UFI dhe ISF vlerësojnë ‘Klik Ekspo Klik” dhe presidentin Luan Muhameti. Investitorë të rëndësishëm austriakë

775
Sigal

Mauro
Ferri, anëtar i ISF: ‘Klik Ekspo Group’, një panair gjigand, që pati fluks
biznesesh dhe vizitorësh

 

 

Panairi Ndërkombëtar i Tiranës
“Klik Ekspo Group” mblodhi një numër të lartë vizitorësh përgjatë ditëve të
mbajtjes së tij, të cilët u njohën me kompanitë pjesëmarrëse dhe me produktet e
shërbimet që ato ofronin. Panairi mori vlerësime edhe nga kritikë dhe
përfaqësues të organizmave botërore; siç ishte edhe z.Mauro Ferri, anëtar i
bordit të ISF-së (Instituti i Certifikimit të Statistikave për Panairet, e cila
operon për llogari të UFI-së) me qendër në Bolonja. Z.Ferri e vlerësoi
pozitivisht  Panairin ‘Klik Ekspo Group’
si për anën organizative ashtu edhe për fluksin e vizitorëve. Klik Ekspo Group,
është i vetmi Panair Shqiptar i njohur nga Institucionet dhe simotrat e mbi 85
shteteve nën UFI – Organizata Botërore e Ekspozitave dhe Panaireve
Ndërkombëtare.

 

Cili
është mendimi juaj  mbi organizimin e
Panaiirt Klik Ekspo Group këtë vit?

Shoh që organizimi i
panairit Klik Ekspo Group po funksionon më së miri këtë vit, është pozicionuar
dhe ka zënë një hapsirë të madhe në të gjitha katet e Pallatit të Kongreseve.
Kështu që iu bëj komplimentet e mia organizatorëve dhe stafit të Klik Ekspo
Group.

Ju
keni qenë prezent edhe në panaire të tjera të kësaj natyre, mund të na bëni një
krahasim të tyre me Klik Ekspo Group, apo të na tregoni se cila është
diferenca?

Unë mund të them se çdo
panair ka karakteristikat e tij që lidhen sigurisht me vendin se ku zhvillohet,
dhe ky panair mendoj se reflekton dhe tregon më së miri situatën në vendin
tuaj, në Shqipëri; faktin që ekonomia shqiptare po lëviz, po rritet dhe po
zhvillohet.

Pra
mendoni se ky panair është i rëndësishëm dhe i shërben zhvillimit të ekonomisë
shqiptare?

Po mendoj se po, pasi
në këtë panair shoh që ka kompani internacionale, të ardhura nga shumë vende të
botës. Dhe jam i sigurt se ato do të shërbejnë si një nxitje e mirë për
zhvillimin ekonomik të vendit tuaj.

Jemi
në ditën e katërt të panairit. Si do ta vlerësonit ju fluksin e vizitorëve dhe
interesin e treguar?

Me aq sa vura re, mund
të them se kishte mjaftueshëm lëvizje të njerëzve gjatë këtyre ditëve, por nuk
jam në gjendje të jap vlerësime dhe përfundime të sakta për të cilat
organizatori i di më mirë se unë.

Produktet
dhe shërbimet që u ekspozuan në stenda të ndryshme si ju dukën?

Mu duk se pati një
prezantim interesant dhe të larmishëm të produkteve dhe shërbimeve, të cilat
mendoj se janë të dobishme dhe të domosdoshme për konsumatorët dhe ekonominë
shqiptare.

Cili
do të ishte sugjerimi juaj, për organizimin e eventit të radhës të panairit
‘Klik Ekspo Group”?

Mund të them se është e
vështirë t’i japësh sugjerime dhe referime një organizatori (Luan Muhametaj) që
di të lëviz mirë dhe t’i organizojë siç duhet gjërat.

 

 

 

Austria
në ‘Klik Ekspo Kroup’, Dhoma e Tregtisë: Panairi ‘katalizator’ për nxitjen e
investimeve  në Shqipëri

Klik
Ekspo Group, investitorët austriakë të interesuar për bujqësinë dhe turizmin

 

Në rrugëtimin 23 vjeçar
të panairit të madh të bizneseve “Klik Ekspo Group”, që mbahet çdo fund nëntori
në Tiranë, Austria është një ndër vendet që nuk ka muneguar. Interesi i firmave
austriake ka qenë gjithmonë në rritje ndaj Shqipërisë dhe këtë e tregojnë edhe
investimet e shumta të tyre në sektorë dhe shërbime të rëndësishme si në banka;
energjetikë; tregun e sigurimeve etj. Ndërkohë që këtë vit investitorët
austriakë i kanë hedhur sytë në sektorë të rinj; ku po shohin bujqësinë dhe
turizmin si fusha tek të cilat mund të investojnë. Në panairin e sivjetshëm të
Klik Ekspo Group që po mbahet në Pallatin e Kongreseve që prej ditës së enjte,
janë 7 firma austriake që janë prezantuar përmes Dhomës së Tregtisë Austriake në
Shqipëri.  Marlinda Zotaj, përfaqësuese
e  Dhomës së Tregtisë, tha se ky panair
është një mundësi e mirë jo vetëm për Austrinë por për çdo vend tjetër prezent,
pasi krijon ura bashkëpunimi mes bizneseve të huaja dhe atyre shqiptare.

Cilat
janë kompanitë me të cilat përfaqësohet Austria këtë vit në panairin Klik Ekspo
Group?

Austria ka qenë
pjesëmarrëse edhe në edicionet e kaluara të Klik Ekspo Group. Këtë vit marrim
pjesë nëpërmjet një katalogu me 7 firma austriake, të cilat nuk kanë ardhur
vetë në Shqipëri për të përfaqësuar produktet e tyre, por na kanë besuar ne
Dhomës së Tregtisë për ti prezantuar dhe krijuar lidhjet përkatëse; dhe në kemi
publikuar një katalog, një broshurë ku shkurtimisht jepet profili për çdo
firmë. Gjithashtu kemi dhe broshurat, fletëpalosjet përkatësisht për të 7
firmat dhe i shpërndajmë për njerëzit e interesuar, vizitorët apo bizneset.


cilët sektorë janë më shumë të interesuar bizneset austriake për të investuar
në Shqipëri?

Aktualisht Austria
është e mirëpërfaqësuar në fakt, pasi zë vendin e parë në tregun e sigurimeve,
me Unica Group Austria, është Vienna Insuarance 
Group, në fushën e energjetikës gjithashtu, me investime në
hidrocentrale të mëdha, ku dhjetra miliona euro janë investime të firmave
austrikae, po ashtu edhe në banka, siç është Raiffeisen Bank.

Po
në sektorë të tjerë, si në turizëm për shembull si shfaqet interesi?

Në sektorë të tjerë
kanë inters të investojnë sigurisht, si për shembull bujqësia është në
interesin e tyre, dhe po shikohen mundësitë për të investuar në këtë fushë.
Turizmi gjithashtu është në fokus të tyre, por për momentin nuk ka asnjë
projekt konkret, pasi e shohin pak me skepticizëm edhe për shkak edhe të
problemeve të pronësisë në bregdet. Sepse ata dëshirojnë që të bëjnë investime
të sigurta dhe afatgjata.

Sa
iu ka shërbyer panairi Klik Ekspo Group bizneseve austriake për tu njohur me
tregun shqiptar dhe për të vendosur të investojnë këtu?

Ideja jonë ishte
thjesht që të prezantohemi në këtë Panair edhe pë  ata që nuk na njohin dhe për të treguar se
jemi të interesuar të investojmë ende në Shqipëri, pavarësisht se jemi goxha të
pranishëm me shërbimet që përmendëm më sipër. Sigurisht që evente dhe panaire
të tilla shërbejnë dhe kanë impaktin e tyre pozitiv si për sipërmarrjet
austriake ashtu edhe për ato shqiptare dhe të tjera të huaja në mënyrë që
kompanitë të njihen dhe të bashkëpunojnë mes tyre në fusha dhe sektorë të
ndryshëm. Pra ne si Dhomë Tregtie jemi këtu për të përfaqësuar interesat e
investitorëve austriakë në Shqipëri, dhe nxisim bashkëpunimin përmes firmave
shqiptare dhe atyre austriake. 

Si
ju duket klima e biznesit në Shqipëri investitorëve austriakë, a ka lehtësira
taksash apo siguri investimi?

Klima e biznesit nuk ka
ndryshuar. Ka lehtësira taksash por vështirësitë janë sidomos tek burokarcitë
që janë tipike ballkanase. Sigurisht disa gjëra janë përmirësuar spor ka edhe
vend për përmirësime të mëtejshme, si për shembull zgjidhja e problemit të
pronësisë që do i hapte rrugë investimeve në turizëm. Pasi kur bëhet një studim
tregu, këto elementë shihen të gjitha nga një investitor serioz. Shumë pozitive
për investitorët austriake është kulaifikimi i mirë i punonjësve, ka të rinj të
arsimuar në fusha të ndryshme dhe shumë të aftë. Por nga ana tjetër janë disa
sektorë që lidhen drejtpërdrejt me zanatet dhe këtu ka disa mangësi; janë ato
zanate që që lidhen drejtpërdrejt me shkollat profesionale, një angazhim që
edhe vetë Qeveria shqiptare e ka marrë përsipër dhe i kanë dhënë prioritet.
Tani është ndërmarrë një nismë edhe nga Ministria e Puëns për të zhvilliuar
arsimin profesional dhe Austria ka shërbyer si modeli më i mirë në Europë,  pasi zotëron sistemin dual më perfekt në këtë
drejtim; 4 ditë punë dhe 1 ditë teori, ku nxënësit apo studentët janë të
punësuar që në shkollë në firma të caktuara.