Vjedhja, Fullani: Ju garantojmë që nga Banka e Shtetit nuk do vidhen më para

645
Sigal

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, pasi ka argumentuar vendimin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë për të mbajtur të pandryshuar normën bazë të interesit, e ndali vëmendjen e tij edhe tek superskandali i vjedhjes së 713 milionë lekëve nga Thesari i Shtetit. Guvernatori rikonfirmoi faktin se nga Banka e Shtetit janë përvetësuar në mënyrë të paligjshme vetëm 713 milionë lekë dhe jo më shumë siç pretendohet në media. Fullani tha se ky institucion është i gatshëm të marrë të gjitha masat që situata e vjedhje të tilla të mos ndodhin më. “Rikonfimoj deklarimin e mëparshëm që shuma e munguar është 713 milionë. Do ketë edhe një kontroll tjetër të nga kontrollit i shtetit. Ne po punojmë me shumë intensitet me partnerët tanë për të prurë asistencën më të plotë që të garantojmë që të gjitha masat, të sigurojmë një perfeksion të kuadrit rregullativ, që të mos ndodhin situata të rënda kemi gjithë gatishmërinë e institucioneve ndërkombëtare, do fillojmë shpejt me marrjen e masave. BSH është e impenjuar në marrjen e masave për një garantim të tregut me likuiditet të domosdoshëm. Ekonomia ka lajme pozitive. Ky rast i rëndë i është i shkëputur, kjo vjedhje e vlerësuar me vëmendjen maksimale do të ndiqet hap pas hapi në mënyrë që të mos ndodhin më raste të tilla”.

 “Braçe të vijë në zyrat e BSH-së”

Në lidhje me akuzat e kreut të Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe i cili akuzoi guvernatorin për informacion të mangët, Fullani iu përgjigj se gjithçka i është vënë në dispozicion sipas ligjit, ndërsa e ftoi Braçen të shkojë në ambientet e Bankës së Shqipërisë për të shqyrtuar aty dokumente, që mesa duket nuk mund të dalin nga ky institucion. “Banka e Shqipërisë është institucion i pavarur dhe i përgjegjshëm, llogaridhënës dhe transparent komunikon në nivelet më të larta të përgjegjshmërisë dhe etikës. Informacionet e dhëna ndaj Braçes janë në përputhje të plotë me kuadrin ligjor dhe rregullat në fuqi. Për pjesën e padërguar është ftuar në ambientet e BSH për të parë të gjitha dokumentet e kërkuara. Përgjegjshmëria llogaridhënia dhe transparenca janë në nivelet më të larta”, tha Fullani.

 Bashkëpunimi me Prokurorinë

I pyetur nëse Fullani do shkojë për të dëshmuar në Prokurori, ai u përgjigj se vetë personalisht, por edhe gjithë institucioni i BSH-së ka bashkëpunuar dhe do vazhdojë ta bëjë këtë deri sa të gjendjen autorët. “Dua të rikonfirmoj që BSH që në momentet e para, kur bëri kallëzimin, e trajtuam çështjen me vëmendje dhe përkushtim. Bashkëpunuam që në orët e para po kryesisht me prokurorinë dhe organet e tjera që kjo çështje të zbardhet sa më mirë dhe sa më shpejt. Unë jam më i interesuar se të gjithë që kjo gjë të zbardhet dhe të mos përsëritet. Nga BSH Këshilli Mbikëqyrës por edhe nga unë ka përgjegjshmëri shumë të madhe. Do vazhdojnë të bashkëpunojmë ditë dhe natë me organet e prokurorisë që të zbardhet sa më mirë dhe të dalin përgjegjësit”, shtoi guvernatori.

Rishikimi i rregullave

Më tej, Fullani theksoi se rishikimi i rregullave është një çështje në vazhdim në çdo institucion dhe kur ndodhin ngjarje të tilla. Sipas tij, ky është një kusht i domosdoshëm për të rritur eficiencën e funksionimit të të gjitha akteve rregullative normative për t’i sjellë në nivele më të larta dhe për të garantuar publikun që këto nuk do të ndodhin më.

“I gjithë akti rregullativ i Bankës së Shqipërisë nga ligji deri tek rregulloret, i supervizuar edhe nga misionet e FMN-së dhe Bankës Botërore dhe tashmë nga ekipi i Bankës Qendrore Evropiane për të gjithë aktivitetin e Bankës së Shqipërisë është ai që garanton më së miri aktivitetin normal dhe adekuat të një banke qendrore me të gjitha principet e bankingut modern. Rishikimi i rregullave është një çështje në vazhdim në çdo institucion dhe kur ndodhin ngjarje të tilla, nuk është rasti i parë, janë me dhjetëra raste që ndodhin vjedhje në banka nga personeli. Në të gjitha këto puna që bëhet është njëkohësisht revizionimi i të gjitha akteve që të garantosh që këto ngjarje nuk do ndodhin më”- deklaroi Fullani.

 Marko Bello: Shqipëria mbetet vendi i çudirave

 -“Garantojmë se, pas vjedhjes së 713 milionë lekëve (7 milionë $), nuk ka për t’u vjedhur as një kacidhe” – deklaroi sot, pa ia bërë tërr syri Guvernatori i Bankës së Shqipërisë. Hallall !

– U gjend fajtori i vrasjes së bankierit Artan Santo: Ai është polici rrugor Tonin Qepuri, i cili u gjend pranë vendit të krimit, por dështoi t’i kapte vrasësit. Çudi se atë ditë nuk kishte asgjëkundi, asnjë polic, ndër mijëra që ka Tirana. I kishte përpirë dheu.

– Kryeinspektori i INUK, Zyhdi Dajti thuhet se ka dhënë dorëheqjen. Mund të ketë lidhje edhe me shkrirjen e vendit të punës, por çudia qëndron tek fakti se ishte ndër të paktët që po bënte një punë.

Intelektuali dhe publicisti Partizan Myftari ironizon një LAJMËRIM

 Banda e Bankës organizon konkurs për pranime të reja: Duhet të plotësojnë këto kushte:

1. Të jenë pa parti (duke përjashtuar PD,PS, LSI).

2. Të dinë të luajnë bixhoz…

3. Të ndjekin një specializim të shkurtër me temë ” Full – hani dhe brekët e Kombit”.

Leksione për një javë do të japin:

Kryeparlamentari Meta (Kujdes, se kësaj radhe vjen pa bllok!).

Mjeku i sëmurë Berisha (sakrifica për të mirën e Kombit).

Vetë Kryeministri Rama (në pritje që t’i vijnë ngjyrat e karikaturave) për Rilindjen e Maxhorancës.

Numri i konkurrueseve është i mbyllur!

Nxitoni të vidhni të parët!

Altin Goxhaj: Të ndryshojë sistemi zgjedhor, që u jep pushtet otoman sulltanëve të partive

 Një parti më shumë në këtë kohë maskarenjsh është një maskarallëk më shumë! Na duhet një Lëvizje Qytetare që ta përmbysë nga themeli këtë pushtet kalbësirë të Oligarkise shqiptare të shartuar me farën e qelbur Sorosiane! Duhet të ndryshojmë rregullat e lojës mbi të cilat kjo Oligarki si një oktapod gjigant po na mbyt çdo ditë çdo orë, çdo minutë… Duhet t’ia heqim pushtetin kësaj mafieje. Duhet të shkojmë drejt një demokracie referendare, që të ndryshojë sistemin zgjedhor që u jep pushtet otoman sulltanëve të partive, që Presidentin ta zgjedhë populli dhe jo kulisat e oligarkisë, që gjykatat, hetimin apo përgjimin të mos i kontrollojë oligarkia kundër popullit dhe opozitarëve, që zyrtari kur dëmton qytetarin ta paguajë nga xhepi dëmin. Na duhet të bëjmë çdo gjë që të ndalojmë katastrofën që po vjen me shpejtësi. Plani Sorosian për Shqipërinë është shkatërrimi ekonomik i vendit që Oligarkia ta blejë me të lirë Shqipërinë (siç bleu Koço dikur Frigoriferin e Tiranës për 3 mijë dollarë) dhe shtresa e të shkolluarve dhe të zotëve pa dallim majtas apo djathtas të largohet nga Shqipëria e këtu të mbretërojnë këlyshët injorantë të Soros dhe të Bllokut bashkë bandat mafioze… Ju kujtojnë gjë në të shkuarën këto skenarë? Njësoj si në vitin 1944, si në 2 korrik 1990, 1997… Mbani mend në vitin 2000 se kush ishte klasa e re e biznesmenëve të riformatuar nga 1997?