshimin e situatës dhe daljes e Greqisë nga monedha euro, për shkak se euroja ishte faktori kryesor i varfërisë së tyre. Ardhja në pushtet e vuri Tcipras përballë fakteve, për të cilat ai pretendonte se kishte çelësin e zgjedhjes. Greqia në vitin 2014 e kishte GDP-n sa ajo e viti 2001. Për Kryeministrin Tcipras papunësia si pasojë e masave kishte arritur 1.5 milion, 3 milion të varfër dhe mijëra familje që jetojnë pa të ardhura por me pensionin e gjyshërve. Kjo nuk është më lojë thotë Tcipras në përgjgjigje edhe të një akuze të Z Donald Tusk, drejtuar Tcipras se tashmë loja ka mbaruar dhe se ai duhet ti bindet EU. Por çfarë kërkon Europa prej Greqisë, e cila është para dilemës për të paguar 1.5 miliardë euro deri më datën 30 qershor 2015. Në tavolinën e bisedimeve Tcipras i është vënë një ndryshim buxheti për vitin 2015 dhe vitet në vijim, deri në vitin 2019.
Esenca e këtyre masave është që Greqia do të hyjë në një rreth tjetër shtrëngimesh, e cila do të pasohet me një pakënaqësi në rritje dhe humbjes së mbështetjes së Tcipras. Ulja e mëtejshme e pensioneve, përfitimeve, vendosja e pagave tavan, rritja e tatimeve direkte dhe indirekte, si dhe shkurtimi i shpenzime administrative dhe të mbrojtjes, privatizimi masiv i porteve dhe aeroporteve në funksion të përmirësimit të buxhetit e harmonizuar me një paketë ligjore, shihen si mundësia e ofruar, për të rregulluar jo vetëm buxhetin por edhe strukturën e ekonomisë, për ta bërë atë më konkurruese dhe buxhetin më të lehtë nga pikëpamja financiare. Kjo nuk është se nuk kuptohen, por ajo që hezitojnë është pikërisht se qeveria greke nuk merr përsipër riskun e kësaj koste, që i bie fort derës. Grekët nuk mund të paguajnë korrupsionin qeveritar. Ata s’janë të ngjashëm me Koreanojugorët, për të dorëzuar florinjtë dhe bizhuteritë për të nxjerrë shtetin nga borxhi. Kjo sepse Greqia ende nuk ka një strukturë ekonomie për të përballuar një standard që grekët kanë gëzuar. Është e kuptueshme që vijimin e këtyre masave në kushtet, kur prej vitesh nuk duket dritë në fund të tunelit , të shkaktojë reagimin edhe të drejtuesve greke të cilët thonë:”Nëse ne do të pranojmë propozimet tuaja, historianë tanë nuk do ta kuptojnë pse ne e kemi bërë këtë marrëveshje”. Pra ende Grekët janë larg pranimit të reformave. Unë thotë Tcipras jam i vendosur të bëjë reformën në pensione, të eliminoj pensionin e parakohshëm dhe të shtoj fondet. Por kjo jo tani por të filloj në Tetor. Ndërkohë nga ana tjetër BE nuk ndryshon planin e saj.. Ose Greqia standarde mbi borxhet e saj dhe të lënë eurozonën apo të pranojë kursimet dhe të kryejë reformat strukturore. Asnjë mënyrë tjetër s’ka thonë zyrtarët e BE: Ose të bëjë reformat ose te dalë nga Euro.
Dalja jashtë euros shikohet një nga zgjidhjet e mundshme.
Bisedimet , shtyrjet dhe së fundi shpikja e momerandumit janë instrumentet që ose palët nuk kanë arritur të jenë përgatitur sa duhet për daljen e Greqisë nga eurozona, ose përllogaritjet e tyre nxjerrin me humbje kolosale të dyja palët. Nëse deri tani palët BE , mund të kontrollojë euron e saj , e ardhmja mund të sjellë çudira. Në formulimin e krijimit të euros, standard ishin Borxh publik 60%, inflacion 3%. Asnjë vend i zonës euro s’është në këto nivele. Kështu, që drama greke do të ndosë edhe njollosë edhe këto vënde duke përfituar dollari amerikan dhe paundi britanik. Në këtë sens negociatat BE- Greqi , i ngjajnë lojës së shahut. Ҫdo lëvizje e njërës palë shoqërohet me një kundër lëvizje nga ana tjetër. E tillë ishte shpallja e Kryeministrit Grek Tcipras për referendumin. Po e menjëhershme ajo e BE, e cila ndaloi huadhënien ndaj bankave greke, për fondet ELA. I menjëhershëm reagimi i Ministrit të Financave Grek, ku gati sa s’thotë që liderët europianë e shohin Greqinë si delja e zezë e BE-s. Pas kësaj deklarate, BQE deklaron se do të ndihmojë Bankat greke. Pothuaj jemi të sigurt që data 30 qershor do të thyhet. Nga ana e BE kemi dy grupime: Bankat që i kanë dhënë hua Greqisë dhe që ushtrojnë presion mbi BQE. Kemi edhe shtresën e mesme europiane, si taksapaguesit kryesore të borxhit të dhënë Greqisë. Nga ana e Greqisë janë në lojë po dy faktorë: Turpi dhe krenaria popullit greke, duke i quajtur popull jo punëtor, që kanë jetuar me djersën e Europianëve dhe fati politik i qeverisë e Tcipras, zgjedhjet e së cilës janë të kufizuar dhe mund të numërohet me gishtat e dorës, pasi në të kundërt, gjakderdhja me popullin e vet mund të duket në horizont. Deklarimi se s’është më lojë, do të thotë që qeveria Tcipras është nën një presion të fortë nga poshtë (populli, që prêt ndryshime të shpejta) dhe brenda Partisë për të marrë përsipër zgjidhjet dhe të mos i vonojë. 
Po çfarë duhet të bëjë?
Zgjidhja e parë vjen nga oferta e BE e cila tashmë është mbi tavolinën e tij dhe nuk pranon. Arsyeja e mospranimit është e lidhur me premtimin e tij elektoral se populli grek mjaft ka vuajtur nga reformat dhe s’mund të vuajë më padrejtësitë që janë mbi të. Nga ana tjetër BE i përgjigjet, që asnjë qeveri greke s’ka bërë reformat e duhura. Pra sipas tyre reformat duhet të jenë më të thella dhe më të ashpra, gjë që pritet të shtojë varfërinë e mëtejshme të këtij vendi. Në këtë suazë qeveria është e papërgatitur për të hyrë në një fazë të re shtrëngimesh. Kjo fazë shtrëngimesh do të prekë popullin qoftë me monedhën euro, qoftë me monedhën dhrahmi, edhe nëse referendumi do të vendosë, daljen e saj. Emetimi i dhrahmisë, do të zbusë borxhin e brendshëm, por do të shkaktojë falimentim të bankave greke, për shkak se huat bondeve të qeverise greke me bankat e saj do të konvertohen në dhrahmi, ndërkohë që kreditimin bankat greke e kanë në euro. Ato do të vihen në mungesë likuiditeti, gjë që do të shkaktojë zhvlerësimin e monedhës dhrahmi, në raport me euron. Ky zhvlerësim i dhrahmisë do të vijojë pavarësisht fuqisë blerëse të ulët për shkak të produktit të përgjithshëm bruto, i cili krahasohet me vitin 2001, duke e futur vendin në spiralen e një prodhimi flegmatik dhe të pakonkurueshëm, ndofta edhe me vendet e rajonit. Duke qenë se Greqia është me bilanc tregtar negativ, e nivele të ultë kapitali, do të kemi largim të kapitaleve jashtë, për shkak të taksave dhe sistemit të ri tatimor, kjo mund të shpjerë edhe në një borxh, tendenca e së cilës mund të jetë edhe negative. Rrugëzgjidhja e vetme është oferta europiane, ku Tcipras, pasi nëpërmjet referendumit kërkon të lajë duart me popullin e vet. Në këtë drejtim, ai ka ulur reputacionin e tij si një lider i një populli, cilido qoftë rezultati i referendumit. Aftësia e një lideri qëndron pikërisht në marrjen e vendimeve të vështira, në kohë të vështira. Nga ana tjetër vetë BE mund të përballet me dështimin më spektakolar të saj , pasi efekti do të jetë domino. Kjo do të fillojë me vendet qe janë të marxhinalizuara si Portugalia, Letonia, Italia etj, derisa të mbërrijë në dyert e Berlinit dhe të Parisit. Dështim më i madh do të jetë edhe politik, sepse përfundimisht BE tregon pafuqinë e saj për të bashkuar, mbajtur, drejtuar dhe prosperizuar vendet anëtare të saj në kohë të këqija. Ajo tregon se s’mund të jetë as SHBA as Indi, as Kinë, pavarësisht problemeve që shoqërojnë çdo vend.
Sigal