TVSH e doganë për të gjitha blerjet online mbi 22 euro

786
Qeveria ka vendosur dy taksa të reja, te cilat do të rëndojnë mbi dhjetëra mijëra qytetarë. Qeveria miratoi të taksojë të gjitha blerjet online mbi 22 euro dhe të gjitha dërgesat postare mbi 45 euro. Për rrjedhojë, për çdo blerje online do të paguhet TVSH dhe dogana. Kujtojmë këtu faktin se më parë kufiri i patatueshëm ishte 150 euro. Qeveria Rama e rriti këtë kufi menjëherë pas ardhjes në pushtet për të lehtësuar blerësit online, që po shtohen në Shqipëri. Por 2 vjet më vonë ajo ndryshoi qëndrim në mënyrë drastike. Tani qytetarët, për një mall që kushton 100 euro, do të pagujnë 20 euro TVSH dhe taksën doganore
Sigal