Union Bank firmos marrëveshjen për blerjen e ICB Albania

677
Sigal

Marrëveshja shkon për aprovim te Autoriteti i Konkurrencës dhe në Bankën e Shqipërisë. Në vazhdën e lëvizjeve të fundit në këtë treg, Union Bank ka aplikuar për pranimin e transaksionit të lidhur për blerjen 100% të aksioneve të International Comercial Bank (ICB) Albania. kanë bërë me dije burime për Monitor nga Autoriteti i Konkurrencës. Lajmi u publikua edhe nga agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters, i cili citonte si burim Bankën e Shqipërisë. Në fund të 9 mujorit, Union Bank ishte banka e tetë më e madhe në vend në renditjen nga aktivet ne administrim dhe ka 31 degë në vend dhe 378 të punësuar. Banka ka 3.4% të totalit të aseteve, 3.7% të stokut të kredive dhe 3.5% të depozitave në vend, sipas të dhënave nga Shoqata e Bankave. Në të njëjten periudhe, Union Bank deklaroi një fitim prej 460 milionë lekëshInternational Comercial Bank renditet e 14-a për sa i përket aktiveve ne administrim dhe ka 6 dege në vend dhe 94 të punësuar. Banka ka 0.7% të totalit të aseteve, 0.9% të stokut të kredive dhe 0.6% të depozitave në vend. Ne te njejten periudhe, ICB deklaroi një humbje prej 55 milionë lekësh, sipas të dhënave nga Shoqata e bankave.Me këtë blerje pritet që Union Bank të konsolidojë pozitat në treg duke iu afruar kështu Societe Generale, Alpha Bank, ABI Bank e Tirana Bank që kanë një prezencë në treg prej rreth 5% të aseteve totale të sistemit bankar./monitor