Vaji i palmës “pushton” tregun shqiptar, në vetëm 1 vit u importuan 1.5 milionë kilogramë

775
Sigal

Vaji i palmës është një produkt i përmendur shumë në media gjatë muajve të fundit, kryesisht për shkak të përdorimit të tij masiv e të fshehtë në produkte bulmeti. Janë zbuluar disa skandale, ku tregohet se vaji i palmës përzihet me vajin e ullirit apo me qumështin në prodhimin e djathit apo gjalpit. Zbulime të tilla janë skandaloze për faktin se përdorimi në masë apo pa kritere i këtij produkti sjell rreziqe serioze për shëndetin e konsumatorit. Disa prej efekteve negative në organizmin e njeriut lidhen me faktin se vaji i palmës përmban sasi të lartë yndyre, vështirëson tretjen dhe mund të shkaktojë kancer. Edhe pse ka pasur disa reagime nga zyrtarë të qeverisë që kanë përgënjeshtruar si përdorimin në masë të vajit të palmës në produkte ushqimore, ashtu edhe rreziqet që vijnë nga ai, e vërteta është se vaji i palmës është një prej produkteve më të përdorura në vend. Këtë e vërteton sasia e madhe e importuar. Sipas të dhënave zyrtare të doganave rezulton se vetëm gjatë vitit 2018 është importuar një sasi prej 1.5 milionë kilogramë vaj palme, duke u dyfishuar në krahasim me vitin paraardhës. Ndërkohë që gjatë vitit 2016, shifra e importit arrit një vlerë rekord prej 2.7 milionë kilogramësh.  Vaji i palmës është një produkt që gjen përdorim në masë në  ushqime si buka, akulloret, por edhe në kozmetikë si në sapun apo make up. Vaji nxirret nga fryti ose nga fara brenda frytit dhe përmban karakteristika me pak ndryshim nga njëri tjetri.