Ulet çmimi i naftës së papërpunuar në tregjet ndërkombëtare

801
Çmimi markës ndërkombëtare të naftës së papërpunuar Brent ka zbritur të hënën në 63.51 dollarë për një fuçi, ndërkohë që çmimi i markës amerikane West Texas Intermediate (WTI) zbriti në 56.77 dollarë për një fuçi, raporton Anadolu Agency (AA).
Që nga skandali i korrupsionit i cili ditë më parë tronditi Arabinë Saudite, çmimi i naftës së papërpunuar Brent, i eksportuesit më të madh të naftës së papërpunuar, ka shënuar një rritje nga shkaku i drojës së shfaqur tek investitorët për nivelin e furnizimit. Megjithatë kjo trajektore e rritjes së çmimeve është vendosur në kontroll.
Sigal