Viti 2013 – më i vështirë se ky i 100-vjetorit të Pavarësisë!

767
Sigal

Intervista/ Specialisti i njohur Luan Shahollari, analizon vitin ekonomik 2012 dhe bën parashikimet për vitin që po vjen

 Larg emfazës politike, specialistët e ekonomisë janë të ftohtë kur analizojnë situatën ekonomike. Mbi të gjitha, ekonomia është ajo që përcakton dhe zhvillimet politike. Viti që po lemë pas ka qenë pa dyshim një vit i vështirë dhe mjaft problematik për ekonominë shqiptare. Pavarësisht se pushtetarët aktualë deklarojnë se jemi një nga vendet me ekonomi të zhvilluar, aq sad he Amerika duhet të na ketë zili! Sa qëndrojnë deklarimet e qeverisë se ekonomia shqiptare i shpëtoi krizës globale dhe nuk u ndikua nga kriza rajonale? Po e vërteta mbi buxhetin që u miratua ditët e fundit dhe cila është e ardhmja, çfarë na prêt në 2013-n? Për të hedhur dritë për perspektivën e ekonomisë në vitin 2013, vitin e parë të shekullit të dytë të Pavarësisë, iu drejtuam me disa pyetje z.Luan Shahollari, specialist i njohur i kësaj fushe, i cili argumenton si vijon:

 – Zoti Shahollari, Së pari do të dëshironim të njiheshim me opinionin tuaj lidhur me festimet e vitit jubilar të 100-vjetorit të Pavarësisë. Pra, a ishim në lartësinë e duhur si komb në këtë 100-vjetor?

  Sigurisht nuk ka shqiptar që të mos dëshironte që 100-vjetori i Shqipërisë të Pavarur  të ishte i mbarë në të gjitha fushat: politike, ekonomike dhe sociale. Por, në fakt, i vetmi tipar i përbashkët për të gjithë këtu dhe jashtë kufirit ishte entusiazmi patriotik. Në fund të fundit një herë festohet Njëqindvjetori!

Por pjesa tjetër la shije të hidhur. Politika, edhe një herë, si shpesh herë, gjatë këtij shekulli, e detyroi popullin të festonte në mënyrë partiake. Nën pretekstin se “kjo ishte një ngjarje kombëtare’, bënë çmos të zvogëlonin rolin e Vlorës heroike dhe të babait të Kombit, I.Qemali. U përpoqën të lartësonin pseudot dhe të ulnin patritotët e vërtetë që i kanë dhënë gjithçka këtij vendi, dhe jetën e tyre. Qeveritarët e djathtë e “harruan” Luftën Nacional-Çlirimtare, duke lënë të kuptohej se do ta dëshironin të ishin qënë nën pushtim nazist, sesa të kishin qeverisur fitimtarët. Me një të rënë të lapsit u fshinë të gjitha arritjet e gati gjysmës të shekullit, 1945-1990, që mjaft prej tyre, thjesht as nuk mund të arrihen tani.

  Festimet e Njëqindjetorit u dhanë mundësi shqiptarëve të venë re, edhe ato, që me të drejtë D. Agolli i quan dalldisje.

Në krye qëndron i kudondodhuri e dhe i palodhuri kryetar i PD z.S.Berisha, i cili me petkun e papërshtatshëm të kryeministrit lëshoi parrulla nacionaliste me tingëllim arkaik për kohën që jetojmë dhe që krijoi turbullira rreth e rrotull e më larg.

Na çuditi edhe Presidenti, që fjalimin e parë që mbajti në mbrëmjen e 28 nëntorit, kur në stilin Nolian u shpreh se “Ne shqiptarët jemi jo pak të çuditshëm; konsumatorë tekanjozë, dashuronjës të dalldisur, mbretër të vetes, që pretendojmë të kemi; secili aeroportin e vet, secili autostradën e vet, secili spitalin e vet, secili prokurorinë dhe gjykatën e vet.”

Shumë e ekzaltuar edhe zonja Topalli e cila pasi krahasimit me ekonominë e RF të Gjeramanisë “harron” troshitjet nga gropat e dredhat në dalje të Fierit dhe dalldiset në kilometrat “gjermane”  në hyrje të Vlorës.

Edhe pse kriza është shtruar tashmë këmbëkryq edhe në Shqipëri, kur së paku 100 mijë familje me rreth 500 mijë frymë jetojnë në një varfëri tipike migjeniane, me 33 lekë për person në ditë, dalldi masive në mes të Tiranës ku shpërdorohen tonelata miell, sheqer, vaj, dhjetra mijë kokrra vezë e përbërës të tjerë. Zoti L.Basha, duhet të hyjë në Gines me ndonjë vepër dinjitoze për kryeqytetin dhe jo me torta gjigande apo therje masive deshinjsh.

 – Krerët e qeverisë nuk e pranojnë krizën ekonomike dhe financiare. Madje flasin si për një fenomen që i përket Europës, që iku tani, nuk na kapi, se bëmë reforma.

  Për krizën financiare botërore kam shkruar qëkurse ajo filloi në shtator 2008 e cila solli edhe rënien e politikave të tregut të çlirët dhe fitoren e presidentit B.Obama. Pas  Amerikës, kriza financiare u përhap kudo, sidomos në BE, veçanërisht në disa vende të Eurozonës dhe tashmë pasojat e saj janë bërë problem europian e më gjerë.

E vërteta  është se tek ne goditjet e krizës filluan të ndjehen gradualisht dhe jo menjëherë, dhe kjo me sa duket i vuri në gjumë institucionet qeveritare dhe ato financiare.

Për rrjedhojë, më 2010 dhe 2011 pasojat ishin evidente dhe Qeveria u detyruar të shkurtojë si të ardhurat e shpenzimet. Kurse këtë vit pasojat e krizës janë krejtësisht të qarta për çdo qytetar, e jo më për specialistët e ekonomisë.

Kryeministri, ministra dhe propagandistë që qeverisë e matin krizën vetëm me një tregues, me PBB, i cili gjithsesi ka rënë në minimumin e tij historik: BB parashikon një rritje prej vetëm 0.8 për qind. Por kriza ka edhe aspektin e sa më konkret dhe më dukshëm që është ai financiar. Për shkak të mosrealizimeve në treguesit e tatimeve dhe doganave janë krijuar defiçite të ndjeshme në të ardhurat e buxhetit të shtetit. Për rrjedhojë nuk ka para aq sa duhet në qarkullim, ka vonesa me muaj për pagesat e kategorive shoqërore në nevojë siç janë jetimët, personat me aftësi të kufizuar, të verbërit, familjet me ndihmë ekonomike, ka shtyrje me vite të pagesave të firmave që kanë kryer investime në sektorë të ndryshëm publikë , ndërkohë që borxhi publik po kalon çdo limit.

Sipas relacionit të Këshillit të Ministrave që shoqëron projektbuxhetin e vitit 2013 “në fillimet e vitit 2012, ekonomia shqiptare ka kaluar periudhën e dytë më të vështirë gjatë katër viteve të fundit nën trysninë e krizës ekonomike globale.”

Të dhënat zyrtare tregojnë se të ardhurat e buxhetit të konsoliduar për vitin 2012 ranë 6.2 për qind kundrejt parashikimit ne buxhetin për vitin 2012. Të ardhurat nga tatimet dhe doganat u realizuan në masën 94.6 për qind ndaj parashikimit. Administrata doganore ka mbledhur 5.3 për qind më pak se parashikimi në buxhetin për 2012. Te ardhurat gjithsej nga akciza janë 10.5 për qind më pak se parashikimi dhe 2.6 për qind më pak se një vit më parë.

Rënie gati në të gjitha tatimet dhe taksat si në tatimin mbi te ardhurat personale,  tatimi mbi te ardhurat nga biznesi ( e quajtura “taksa e sheshtë”) me nje renie prej -16.6 për qind krahasuar me në vit më parë, te ardhurat nga taksa vendore mbi biznesin e vogël me rënie vjetore prej -27 për qind etj.

Shpenzimet kapitale deri në fund të muajit shtator 2012 janë realizuar rreth 54.2 përqind të planit vjetor. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar investimet e brendshme rezultojnë rreth 12 miliardë lekë më të ulta ose rreth 37.5 përqind më pak. Investimet në total në fund të muajit shtator 2012 janë rreth 17.9 përqind më të ulta ose rreth 8.3 miliardë lekë më pak se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 Z.Berisha e ka cilësuar buxhetin e vitit 2013 si buxhetin më të madh të gjitha kohërave. A është vërtet kaq i madh buxheti i këtij viti?

 – Në një këndvështrim të caktuar, deklarimi i z. Berisha është i vërtetë por këtu duhen bërë disa sqarime.

Së pari këtë status nuk e ka vetëm buxheti i vitit 2013 por edhe buxhetet e tjerë paraardhës. Mjafton për këtë t’i hidhni një sy pasqyrës që vijon e që bazohet në të dhënat me burim nga Ministria e Financave, llogaritur jo vetëm në lekë por edhe në usd dhe euro. Buxheti detyrimisht duhet të jetë më i madh nga njëri vit në tjetrin, për ndryshe do të ishin thjesht buxhete krize të thellë.

Së dyti, këtu nuk është llogaritur efekti që jep rritja e inflacionit,(rritja e çmimeve të konsumit) që sigurisht e deformon krahasimin.

Së treti, buxheti i vitit 2013 del më i ulët se viti 2008 dhe 2009 kur krahasimi bëhet me dollarë amerikanë.

Së katërti me shumë pak rritje ,gati është i barabartë, kur krahasimi bëhet me euro,  me dy vitet e cituara më lart.

Pra, këtu nuk ka vend për t’u mburrur. Madje, në të kundërtën ky buxhet nuk është i madh por i fryer artificialisht. Kështu defiçiti buxhetor është më i madhi i këtyre katër vjetëve të fundit dhe renditet menjëherë pas vitit 2009 kur u morr një shumë prej mbi 300 milion euro borxh për rrugën e Kombit.

Të ardhura dhe shpenzimet e buxhetit të konsoliduar për vitet 2004 – 2013

Vitet

Buxheti gjithsej, mln lekë

Defiçiti

Mln lekë

Kursi i këmbimit

Buxheti gjithsej

Të ardhurat

gjithsej

Shpenzimet

gjithsej

USD/

Lek

Euro/

Lek

Në mln USD

Në mln

Euro

2004

184,355

222,439

-38,083

102.8

127.8

2,164

1,740

2005

204,163

232,339

-28,176

99.9

124.3

2,326

1,869

2006

229,444

258,816

-29,372

98.1

123.0

2,630

2,104

2007

251,555

285,674

-34,119

90.4

123.6

3,160

2,311

2008

291,238

351,492

-60,254

83.9

122.8

4,189

2,862

2009

299,597

379,602

-80,005

95.0

131.6

3,996

2,885

2010

324,721

362,752

-38,031

103.9

137.7

3,491

2,634

2011

330,469

376,300

-45,831

100.9

140.5

3,729

2,678

2012

340,820

381,983

-41,163

109.8

139.2

3,479

2,744

2013

360,661

409,594

-68,993

109.5

139.9

3,740

2,927

Në relacionin që shoqëron buxhetin e vitit 2013, Ministria e Financave vlerëson se niveli i borxhit publik në Shqipëri mbetet një prej fondamenteve më të rëndësishëm për mbarëvajtjen e ekonomisë shqiptare (ndoshta më i rëndësishmi në kontekstin e kësaj krize globale) dhe si i tillë kërkon vëmendje të vecantë dhe vendimmarrje objektive.

 – Si është problem i borxhit publik. Ka një diskutim sot për vendosjen e një ligji nga ana e opozitës. Cili është mendimi i juaj?

  Në fjalën e mbajtur më 18.11. 2009 në mbledhjen e Qeverisë ku u miratua programi buxhetor afatmesëm 2010-2012 z. Berisha është shprehur se “ Ne jemi zotuar të mos rrisim borxhin dhe deficitin buxhetor, por, në këtë kundërt, t’i ulim ato. … Pra, gjykoj se ky buxhet afatmesëm përputhet tërësisht me interesat e zhvillimit të vendit, me interesat e zhvillimit të komuniteteve dhe rajoneve, me interesat e zhvillimit të shoqërisë shqiptare, integrimit të saj në BE.”

Por në fjalën e mbajtur në seancën parlamentare për diskutimin e projekt-buxhetit të vitit 2013 më 7.12 2012 ai bëri një kthesë prej 360 gradë: “ Shqipëria, ndër 145 vendet e studiuara për borxhin në raport me Prodhimin e Brendshëm, renditet e 41-ta, çka do të thotë se janë 104 vende me borxhin më të madh se Shqipëria. ..Duke u kthyer në situatën e borxhit në vendet më të zhvilluara, Japonia e ka borxhin 211.7 përqind; Italia 120 përqind; Singapori 110 përqind; Kanadaja 118 përqind; Britania Madhe 86.3 përqind; Franca 86.1 përqind; Gjermania 81.8 përqind; Austria 73 përqind; Shtetet e Bashkuara 102 përqind.” Më tej ai vazhdon se në një studim që fillon me borxhet nga 1800-ta e deri në ditët e sotme, studjuesit: “si nivel të shëndetshëm të borxhit kanë gjetur borxhin publik 90 përqind të GDP-s. Kjo, sepse këta studiues gjenialë kanë gjetur se çdo përpjekje për të dëmtuar rritjen ekonomike është mizore, është ç’punësuese, është deprimuese, është pothuaj një barbari ekonomike….”

Pra, tani z.Berisha i ka lënë mënjanë direktivat e BE dhe iu është bashkuar studjuesve. Mesa duket do ta çojë borxhin publik në 90 për qind të PBB

Mirëpo shpenzimet për interesat e borxheve për vitin 2013 parashikohen të arrijnë në 51 miliard lekë ose 3.6 për qind të PBB.

Shpenzimet kapitale per vitin 2013 parashikohen 71.2 miliardë leke ose 5 për qind të PBB por nga grafiku që vijon duket qartë bjenë në mënyrë drastike shpenzimet kapitale me financim të brendshëm dhe rriten ato me burime të huaja, nga 46.6 miliard lekë më 2010 në 25 mliard lekë më 2013. Shprehur ndryshe, investimet me burime te brendshme parashikohet të arrijne rreth 1.7% e PBB, ndërsa investimet me burime të huaja në nivelin 3.2% të PBB.

Kjo do të thotë se do të rritet borxhi i jashtëm, do të rritet stoku i borxhit publik, i cili do të sjellë si rrjedhojë ngadalësimin e ritmeve të ekonomisë dhe mirëqënies në Shqipëri.

Çështja e menaxhimit të borxhit publik ka ndezur edhe debatin nëse kjo duhet disiplinuar me anë të një ligji të veçantë apo jo. Mendimi im është se, më tepër se çdo ligj, rëndësi të veçantë ka përgjegjshmëria e një qeverie, e kjo është njera prej shumë cilëve të tjera, që i mungon kësaj aktuales.