TVSH për turizmin, Ahmetaj: Ndjesë që nuk e ulëm dot

117
Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj i ka kërkuar falje të gjithë operatorëve turistike që këtë vit nuk është bërë dot e mundur ulje e TVSH.
Gjatë një takimi me operatorët turistikë, Ahmetaj ka premtuar se ulja e TVSH për turizmin do të realizohet së shpejti.
Po ashtu Ministri i Zhvillimit Ekonomik tha se është arritur një marrëveshje me koncesionarin për Aeroportin e Rinasit, po që kjo marrëveshje është në qeveri për çështje proceduriale dhe se do të bëhet publike shumë shpejt.
Arben Ahmetaj zhvilloi një takim me operatoret turistikë në ambientet e ministrisë, me të cilin diskutoi mbi ecurinë e turizmit gjatë vitit 2015 si dhe pritshmëritë për 2015