Vasili: Prokuroria të bëjë vetingun e koncesioneve

960
Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, u shpreh se FMN foli qartë që koncesionet duhet të ndalen menjëherë. “Kryeministri dhe qeveria kanë pasur merak të madh t’u japin privatëve paratë publike që të fitojnë ata dhe qeveria. Zero Transparenca në dhënien e koncesioneve është qyrku për të mbuluar grabitjen e parave të shqiptarëve”, nënvizoi Vasili. Ai shtoi se FMN është me të drejtë shumë e shqetësuar dhe po e ndjek me shumë seriozitet këtë shkarje kriminale të ekonomisë për shkak të koncesioneve, që jo vetëm rrëmbejnë paratë e qytetarëve, por edhe pastrojnë sheshit paratë e drogës dhe krimit të organizuar. “Prokuroria duhet të bëjë me urgjencë vetingun e koncesioneve, sepse ekonomia shqiptare është futur në rrugën shumë të rrezikshme të kolapsit dhe kriminalizimit shkatërrimtar”, u shpreh Petrit Vasili.
Sigal